0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kujdes! Këto koncentrate që i pëdorni përditë janë helmuese

Më të lexuarat

Njerëzit i blejnë këto koncentrate pule duke i konsideruar ato të shëndetshme dhe aromatizuese. Bëhet fjalë për marka të tilla si “Knorr”, “Maggi”, “Ajinomoto”, “Kitano” – të gjitha këto marka janë shumë popullore dhe të preferuara nga amvisat. Por, ato përmbajnë një përbërës shumë të rrezikshëm të quajtur glutamate natriumi.

Glutamate natriumi është një komponent kimik që mund të shkaktojë të përziera, alergji të lëkurës, takikardi, të vjella, dhimbje koke, rrahje të parregullta zemre apo marramendje. Përdorimi i këtyre erëzave të industrializuara në bazë ditore mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, sepse glutamate stimulon prodhimin e acetikolinës në sistemin endokrin, një substancë që redukton thithjen e glukozës në trup.

Nëse ai prodhohet në sasi të mëdha, mund të çojë në shtimin në peshë dhe shfaqjen e sëmundjes së Alzheimerit. Glutamate natriumi është pjesë përbërëse në pothuajse çdo ushqim të përpunuar në ditët e sotme, sidomos në koncentratet e pulës, viçit, apo perimeve.

Përdorimi i tyre në sasi të mëdha bllokon funksionet neurologjike dhe hipotalamusin, që është përgjegjës për kontrollin e oreksit. Kjo është edhe arsyeja kryesore se pse duhet të shmangni përdorimin e këtyre substancave.

Nëse doni një zgjidhje të thjeshtë, të lirë dhe të shijshme, ju duhet të përdorni erëza të freskëta ose të ngrira natyrale të zhytura në vaj ulliri ose kokosi. Shtojini në një tabaka akulli dhe vendosini në ngrirje.
Në këtë mënyrë do të jeni të sigurtë në atë që po përdorni, duke e ditur që nuk përmbajnë komponentë të dëmshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit