0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kujdes: Hadithi “Biseda e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) me shejtanin” i trilluar

Më të lexuarat

Esselamu alejkum we rahmetullah !

“Hadithi “Biseda e Pejngamberit (salallahu alejhi ve selem) me shejtanin” është një tregim i përhapur te njerëzit dhe kohe pas kohe shpërndahet neper muslimane, madje para disa kohe ky tregim është shpërnda ne Kosove edhe te botuar ne libër. Por ne fakt ky tregim është hadith i trilluar dhe nuk ka kurrfarë baze si hadith. Prandaj nuk lejohet te shpërndahet te njerëzit ne asnjë forme, përveç me qellim te tërheqjes se vërejtjes te muslimanet qe ta kuptojnë se ky nuk është hadith por trillim.

Për ketë hadith kane tërhequr vërejtjen disa nga hoxhallarët sikurse dr. Abdurrahman Suhejm dhe shejh Hamid Ali te cilet jane pyetur pasi qe ky tregim është mjaft i përhapur edhe neper forume te muslimaneve arab.

Ne libërthin qe është botuar ne shqip ky tregim (me te njejtin titull), thuhet se është marre nga një libër i Muhjidin Arebiut. Dhe ata qe kane pak njohuri rreth këtij personi e dine se ky ishte i zhytur ne sufizem dhe dituri te “fshehte” prandaj edhe nuk është për t`u çuditur se ai e përcjell ketë tregim.

Dijetaret kane thëne se ai person i cili e përcjell një hadith te cilën studiuesit e hadithit (muhadithinet) e konsiderojnë te shpifur (rrejshëm) dhe ai ketë e bene me dije me qellim, atëherë ai kërcënohet me dënimin për te cilin ka treguar Muhamedi (salallahu alejhi ve selem) ne hadithin qe e shenon Muslimi “Kush gënjen ndaj meje qëllimisht le ta përgatit ulësen e tij ne zjarr”.

Hoxha Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit