0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kujdes nga Magjia dhe Magjistaret

Më të lexuarat

Xhihadi më i mirë është që të luftohen armiqtë e fesë dhe t’u qëndrojmë kundër kurthëve të tyre. Prej tyre janë magjistarët, fallxhorët dhe mashtruesit. Vërtetë, ata po bëjnë dëm të madh me veprat e tyre që janë shumë të rrezikshme. I mundojnë besimtarët tepër dhe aspak nuk brengosën për dhimjet e tyre.

Mirëpo, All-llahu u ka premtuar atyre xhehnemin. All-llahu na ka treguar në Kur’an se magjistari është kafir-mosbesimtar.
All-llahu i madhëruar thotë:
وَاتَّبَعُوا مَا تَتْلُو الشَّيَاطِينُ عَلَى مُلْكِ سُلَيْمَانَ وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ وَلَكِنَّ الشَّيَاطِينَ كَفَرُوا يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ وَمَا أُنْزِلَ عَلَى الْمَلَكَيْنِ بِبَابِلَ هَارُوتَ وَمَارُوتَ وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّى يَقُولا إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلا تَكْفُرْ فَيَتَعَلَّمُونَ مِنْهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِ بَيْنَ الْمَرْءِ وَزَوْجِهِ وَمَا هُمْ بِضَارِّينَ بِهِ مِنْ أَحَدٍ إِلا بِإِذْنِ اللَّهِ وَيَتَعَلَّمُونَ مَا يَضُرُّهُمْ وَلا يَنْفَعُهُمْ وَلَقَدْ عَلِمُوا لَمَنِ اشْتَرَاهُ مَا لَهُ فِي الآخِرَةِ مِنْ خَلاقٍ وَلَبِئْسَ مَا شَرَوْا بِهِ أَنْفُسَهُمْ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ (١٠٢)
“Ata ndoqën atë që shejtanët e nxorrën (në mënyrë të rreme nga magjia) në kohën e sundimit të Sulejmanit. Nuk mohoi Sulejmani por shejtanët mohuan (nuk besuan), duke u mësuar njerëzve magjinë dhe gjëra të tilla që zbritën në Babiloni prej dy melekëve, Harut dhe Marut, por në të vërtetë asnjëri prej tyre nuk i mësoi ndokujt gjëra të tilla, veç pasi ata thanë: “Ne jemi vetëm sprovë, kështu që mos u bëni mosbesimtarë (duke mësuar magjinë prej nesh).” Dhe nga këta melekë njerëzit mësuan atë që shkaktonte ndarjen e burrit nga bashkëshortja e tij, por ata nuk mund të dëmtonin ndokënd përveçse me Vullnetin dhe Lejen e Allahut. Dhe ata mësuan atë gjë që i dëmtonte dhe nuk u sillte përfitim. E në të vërtetë ata e dinin se blerësit e saj (të magjisë) nuk do të kishin aspak pjesë nga Bota e Pastajme. Dhe vërtet, sa e keqe ishte ajo për të cilën ata shitën veten e tyre, veç sikur ta dinin!” [El-Bekare, 102]
Shumica e dijetarëve, dijetarët e medh-hebit Hanefi, Maliki, Hambeli, japin vendimin se magjistari është pabesimtar-kafir.
Dijetari Muhamed bin Abdul-Vehabi, [Allahu e mëshiroftë] ka përmendur se magjia është njëra ndër veprat që e asgjësojnë Islamin.
Magjistarët përdorin lloje të ndryshme të magjiave për të bërë shkatrrime dhe për t’u sjellë njerëzve telashe dhe për t’i ndarë bashkëshortët mes vete. Madje, ata i emërtojnë këto magji me emra të mirë, nga shpirtligësia e tyre.
Andaj te keni shumë kujdes nga magjia, magjistarët, falltorët keqbërës. Ata e kundërshtojnë Kur’anin, ata bëjnë shkatrrime në tokë dhe nuk ka asnjë të mirë prej tyre.
Nisur nga kjo, Sahabet [radijallahu anhum] janë pajtuar se magjistari duhet të dënohet me vdekje, për shkak të sherrit të madh dhe rrezikut të tyre. Dhe për shkak të largimit të tyre nga imani dhe bashkpunimit të tyre me djaj.
Transmetohet nga Amër bin Dinari e ky nga Buxhaletu bin Abdeh se ka thënë: Na ka arritur një shkresë nga Omeri [radijallahu anhu], një vit para se të vdiste, ku shkruante: “Vritne çdo magjistar!”
Transmetohet nga Hafsa [radijallahu anha] se ajo ka urdhëruar të vritet një robreshë, e cila bënte magji.
Mes sahabëve nuk kishte disktutime rreth kësaj çështje, kjo ishte ixhma tek ata.
Ndërsa në kohën tonë është shtuar shumë magjia dhe shumë njerëz shkojnë tek magjistarët për të kërkuar shërim në duart e tyre. Mendojnë gabimisht se kjo vepër është një sebep për t’u shëruar. Vërtët, kjo dukuri është tepër keqardhëse, sepse ata njerëz i kanos një rrezik tepër i madh. Ata me këtë vepër dëmtojnë bindjet e tyre dhe humbin imanin e tyre.
Transmetohet nga Safija [radijallahu anha] e kjo nga disa nga gratë e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Kush shkon tek një magjistar për ta pyetur diçka, nuk i pranohet namazi katërdhjetë net.” [Sahihu Muslim]
Magjistarët janë të njejtë sikur fallxhorët. Kush shkon tek ata për t’i pyetur diçka, nuk i pranohet namazi katërdhjetë net. E nëse i beson se çka thotë, bëhët mosbesimtarë i asaj që i ka zbritur Pejgamberit tonë, Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Kush shkon tek një magjistar apo fallxhor dhe i beson asaj që ai thotë, e ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].”
Transmetohet nga Ebu Mes’udi [radijallahu anhu] se ka thënë: “Kush shkon tek një magjistar apo fallxhor dhe i beson asaj që ai thotë, e ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].”
Sa i përket çështjes që disa njerëz mendojnë se të shkosh tek ata është një sebep për shërim, është gabim. Sepse sebepet që nuk i takojnë shëriatit e kundërshtojnë atë që i ka zbritur Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
Është pyetur Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për En-neshre (një lloj shërimi, që bëhët duke kërkuar nga magjistarët që t’ua heqin magjinë), e ai është përgjigjur: “Ajo është një vepër e shejtanit.”
Të çudit fakti, që disa njerëz ia lejojnë vetës të shkojnë tek magjistarët për të kërkuar shërim, kurse dihet që Sahabët kanë thënë që të vritën magjistarët. Muslimani është urdhëruar për t’i vrarë magjistarët, e jo të shkohet tek ata për t’ua hequr sihrin.
Mirëpo, lejohet që sihri të hiqet me metoden e sheriatit islam, me rukje, me Kur’an, sunnet dhe ilaçe të caktuara.
Ka thënë All-llahu i Madhëruar:
وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ
“Dhe Ne kemi zbritur nga Kur’ani atë që është shërim e mëshirë për ata që besojnë (në Islam dhe punojnë sipas tij)…” [El-Isra, 82]
Sepse i tërë Kur’ani është shërim për çdo sëmundje. Kush i beson atij, i punon veprat që i ka lejuar dhe ndalohet nga veprat që i ka bërë haram, përfiton shumë nga Ai. Gjithashtu kush i beson All-llahut me bindsheri për shërim, All-llahu ka për ta shëruar nga sëmundjet dhe telashet e sprovat ka për t’ia larguar.
Mirëpo, duhet që t’i drejtohemi Atij më lutje të përzemërta dhe përulje të plotë ndaj Zotit të tokës dhe të qiellit. Duhet kujdesur për kohët që duaja është më afër pranimit, siç është pjesa e tretë e natës, gjatë sexhdes, mes ezanit dhe ikametit. Këto kohë janë të favorshme për pranimin e duasë, këtu gjindet shërimi i atij që është sprovuar me siher.
Ndërsa ai që nuk është sprovuar me siher, le të ruhet nga e keqja dhe dëmi i tij me duatë që janë të transmetuara nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], duke i thënë mëngjes e mbrëmje. Le t’i lexojë këto sure pas çdo namazi: Kul huvallahun, Kul eudhu birabil-felek, Kul eudhu birabin-nas dhe Ajetul Kursin.
All-llahu ka fuqi që ta mbrojë fenë Islame, që ta lartësojë Fjalën e Tij dhe ta çoi ndonjë përson që e ndihmon këtë fe, duke i ndaluar magjistarët, fallxhorët dhe keqbërësit e tjerë, që shkaktojnë dëme në tokë.
Në fund, dërgojmë salavate dhe selam mbi Pejgamberin tonë [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi familjen dhe Sahabet e tij.

Sulejman bin Nasir El-Ulvan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit