Ushria e Pakistanit ka akuzuar atë indiane për vrasjen e një prej ushtarëve të tyre, pas “të shtënave të paprovokuara” përreth kufirit të shumëdiskutuar të Kashmirit.
Në një deklaratë të ushtrisë bëhej e ditur se “thyerja e armëpushimit” ndodhi në Linjën e Kontrollit (LoC), në sektorët Hot Spring dhe Jandrot. India nuk është përgjigjur ende.
Tensionet janë rritur shumë, pas shkëmbimeve të të shtënave vdekjeprurëse përgjatë kufirit, javën e kaluar, në të cilën dy ushtarë indianë dhe 2 pakistanezë humbën jetën./tch/kohaislame