0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kujdes gjatë përdorimit të laptopit

Më të lexuarat

Specialistët paralajmërojnë dhe japin disa sugjerime për sa i përket përdorimit të laptopit. Pse? Sepse përdorimi i laptopit mund të bëhet shkak i problemeve të sistemit muskulor dhe kockor

Ne mund të prekim 4 problemet më të shpeshta të lidhura me sistemin kockor-muskulor gjatë përdorimit të kompjuterit: qëndrimi i gabuar, puna në një ambient jo ergonomik, të mos bësh pushime të shkurtra për ushtrimet, stresi psikologjik dhe fizik.
Cilat janë shenjat e problemeve të sistemit kockor-muskulor të lidhura me përdorimin e laptopit?
Qëndrimi i gabuar para kompjuterit mund të shkaktojë dhimbje të qafës, shpinës dhe belit duke krijuar tendosje dhe lodhje në muskujt rreth kyçeve. Përdorimi i keq i mausit dhe tastierës shkakton dhimbje të shpatullave, krahëve, dorës, kyçeve të dorës, mpirje të duarve ose dhe fryrje me dhimbje të muskujve rreth kyçeve.
Nëse shtojmë dhe faktorë si stresi dhe i ftohti, atëherë mund të shfaqen dhe dhimbje të forta të kokës. Këto shenja ndoshta nuk shfaqen të gjitha përnjëherësh. Ndonjëherë dhimbja, mpirja apo mungesa e ndjeshmërisë mund të qëndrojnë në plan të parë. Dhimbja mund të shtohet gjatë punës dhe të lehtësohet në mbrëmje pas punës dhe kështu të vazhdojë me javë të tëra. Nëse nuk merren masat e duhura ajo mund të shndërrohet në një dhimbje të vazhdueshme dhe të forte. Më pas e njëjta dhimbje mund të prishë cilësinë e gjumit.

Çfarë duhet të kemi kujdes gjatë përdorimit të laptopit?

Rreziku i mbajtjes së një qëndrimi të gabuar dhe përsëritjes së të njëjtave veprime është më i madh gjatë përdorimit të kompjuterit. Krahas kësaj nëse laptopi përdoret në mënyrë të tillë saqë të sforcojë belin, qafën dhe muskujt atëherë mund të themi se sistemi kockor dhe muskulor ndodhet nën një rrezik të madh.
Në këtë çështje kemi 3 pika të rëndësishme: qëndrim i shëndetshëm, mbrojtja dhe mbështetja e shpatullave, kyçit të dorës dhe gishtërinjve nga lëvizjet e përsëritura dhe sforcuese gjatë përdorimit të tastierës dhe mausit, bërja e ushtrimeve relaksuese , çlodhje të muskujve duke bërë pushime të shkurtra.

Çfarë do të thotë qëndrim i shëndetshëm?

Ky është qëndrimi më ekomonik i trupit tone, pra pozicioni ku muskujt, kyçet e trupit lodhen e sforcohen më pak. Krahas kësaj, gjatë përdorimit të kompjuterit është shumë i rëndësishëm qëndrimi paralel me tokën i krahëve dhe kyçit të dorës, mossforcimi i shpatullave, muskujve të duarve.

Çfarë duhet pasur kujdes gjatë përdorimit të tastierës dhe mausit?

Krahët dhe kyçi i dorës të qëndrojë paralel me tokwn, të mos bëhen lëvizje të sjelljes së kyçit majtas apo djathtas. Gjatë përdorimit të mausit kyçi duhet mbështetur në tavolinë, nëse duhet mund të përdoret dhe mousepad. Mundohuni të përdorni më shumë tastierën se mausin.
Sa shpesh duhen bërë ushtrimet relaksuese?
Tashmë të gjithë janë të vetëdijshëm për zhvillimin e pushimeve dhe ushtrimeve të shkurtra gjatë përdorimit të kompjuterit. Për t’ua rikujtuar kohën e zhvillimit të tyre ekzistojnë dhe programe të veçanta kompjuteri. Me ndihmën e këtyre programeve e kemi më të lehtë t’i krijojmë hapësira vetes për t’u çlodhur. Pushimet e shkurtra duhen bërë çdo orë, ndërsa në pushimet e gjata përpiquni të dilni jashtë të ecni.

Për të pasur një qëndrim të drejtë para kompjuterit:

 -lartësia e tavolinës duhet rregulluar në mënyrë që krahët të jenë paralel me tokën kur qëndrohet drejt.
 – karrigia të mbështesë mirë belin dhe shpinën, këmbët të mblështeten mirë në tokë. Nëse është e nevojshme poshtë këmbëve mund të     vendoset një stol i vogël.
 -Krahët e karriges duhet të jenë në lartësinë e mbështetjes së krahëve dhe mbajtjes së tyre paralel me tokën.
 – kompjuteri të mbahet përballë jush dhe në lartësinë e syve tuaj. Pra koka nuk duhet të ulet poshtë ose ngrihet lart.

– të zhvillohen ushtrime çlodhëse të shkurtra, nëse ndihen dhimbje të kyçeve, qafës dhe muskujve të krahëve të bëhet pak pushim./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit