0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kujdes nga kosi italian për fëmijë/ Ja çfarë ka brenda…

Më të lexuarat

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme nga tregu italian të kosit të frutave për fëmijë “Pascoli italiani”.

Shkak për këtë urdhër është rreziku fizik që u kanoset fëmijëve nga copëza të forta plastike që mund të gjenden brenda gotave me kos me peshë 120g, me shije çokollate, banane dhe luleshtrydhe.

Në njoftim thuhet se rrjetet e shitjes së këtyre produkteve rekomandojnë si masë parandaluese që të mos konsumohet ky lloj kosi dhe subjektet që e tregtojnë të kthejnë mbrapsht këto paketime për rimbursim ose zëvendësim. Gjithashtu njoftohet se kosi i frutave që i nënshtrohet tërheqjes së menjëhershme nga tregjet tregon datën e skadencës 1 mars 2018.

Ky njoftim gjendet edhe në portalin për konsumatorë të RASFF-it, që është sistemi europian i alertës për sigurinë ushqimore. Sipas këtij sistemi vendet e prekura nga produkti i rrezikshëm janë Italia dhe Sllovenia.

Nga një vëzhgim i shpejtë i Top Channel në rrjetet kryesore të supermarketeve vetëm në Tiranë, nuk rezultoi që ky lloj kosi të shitej për konsumatorin shqiptar. Top Channel pyeti Autoritetin Kombëtar të Ushqimit që tha se nuk ka njoftim zyrtar nga sistemi europian i alertës./Top Channel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit