1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kujdes nga ilaçet e kontrabanduara!

Më të lexuarat

Tregu farmaceutik i Kosovës për vite të tëra ka qenë i pushtuar nga ilaçet e kontrabanduara nga shteti fqinj Serbia. Kontrabanda megjithatë po vazhdon edhe tani, ndërsa institucionet e shtetit nuk janë treguar edhe aq efikase për të parandaluar këtë “krim”, pasi që ilaçet e pakontrolluara mund të kthehen në “helm” për shëndetin e qytetarëve, shkruan Zëri.
Edhe kryeshefi i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM), Ilir Dushi e pranon se ekziston kontrabandimi i barnave nga Serbia në vendin tonë. Sipas Dushit, ndonëse nuk dihet vlera e saktë e tregut ilegal të barnave në vendin tonë, ai për gazetën “Zëri” ka deklaruar se persona të caktuar që merren me këtë veprimtari edhe në të ardhmen ata nuk do të ndalen duke kontrabandar produkte medicinale.
Ditë më parë, Policia e Kosovës, përkatësisht njësia për krime ekonomike dhe Doganat e Kosovës, kanë arritur që të sekuestrojnë sasi mjaft të mëdha të produkteve medicinale në disa depo ilegale farmacuetike. Sipas Dushit, ky aksion llogaritet të jetë si më i suksesshmi në luftën kundër tregut ilegal.
“Në të ardhmen nuk besoj se kemi me u ndal dhe kemi me vazhduar prapë. Ende nuk dihet saktë se sa është numri i produkteve që hyjnë në mënyrë ilegale në Kosovë, mirëpo kryesisht janë duke dominuar produktet të cilat nuk kanë paralele esencialisht të ngjashme ose produktet të cilat me kohë mjekët apo pacientët janë mësuar që t’i përdorin edhe të cilat për arsye që vijnë prej vendeve ose për arsye se nuk kanë ndonjë interes që me u regjistruar, ose vijnë prej vendeve që nuk duan që t’i regjistrojnë, vazhdojnë të difuzojnë përmes tregut ilegal edhe me hy në tregun kosovar”, ka deklaruar Dushi/Zëri/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit