-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kujdes nga këto 5 gjëra

Më të lexuarat

Nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)transmetohet se ka thënë:
“I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u kthye drejtë nesh dhe tha: “O emigruesit në rrugë të Allahut! Janë pesë gjëra për të cilat lus Allahun të mos sprovoheni me to e të mos i arrini ato.

-Nuk është përhapur imoraliteti në ndonjë popull derisa ta shfaqin haptazi, e të mos përhapen në mesin e tyre murtaja (sëmundjet ngjitëse) dhe sëmundje të tjera të cilat nuk kanë ekzistuar te paraardhësit e tyre.

-Nuk peshojnë dhe masin mangët, vetëm se do të ndëshkohen me varfëri, skamje dhe tirani të sundimtarëve (sulltanëve).

-Nuk e ndërpresin dhënien e zakatit, vetëm se do t’u ndërpritet rënia e shiut, sa që sikur të mos ishte shkaku i kafshëve nuk do të binte asnjë pikë.

-Nuk e thyejnë premtimin e dhënë Allahut dhe premtimin e dhënë të Dërguarit të Tij, vetëm se Allahu atyre do t’u përcaktoj një armik të jashtëm i cili do ua marri disa prej të mirave që i posedojnë.

-Dhe nuk gjykojnë prijësit e tyre me ligj tjetër përveç Librit të Allahut, si dhe nuk zgjedhin gjykime të tjera përveç asaj që ka përcaktuar Ai, vetëm se Allahu do t’i përçaj dhe do ua shtoj urrejtjen mes vete.” [1]

[1] E transmeton Ibën Maxhe në “Sunenin” e tij me nr. (4019) dhe El Hakimi, vëll. IV, f. 540. E ka përmendur shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Es Sahihah” (106) dhe e ka vlerësuar këtë hadith si të mirë (hasen). Po ashtu edhe në librin “Sahihu Ibën Maxhe” me nr. (4019)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit