Një studim i kryer nga shkencëtarët iranianë ka dalë në përfundimin se çaji i nxehtë është i rrezikshëm, pasi mund të shkaktojë kancer në ezofag.
Ezofagu është tubi muskular që transporton ushqimin nga fyti në stomak.
Ekspertët thonë se më e rrezikuar është popullsia e vendeve joperëndimore, pasi në perëndim çaji pihet kryesisht me qumësht, ç’ka e bën atë më pak të nxehtë.
Edhe shpejtësia me të cilën pihet çaji i nxehtë është e rëndësishme, pasi pirja e çajit në më pak se 2 minuta rrit me 5% rrezikun e prekjes nga kanceri, në krahasim me pirjen e tij 5 minuta pas hedhjes në filxhan.
Nga kanceri në ezofag vdesin çdo vit 500 mijë njerëz në botë.