1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kufoma e Oliver Ivanoviqit nesër shkon për Beograd

Më të lexuarat

Pas përfundimit të autopsisë, arkivoli me trupin e pajetë të Oliver Ivanoviqit do të qëndrojë sonte në selinë e partisë së tij në Mitrovicë.

Merret vesh se nesër rreth orës 10:00-11:00 pas homazheve, arkivoli me trupin e politikanit serb do të niset për në Beograd.

Ende nuk dihet nëse ai do të varroset gjatë ditës së nesërme, pasi besohet se edhe në Beograd do të mbahen homazhe për e kryetarin e Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviqin, transmeton Kallxo.com.

Oliver Ivanoviq u vra në orët e para të mëngjesit të sotëm me gjashtë plumba para selisë së partisë së tij.

Vrasjen e Ivanoviqit e kanë dënuar të gjitha institucionet dhe partitë politike të Kosovës si dhe misione ndërkombëtare në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit