1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kudsi mes dy premtimeve

Më të lexuarat

Kudsi mes premtimit të vërtetë dhe premtimeve të rrejshme

Biseda rreth kësaj teme është më se e nevojshme në këto ditë, sidomos tani kur intifada e popullit mysliman në Palestinë dita-ditës është duke u shtuar, kurse myslimanët e trojeve tona akoma nuk e dinë prapavijën e këtij konflikti, andaj edhe shpeshherë nëpër biseda dhe polemika pozicionohen negativisht. Për ta pasur myslimanët e vendit tonë sa më të qartë këtë çështje do të mundohemi të flasim rreth këtij problemi nga këndvështrimi islamik dhe ai historik.

Ne jemi dëshmitarë të një situate të cilën mediat e ndryshme botërore e quajnë “proces i paqes”. Kjo çështje zë një vend të madh në bisedat dhe shkrimet e mediumeve të mëdha botërore, qofshin ato të shkruara ose elektronike. Vallë, çka është shkaku që tërë bota interesohet kaq shumë për këtë çështje?! Procesi i paqes është një kthesë e madhe në konfliktin mes dy akideve, dy civilizimeve dhe dy historive të kundërta mes vete. Këtu fillojnë rrënjët e këtij problemi:

Mes dy premtimeve

Këto stacione që i përjeton procesi i paqes nuk janë as të parat e as të fundit, por janë stacione të një procesi të gjatë pesë mijë vjet i cili do të vazhdon deri në Ditë të Kijametit. Kurse Osloja, Madridi, Uashingtoni ose ndonjë tubim tjetër që mund të ndodhë mbi këtë proces janë vetëm stacione kalimtare të këtij procesi të gjatë. Kjo është rruga e premtimit, të cilin ia ka dhënë All-llahu [subhanehu ve teala] Pejgamberit dhe të Dashurit të Tij, Ibrahimit [alejhis-selam] dhe pasardhësve të tij të mirë.

Te ky premtim takohen që të tre fetë e njohura në botë.

Myslimanët kanë premtim të vërtetë, të mbështetur në Kuran dhe në sunetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], siç do të sqarojmë më vonë, kurse çifutët dhe të krishterët kanë kuptim tjetër të këtij premtimi, të cilin ia kanë shpifur All-llahut [subhanehu ve teala].

Për këtë, ky konflikt nuk është mes dy forcave dhe dy taboreve, por është mes dy premtimeve, mes premtimit të vërtetë dhe premtimit të rrejshëm, pra, është konflikt mes dy akideve, mes akides së tevhidit me të cilin ka ardhur Ibrahimi [alejhis-selam] dhe e ka përtërirë Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e të cilën do ta ripërtërijë në kohën e fundit Isa [alejhis-selam] dhe në anën tjetër thirrjes së shirkut, bestytnive dhe mashtrimeve që i kanë shpikur priftërit dhe murgjërit, të cilët i kanë shkruar këto gjëra vet, e pastaj kanë thënë se këto janë prej All-llahut, duke filluar nga rabinët çifutë e deri te Pali, pastaj papët mashtrues e deri te Hertzli, një varg i mashtruesve që përfundon me mesihun e tyre të premtuar Dexhallin. Kur të takohen dy mesihat, mesihu Isa [alejhis-selam] i biri i Merjemes dhe mesihu Dexhall, atëherë do të shkrihet Dexhalli, ashtu siç shkrihet kripa në ujë, sikur mos të ndërhyjë Isau [alejhis-selam] dhe ta mbysë. Vetëm në këtë moment do të përfundon beteja e gjatë mes dy akideve dhe mes dy bartësve të këtyre akideve, ummetit Islam në një anë dhe krishterëve dhe çifutëve në anën tjetër.

Kjo është esenca e këtij problemi dhe e kësaj çështjeje. Andaj, ajo që ngjan në vende të ndryshme të botës, në takime dhe negociata, është përkrahje e premtimit të rrejshëm dhe mohim i premtimit të vërtetë. Kjo është esenca, kurse gjërat tjera janë detaje të pavlera.

Para pesë mijë viteve

Ju e dini shumë mirë se All-llahu i ka zgjedhur vendet e Shamit, kur është betuar:

﴿ وَالتِّينِ وَالزَّيْتُونِ % وَطُورِ سِينِينَ % وَهَذَا الْبَلَدِ الْأَمِينِ

“Pasha fikun dhe ullirin! Dhe (kodrën) Turi Sina-në! Dhe këtë qytet të sigurisë!” (Et-Tin; 1-3).

Në këtë vend e solli të banojë Ibrahimin [alejhis-selam] dhe këtu filloi ky premtim para pesë mijë viteve. Prej këtu filloi çështja dhe beteja. Pra, prej momentit kur All-llahu e bëri Ibrahimin [alejhis-selam] imam të njerëzimit dhe e urdhëroi të shkojë në vendin e mirë dhe të bekuar, në Mekë, që ta ndërtojë Shtëpinë e Lashtë (Qaben).Këtu filloi konflikti mes tre feve.

Baza e premtimit të rrejshëm

Çifutët mbështeten në citate të Tevratit në këtë premtim të rrejshëm, kurse premtimin e vërtetë, me të cilin All-llahu u ka premtuar mbarë njerëzve, e dinë të gjithë, kurse ne do ta përmendim në fund. Dëshirojmë të fillojmë me gjërat në të cilat mbështeten çifutët në pretendimin e tyre, mbi të cilat Perëndimi e mbështetë qëndrimin e tij ndaj kësaj çështje.

Në librin e Zanafillës, kapitullin e Krijimit, që është libri i parë në Bibël, tregohet një tregim i çuditshëm nga koha e Nuhit [alejhis-selam], i cili në fakt është çelësi i premtimeve të All-llahut dhënë Ibrahimit [alejhis-selam].

Ky Tevrat i falsifikuar thotë: “Noehi që ishte bujk, nisi të mbjellë një vreshtë. Pasi piu verë, u deh dhe u zhdesh në çadrën e vet. Kur Kami, i ati i Kenaanit, e pa, d.m.th. të atin ashtu lakuriq, u lajmëroi dy vëllezërve të vet që ishin jashtë. Atëherë Semi dhe Jafeti morën mallotën, e vunë në krahë, e duke ecur prapazi, e mbuluan lakuriqësinë e t’et duke mos e shikuar babën lakuriq. Noehi, kur e lëshoi pija, si e kuptoi se ç’kishte bërë i biri i vogël, tha: Qoftë mallkuar Kenaani; skllav bir skllavi qoftë për vëllezërit e vet! Pastaj shtoi: Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Semit! Kenaani qoftë skllavi i tij! Hyji e zgjeroftë Jafetin! Banoftë në tendat e Semit, e Kenaani qoftë skllavi i tij!”

Njeriu që e lexon këtë citat i rrënqethet trupi nga kjo sjellje e keqe dhe shpifje mbi të dërguarit e All-llahut. Por, sa ta hapë njeriu Biblën e lexon këtë tekst. Kush na qenka ky Kenaani i mallkuar i cili tre herë qenka potencuar të jetë rob?! Ai është gjyshi i arabëve dhe paraardhësi i tyre, para Ismailit [alejhis-selam].

Me këtë citat fillon mësimi në shumë shkolla evangjeliste në Amerikë, numri i të cilave është përmbi 20000 shkolla, ku mësojnë milon nxënës, me këtë citat ata e fillojnë shkollën e tyre dhe kuptimin e tyre për këtë çështje.

Toka e Kenaanit

Në disa libra të Biblës përshkruhen kufijtë e tokës së Kenaanit. Bibla e falsifikuar në kapitullin e dhjetë thotë: “Kufijtë e Kenaanit shkonin prej Sidonit (Sajda e sotme), në drejtim të Gerarës deri në Gazë, dhe në drejtim të Sodomës dhe Gomorës, Adamës e të Seboimit deri në Lesë”.

Këto janë kufijtë nga lindja në perëndim. Për këtë ata lëshojnë pe për Gazën, mirëpo nuk lëshojnë pe kur është në pyetje Rafshnalta e Golanit.

Në citatin tjetër qëndron: “Zoti i tha Ibramit, dil prej vendit tënd dhe prej vëllezërisë sate, e prej shtëpisë së babës tënd, në drejtim të një toke që do ta tregoj. Prej teje do të bëjë një popull të madh dhe do të të bekojë. Dhe do ta bëj të madh emrin tënd. Ti vetë do të jesh bekim. Do ti bekojë ata që do të bekojnë ty dhe do ti mallkojë ata që do të mallkojnë ty. Të gjithë fiset e tokës do të bekohen në ty. Atëherë Abrahami u nis sikurse i kishte urdhëruar Zoti dhe me te shkoi edhe Loti. … Abrahami e përshkoi tokën deri te vendi Siham, deri te Qarri More. Në atë vend atëbotë banonin kenaanët.Zoti iu shfaq Abrahamit dhe i tha: këtë tokë do tia jap Farës tënde”.

Mbreti i synetuar

Në kapitullin e 17 të librit të Zanafillës flitet për besëlidhjen me Abrahamin:

“Do të bëj besëlidhje me ty ndërmjet meje e teje, dhe pas teje me brezni që do të rrjedhin prej teje. Kjo besëlidhje e përhershme mua do të më bëjë Hyjin tënd dhe Hyjin e pasrdhësve të tu pas teje. Ty dhe pasardhësve pas teje do tua jap tokën e çojeve të tua, mbarë dheun e Kenaanit, pronë të përhershme. Dhe unë do të jem Hyji i tyre”.

Në po të njejtin kapitull tregohet edhe shenja e atyre që do ta trashëgojnë këtë tokë . Kjo shenjë është synetimi.

“Hyji i tha përsëri Abrahamit: Ti duhet ta ruash besëlidhjen time, po ashtu edhe pasardhësit tu brez pas brezi. Ja, besëlidhja ime që duhet ta mbani ndërmjet meje dhe juve, d.m.th ndërmjet pasardhësve tu pas teje: të gjithë meshkujt t’u do të rrethpriten- do ta rrethpresin lëkurën e gjymtyrës suaj, që të jetë shenjë besëlidhjeje ndërmejt meje dhe juve”. (Bibël, fq. 36, ose 17: 9).

Kjo na e përkujton hadithin që gjindet në “SahihulBuhari”, hadithin e Heraklit, i cili thotë: “Kam parë në ëndërr se ka dalë mbreti i synetimit”. Njerëzit i kanë thënë: Vetëm çifutët synetohen, andaj nëse dëshiron urdhëro ta vrasim çdo çifutë që gjindet në mbretërinë tënde; Mirëpo kur i erdhi Ebu Sufjani, pas pyetjeve që ia bëri,e kuptoi komentin e vërtetë të ëndërrës dhe kuptoi se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është ai që është premtuar. Por, edhe përkundër kësaj ata i ndryshojnë dhe i falsifikojnë krejt këto përgëzime dhe lajmërime.

Ty dhe pasardhësve tu

Në kapitullin e pesëmbëdhjetë Tevrati i devijuar e përcakton tokën e cila është pronë dhe e drejtë e përhershme e tyre: “Atë ditë Zoti e lidhi këtë besëlidhje me Abrahamin: këtë tokë do t’ia japë farës sate prej lumit të Egjiptit deri në lumin e madh- Eufrat”. (Bibël, fq. 34, ose 15: 18.)

Pastaj thotë: “Të shërbefshin popujt, para teje u përkulshin fiset! Qofsh zotëria i vëllezërve tu, para teje u përkulshin bijtë e nanës sate! Qoftë i mallkuar kush të mallkoftë ty dhe qoftë i bekuar kush të bekoftë ty.” (Bibël, fq. 49, ose 27: 29).

Këtë lutje Ishaku e bën për Jakubin [alejhis-selam], ngase sipas Biblës, ai e mashtron babanë e vet, sepse shtiret se është Ezau.

Pastaj ata tregojnë se Jakubi [alejhis-selam] paska fjetur mes BerSabesë dhe Karranit në Palestinë, ku e ka parë Zotin, i cili i ka thënë:

“Unë jam Zoti, Hyji i Abrahamit, atit tënd, dhe Hyji i Izakut. Tokën në të cilën fle, unë do t’ia jap ty dhe farës sate. Trashëgimtarët tu do të jenë posi pluhuri i dheut. Do të shtrihen në drejtim të perëndimit, të lindjes, të veriut e të jugut. Në ty dhe në farën tënde do të jenë të bekuara të gjitha fiset e dheut.” (Bibël, fq. 50, ose 28: 10-15).

Kurse sot, njerëzit me numër më të vogël në botë janë çifutët, edhe pse shumica e çifutëve nuk janë nga bijtë e Jakubit [alejhis-selam], por janë çifutë arab, evropjan ose të tjerë. Pra, mbesin shumë pak çifutë nga bijtë e Jakubit [alejhis-selam]. Me këtë kuptohet se realiteti dëshmon se këto premtime nuk janë për izraelitët, por se ata gënjejnë dhe shpifin mbi All-llahun [subhanehu ve teala], pasi që këto citate ia mveshin vetvetes edhe pse ato janë për bijtë e Ismailit [alejhis-selam].

Mirëpo çka kanë lidhje të krishterët me këtë?!

Këtu vetvetiu parashtrohet pyetja: Çka ka të bëjë kjo me të krishterët? Këtu del në shesh se besimi i çifutëve ndaj këtyre premtimeve për të cilat thonë se gjinden në librin e tyre të falsifikuar, dhe kjo është normale, mirëpo pse edhe të krishterët të përzihen në këtë problematikë?! Pse të krishterët i shohim sot në anën e tyre, të cilët dhe mundohen për të zbatuar këtë premtim të rrejshëm dhe të shpifur?!

Shkurtimisht mund të themi se: Çifutët e kanë shfrytëzuar librin e tyre të falsifikuar, i cili përbëhet prej dy pjesëve, ku pjesa e parë është Dhjata e Vjetër, kurse pjesa e dytë është Dhjata e Re. Pra, pjesa e parë Tevrati (Tora), kurse pjesa e dytë Inxhili (Ungjilli). Tevrati i përmban këto citate, andaj secili krishter që e lexon Biblën do të fillojë prej këtyre citateve, dhe për këte nuk është për t’u habitur pse ata u besojnë këtyre citateve.

Ju mund të thoni: Të krishterët gjatë tërë historisë e kanë lexuar Biblën dhe i kanë lexuar këto citate, mirëpo i kanë mposhtur çifutët dhe kanë bërë gjenocide ndaj tyre deri në fillim të këtij shekulli të andaj ç’është shkaku që kaq shumë ndryshuan raportet?!

Ju them: Kjo nuk është gjë, kur ta dini se ata që e bartin përgëzimin me këtë lajm janë mediumi i tyre më i zhvilluar i cili udhëhiqet prej të krishterëve, e sidomos prej ca fundamentalistëve të Amerikës. Andaj, për ta qartësuar këtë çështje duhet biseduar për disa gjëra thmelore.

Fetë dhe mesihu i pritur

Të tri fetë janë të pajtimit se në betejën e fundit dhe më të madhe, ku do të fitojë feja e vet, do të realizohet premtimi i dhënë dhe armiku i tyre do të shkatërrohet. Kjo nuk do të udhëhiqet nga lloj i natyrshëm për njerëzit, por këtë flamur do ta bart një njeri i premtuar dhe i pritur, i cili do ta ketë përkrahjen e All-llahut [subhanehu ve teala]. Ai quhet Mesih.

Ibën Kajimi [rahimehull-llah] thotë: “Të tri fetë e presin një njeri i cili do të vije në kohën e fundit. Të gjitha fetë janë premtuar me këtë gjë”.

Bin Gorioni, kryetari i parë i Izraelit, thotë: Cionizmi, ekzistencën dhe gjallërinë e tij e mbështet në dy burime: një burim i thellë emocional dhe i përhershëm, i cili është i ndarë nga koha dhe hapësira dhe është i vjetër sa vet populli çifut. Ky burim është premtimi Hyjnor dhe shpresa për kthim, premtim, i cili i është dhënë çifutit të parë nga qielli: “Ty dhe pasardhësve pas teje do t’ua jap tokën e çojeve tua, mbarë dheun e Kenaanit, pronë të përhershme”. (citat që e përmendëm pak më parë). Këtë premtim për trashëgimi të tokës, populli çifut e sheh si një pjesë e besëlidhjes së përhershme me Zotin e tyre, që t’ua zbatojë dhe aplikojë. Besimi se do të vijë Mesihu për ta ngritur mbretërinë është bërë burim esencial në fenë çifute, të cilin çifutët e përsërisin në faljet e tyre të përditshme, kur në devocion dhe frikërespekt thonë: “Besoj absolutisht në ardhjen e Mesihut, andaj unë për çdo ditë do ta pres edhe në qoftë se vonohet”. Kurse burimi i dytë është burimi i ripërtrirjes dhe aktivitetit, i cili është fryti i mendimit aktiv politik i dalur nga situata e kohës dhe vendit, i inicuar nga zhvillimet dhe revolucionet që i kanë dëshmuar popujt evropian në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe gjurmët e mëdha që i kanë lënë këto ndodhi në jetën çifute”.

Dy mesiha

Duke u mbështetur në këtë bazë, mund të konkludojmë se, beteja e ardhshme do të jetë mes dy mesihave, njëri mesihut Dexhall, në të cilin besojnë çifutët dhe e quajnë “Mbreti i paqes” , dhe e përgatisin terenin për të dalë, por nuk e quajnë Dexhall dhe tjetri mesihu Isa [alejhis-selam] biri i Merjemes, për ardhjen e të cilit besojnë edhe myslimanët edhe të krishterët.

Çifutët dhe të krishterët janë në ujdi se mesihu i pritur do të del nga izraelitët dhe se ata do të jenë përkrahësit dhe ushtarët e tij, kurse baza e mbretërisë së tij do të jetë Kudsi (Jerusalemi) dhe të dy palët janë të pajtimit se koha e zbritjes së tij është numër mijëfishor, duke u mbështetur në disa komentime të ëndërrës së Gjonit dhe të disa priftërve tjerë, siç është Nostradamusi, ku parashikimet e tija amerikanët i kanë bërë film, i cili ka zgjuar interes të madh në dekadën e parakaluar, icili sërish u bë aktiv në rastin e luftës së Gjirit, mes Perendimit dhe Irakut.

Me afrimin e vitit 2000 nga lindja e Isaut [alejhis-selam] dhe besimit se është afruar koha për zbritjen e Isaut, siç besojnë fundamentalistët krishterë dhe evangjelistët, u pajtuan dy ëndërrat në bazë të të cilavë ndërtohet premtimi i rrejshëm: ëndërra e të krishterëve për ardhjen e Isaut [alejhis-selam] në tokë dhe vrasja e të gjithë çifutëve dhe myslimanëve dhe të gjithë atyre që s’e kanë besimin e tyre në betejën hermexhdun dhe ëndërra e çifutëve për daljen e një mbreti nga pasardhësit e Davudit [alejhis-selam], i cili do t’i vret krishterët dhe myslimanët, kurse mbarë njerëzit do t’i mposhten shtetit izraelit. Ai është mesihu Dexhall. Pika e përbashkët mes çifutëve dhe të krishterëve është se të dyja ngritja e shtetit izraelit në Palestinë është hyrje në zbritjen e Mesihut, siç e komenton secili prej tyre.

Një shikim i logjikshëm i këtij parashikimi do të na binte në përfundim se ngritja e shtetit izraelit dhe ardhja e vitit 2000 duhet të shkaktojë luftë të fuqishme dhe të pandalur ndërmjet të krishterëve dhe çifutëve, në bazë të kundërshtimeve të mëdha dhe luftës që pritet mes dy mesihave. Në këtë etapë të krishterët duhet të jenë më afër myslimanëve dhe të bashkëpunojnë në këtë drejtim ngase të dyja palët e presin mesihun, Isaun [alejhis-selam] dhe nga shkaku se kanë armiqësi kundër ndaj mesihut të çifutëve, Dexhallit. Mirëpo këtu është pika kryesore. Këtu dalin në shesh kurthet dhe dredhitë e çifutëve dhe mllefi i madh i të krishterëve kundër myslimanëve. Kurthet dhe dredhitë e çifutëve dalin në shesh me lajkën që kanë bërë rabinët cionist, me të cilën janë pajtuar edhe udhëheqësit evangjelistë (sepse disa prej tyre janë çifutë të futur në radhët e tyre), dhe i cili është pajtim për vonim të hyrjes në polemika detajizuese, interesim për principin e ardhjes së mesihut, duke planifikuar dhe bashkëpunuar për përgatitje të zbritjes së tij, e vetëm pasi të zbresë do të shohim se a do ti besojnë çifutët ose do të vjen ai që tani i besojnë çifutët?! Le të mbetet kjo çështje anash, kurse ne të bashkëpunojmë për ta shkatërruar armikun tonë të përbashkët-myslimanët thonë këta fundamentalistë dhe udhëheqës cionist dhe evangjelist. Kryetarët e dy feve janë pajtuar që të krijojnë maska me të cilat do ta fshehin fytyrën e komplotit nga sytë e neglizhentëve prej të krishterëve dhe prej atyre myslimanëve që shtiren se janë neglizhentë.

Por mllefi krishter del në shesh, kur të krishterët vrapojnë pas çifutëve edhe pse sipas mendjes, logjikës dhe interesit duhet të jenë në anën e myslimanëve, ose së paku t’i kuptojnë myslimanët. Sidomos këtu do të duhej të ishin katolikët që nuk besojnë në vërtetësinë e Tevratit, mirëpo nuk i lë zilia dhe mllefi që e kanë si ehlu kitab kundër myslimanëve siç edhe ka treguar All-llahu në Kuran.

 

Lidhja mes rendit të ri ndërkombëtar dhe qeverisë së mesihut Dexhall

Parashtrohet pyetja: çka do të jetë përfundimi i njerëzimit pasi të zbres mesihu i pritur?

Të gjithë janë të pajtimit se pas zbritjes së mesihut dhe shkatërimit të armiqve, njerëzimi do të ketë vetëm një qeveri. Kjo është çeshtja e parë esenciale, kurse çështja e dytë se paqa do ta kaplojë mbarë botën, sepse nën sundimin e kësaj qeverie nuk do të ketë luftë ndërmjet shteteve dhe popujve , bile bota nuk do të ketë nevojë për ushtri e armatim!!

Këtë e përgëzojnë edhe parashikimet e feve, andaj pse mos të jetë ky një rast për shfrytëzuesit, qofshin ata diplomatët e politikës së krishterë ose gjenitë e kamatave prej nipave të Rotshildit!?

A nuk është ky një “rast i madhe”, siç thoshte Niksoni, për ta asgjësuar mendimin e një qeverie e cila do ta sundonte edhe Amerikën dhe mendimin e paqes së përgjithshme, shfrytëzoni disa aparate ndërkombëtarë për shkatërrimin e forcës arabe, të cilat pas një kohë mundet t’i zotërojnë fundamentalistët mysliman. Për këtë ata krijojnë proces të paqes!!

Ky është rast edhe për Amerikën, sepse kur Bushi, ose secili kryetar amerikan, harxhon pasuri të mëdha dhe njerëz për të realizuar një interes të përbashkët mes tyre dhe çifutëve, ai medoemos duhet ta ngritë flamurin e vetmimit të amerikanëve në sundimin e botës, kurse kjo godinë e madhe mbi të cilën qëndron ai, është rrëshqitëse fëmijërore (e çifutëve), e në interes të tyre është që ky shtet të jetë sa më i madh dhe sa më i lartë. Në këtë mënyrë përputhet aspirata personale ose partiake me ëndërrën e vjetër çifute dhe ndodhë që secili të shfrytëzojë tjetrin, siç thotë All-llahu për ta:

﴿ رَبَّنَا اسْتَمْتَعَ بَعْضُنَا بِبَعْضٍ

“Zoti ynë ne përfituam njëri prej tjetrit,..” (ElEnam; 128). Këtë shumë bukur e ka sqaruar Ibën Tejmiu në librin e tij “El Ubudije”. Kështu secila palë e tyre e shfrytëzon rrymën fundamentaliste konzervative duke pasur parasysh forcën e tyre në popull.

Duke u mbështetur në këto fakte do ta paraqesim mundin e atyre që mundohen ta zbatojnë premtimin e rrejshëm, paraqitje përshkruese dhe statistikore, në bazë të së cilës do t’i paraqesim synimet dhe rrugëdaljen, duke mos hyrë në prapavijë të komplotit.

Mijëvjeçari dhe Hermexhdoni

Treguam pak më parë se të krishterët besojnë se Mesihu do të kthehet pas një mijë vjetëve, e pastaj do të sundojë një mijë vjet tjera. Në këtë besim i mbështetën shpresat dhe parashikimet e tyre në vitin 1000 sipas Krishtit. Mirëpo, në atë vit Mesihu nuk zbriti, andaj u harrua kjo gjë dhe u largua nga realiteti, mirëpo mbeti në ëndërr. Me fillimin e shekullit XIX filluan të lindin sërish këto pretendime duke thënë se nëse nuk zbret mesihu në fillim të shekullit XX, do të zbret në fundin e këtij shekulli. Kurse, për vendin e zbritjës së tij do të jetë vendi ku ai ka lindur, andaj patjetër duhet përgatitur vendin për pritjen e tij, duke i mbledhur izraelitët në tokën e Palestinës ku do të bëhet beteja e madhe dhe vendimtare, beteja e Hermexhdonit (ose lugina e Mexhidunit) që është një luginë e vogël në Palestinë. (Në proviniencën krishtere emërtimi i saj është Armagedon sh.r.) Ata thonë se kjo betejë do të bëhet në këtë vend, në të cilin do të grumbullohen ushtri të mëdha deri në 400 milionë ushtar, siç pretendojnë disa prej tyre.

Gris Halsil në përfundim të librit të saj thotë: “Pasi që ata janë të bindur se Hermexhduni do të jetë luftë bërthamore, nga e cila nuk mund të iket, sepse është përcaktim hyjnor, shumë evangjelistë që besojnë në përgatitje e kanë detyruar vetveten të ecin me Izraelin, sepse kjo drejtpërsëdrejti do të shpie në Holokaust edhe më të egër,dhe edhe më të madh sesa ka mundësi ta përceptojë mendja e kriminelit Hitler”.

Këtë besim e kanë shumë njerëz në Amerikë duke filluar nga kryetarët e deri te populli i thjeshtë.

Janë shkruar shumë libra që flasin mbi këtë paralajmërim dhe janë pranuar nga një masë e gjerë e njerëzve. Më të rëndësishëm janë dy libra:

1.: “Drama e kohës së fundit”, nga Utral Luberts.

2.: “The Late Great Planet Earth” (Fundi i rruzullit të madh tokësor), nga Hal Lindsey.

Që të dy librat e përshkruajnë në formë dramatike dhe emocionale përfundimin e afërt të botës, rrënimin e civilizimeve dhe shkatërrimin e ushtrive në betejën e Hermexhdunit. Bile njëri prej tyre thotë: “Nuk duhet të mendojmë për borxhet e jashtme të Amerikës, ngritjen e tatimeve ose për të ardhmen e gjeneratave të ardhshme, sepse për disa vite çdo gjë në botë do të ndërrohet rrënjësisht”.

Ky besim u ngrit edhe më tepër në luftën e Gjirit dhe u shpeshtua biseda për te, saqë disa njerëz besonin se lufta e Gjirit është Hermexhduni dhe shumë ndodhi të saj i komentonin në përputhje me ëndërrën e Gjonit.

Ata besojnë se fundi i betejës do të jetë fitore e sigurt e të krishterëve dhe shkatërrim i plotë i idhujtarëve, domethënë myslimanëve. Të krishterët do të ngriten me Isaun përmbi qiell, kurse myslimanët do të fundosen në detin e zjarrit nga sulfuri. Domethënë ata të krishterë që i mvishen rrejshëm Isaut [alejhis-selam], ata të cilët e konsiderojnë atë zot përveç All-llahut, do të shpëtojnë. Do të shpëtojnë lakuriqët e Çikagos dhe Parisit, ata që luajnë bixhoz në Las Vegas, homoseksualët e San Fransiskos, narkomanët e Majamit, kurse besimtarët me besim të pastër dhe të kulluar do të shkatërrohen edhe po të jenë te Qabeja sepse ata janë nga fisi i Kenaanit. Kurse zjarrin e sulfurit e kanë komentuar me raketat bërthamore që do të hidhen mbi myslimanët!

Shtatë kryetarë

Këtë e besojnë fundamentalistët evangjelist, por këtë e kanë besuar edhe shtatë kryetarë amerikanë para Bushit.

Autori i librit me titull: “Dimenzioni fetar” tregon se Karteri ka thënë: “Shtatë kryetarë amerikanë kanë besuar në këtë gjë. Ata e kanë personifkuar këtë besim duke nxjerrë në shesh lidhjen tonë me Izraelin ecila është më tepër se lidhje e veçantë. Ajo është lidhje e dalluar, sepse është thellë e thelluar në ndërgjegjen, moralin dhe fenë e vet popullit amerikan. Izraeli dhe ShBA-të i përbëjnë emigrantët e parë andaj ne e ndajmë trashëgiminë e Tevratit”.

Këta shtatë kryetarë besojnë se lufta mes arabëve dhe çifutëve është lufta mes Davudit dhe Xhalutit.

Regani më shumë se njëmbëdhjetë herë ka thënë se fundi i botës është afër dhe se beson në ndodhinë e betejës së Hermexhdunit. Ai duke biseduar me drejtorin ekzekutiv të lobit izraelit “IPAK” ka thënë: “Kur i shfletoj paralajmërimet e juaja të vjetra në Besëlidhjen (Dhjatën) e Vjetër dhe shenjat që e lajmërojnë Hermexhdunin, e pyes vetveten, vallë mos jemi ne ajo gjeneratë që do ta sheh këtë me sytë e vet. Nuk e di se a e kam vërejtur ndonjë shenjë, mirëpo, më beso, ai përshkrim qindpërqind përputhet me realitetin në të cilin jetojmë ne”.

Nëse kjo ka qenë gjendja e Reganit, çka mund të themi për Bushin, i cili ka qenë zëvendës i tij dhe ndihmësi i tij kryesor. Njeriu i cili ua ka dhënë çifutëve atë që askush nuk ua ka dhënë, i cili në krizën e Gjirit shprehu afërsi me fundamentalistët, gjë që askush para tij s’e pat bërë!?

Pa marrë parasysh se çka thonë për të kaluarën e ti, ai në librin “Shikim përpara” tregon se është njeri fetar dhe se gjyshi i tij ka qenë prift, kurse ai dhe familja e tij për çdo ditë e lexojnë Biblën. Pastaj tregon për problemin që ka pasur gjatë kryqëzimit të vajzës së tij kur ka qenë ambasador në Kinë.

Nëse ata kanë pasur këso qëndrimi ndaj fundamentalizmit krishter, ky qëndrim krejtësisht ndryshon ndaj islamit dhe myslimanëve.

Fundamentalizmi islamik

Do t’i marrin në këtë kontekst fjalët e Niksonit, sepse ai konsiderohet kryetari që më së shumti ka pasur mendime dhe ka teoretizuar. Ai në librin e tij “1999 fitore pa luftë” që është një aludim në mijëvjeçarin dhe sundimin e botës nga një qeveri, thotë: “Konflikti ndërmjet arabëve dhe çifutëve është duke u zhvilluar në konflikt mes fundamentalistëve islamikë në një anë dhe Izraelit dhe shteteve arabe joekstreme në anën tjetër”.

Më tej vazhdon: “Në botën Islame, nga Marokoja deri në Indonezi, fundamentalizmi islamik ka trashëguar komunizmin, në konotacion të mjetit kryesor për ndryshim të dhunshëm”.

Ai librin e tij përfundon me shprehje të cilat vetëm një fundamentalist i vrazhdë mund t’i thotë: “Kur ishte Amerika e dobët dhe e varfër, para 200 viteve, besimi ynë ishte ai që na mundësoi të mbetemi gjallë pasi jemi duke hyrë në shekullin e tretë dhe jemi duke e pritur mijëvjetorin e ardhshëm, duhet ta zbulojmë sërish besimin tonë dhe t’ia kthejmë gjallërinë”.

Revista e mirënjohur “Foreign Affairs” Çështje të jashtme e publikon një koment të saj nga takimin i tij me Gorbaçovin, ku ai thotë: “Rusia dhe Amerika duhet të bashkëpunojnë ngushtë për ta goditur fundamentalizmin islamik”.

Kush punon për ta realizuar premtimin e rrejshëm?!

Para Hertzlit

Si filloi lëvizja cioniste që e kërkonte Palestinën dhe e konsideronte tokë çifute dhe nga erdhën ndjenjat botës se premtimi që ia ka dhënë All-llahu Ibrahimit [alejhis-selam] është për çifutët e jo për myslimanët?!

Ajo që e kemi dëgjuar dhe që e lexojmë në studimet historike e shohim se qenka Hertzli dhe çifutët.

Mirëpo, realiteti është krejtësisht tjetër. Të parët që e kanë filluar thirrjen për tubimin e çifutëve në një vend dhe zbatimin e paralajmërimeve të Tevratit, kanë qenë të krishterët katër shekuj para çifutëve dhe para lëvizjes cioniste. Nëse nuk e kuptojmë këtë realitet, nuk do të mundemi ta kuptojmë as qëndrimin e Perëndimit në përgjithësi dhe të Amerikës në veçanti ndaj këtij konflikti që jemi duke e jetuar. T’i bëjmë një retrospektivë historisë së kaluar dhe ta shohim këtë që e thamë.

“Malarja e zezë” apo si kanë qenë çifutët në Evropë?

Çifutët janë të mallkuar në Inxhil (Ungjill), por ata edhe më parë All-llahu i ka mallkuar:

﴿ لُعِنَ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ بَنِي إِسْرَائِيلَ عَلَى لِسَانِ دَاوُودَ وَعِيسَى ابْنِ مَرْيَمَ ذَلِكَ بِمَا عَصَوْا وَكَانُوا يَعْتَدُونَ

“Ata që e mohuan të vërtetën nga Beni Israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe të Isait, të birit të Mejremes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan” (ElMaide; 78).

Mirëpo, se pse ata janë të mallkuar, se pse vëllezër të derrave dhe të majmunave, adhurues të viçit dhe thithës së gjakut, nuk është shkaku i vetëm armiqësia ndaj të krishterëve. Te të krishterët çeshtja është edhe më e madhe. Ata nuk i akuzojnë çifutët për mohim të All-llahut ose për vrasje të pejgamberëve, por për vrasje të Zotit, sipas tyre, i lartësuar qoftë All-llahu, i cili e thotë të vërtetën kur thotë:

﴿ وَمَا قَتَلُوهُ وَمَا صَلَبُوهُ وَلَكِنْ شُبِّهَ لَهُمْ

“Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau.” (EnNisa; 157). Prej këtu filloi armiqësia ndërmjet kishës papiste në Romë dhe çifutëve e cila kurrë nuk u ndal. Ata i mallkonin dhe i armiqësonin në mënyrë të çuditshme dhe të madhe…

Prej gjërave të çuditshme në këtë kontekst është se në një periudhë në perëndim u përhap një malarje e rrezikshmë. Ata këtë malarje e quanin “malarja e zezë”, sepse ishte shkak për të vdekur miliona njerëz dhe për t’u varfëruar shumë qytete e fshatra. Në këtë kohë, Papa, doli me deklaratë publike ku për këtë malarje i akuzonte çifutët si shkaktarë të saj!

Çdo fëlliqësirë ose e keqe që ndodhte në botë iu mvishej çifutëve, andaj papa ndërmori një aksion për t’i pastruar shoqëritë evropiane nga çifutët. Ky aksion zgjati në shekujt e XII, XIV dhe XV. Me këtë aksion prej çifutëve u pastrua Britania, Gjermania, Franca dhe shumë shtete evropiane, pasi që i shikonin ata si krijesat më të këqija dhe më të rezikshme, çka në fakt edhe janë.

Çifutët duke ikur nga ferri evropian shkuan dhe gjetën strehim në Andaluzinë myslimane. Mirëpo, kur të krishterët ngadhnjyen ndaj myslimanëve dhe e morën Madridin, atëherë ata ndërmorën aksion të ashpër kundër myslimanëve, gjë e cila i kaploi edhe çifutët, me ç’rast ata u shpërngulën në vilajetet osmane, sidomos në Greqi. (në gjithë Ballkanin i cili atëherë ishte nën sundimin osman sh.r.)

Në këtë etapë kohore, ndodhën dy ndodhi të mëdha, një gjeografike kurse tjetra fetare. Me përzierjen e këtyre dy elementeve, u krijua forca më e madhe që e armiqësonte Islamin dhe premtimin e vërtetë të All-llahut, duke vepruar për ta realizuar premtimin e rrejshëm duke bërë parapërgatitje për ardhjen e mesihut Dexhall.Këto dy ndodhi janë: Zbulimi i Amerikës dhe dalja në shesh e lëvizjes protestante.

Protestantët

Protestantët i kundërvihen papës, kryetarit të katolikëve dhe nuk i nënshtrohen. Ata besojnë se njerëzit nuk ka mundësi të jenë ndërmjetësues mes tyre dhe Zotit dhe thonë se secili njeri duhet ta lexojë vetë Biblën, librin e shenjtë dhe drejtpërsëdrejti ta zbatojë atë. Ata refuzojnë që vetëm njerëzit kishtarë të kenë mundësi ta mësuojnë fenë dhe ta komentojnë Ungjillin. Ata në këtë janë ndikuar prej myslimanëve nëpërmjet kontakteve që i kanë pasur mes vete gjatë luftërave të kryqëzatave. Ata atëherë panë se te myslimanët secili prej tyre vet e lexon Kur’anin dhe askush nuk ndëmjetëson mes tyre dhe Zotit të tyre.

Kur filluan njerëzit ta pasojnë këtë besim, filluan që vetë ta lexojnë Tevratin, kurse Martin Luteri, lideri i protestanizmit, e përktheu Tevratin në gjuhën gjermane dhe angleze, andaj kjo lëvizje më tepër u përhap në Gjermani dhe Britani. Këta njerëz i besuan tekstualisht librit të shenjtë dhe pagabueshmërisë së Tevratit duke besuar se çdo shkronjë e Tij është e vërtetë dhe prej Zotit. Për këtë, ata filluan t’i lexojnë tekstet e premtimit të dhëna Ibrahimit dhe Jakubit, të cilat i përmendëm më lart. Ata u besuan këtyre teksteve me bindje se doemos duhet t’i zbatojnë, kurse ia kthyen shpinën komenteve të papës dhe njerëzve të kishës mbi marrëdhëniet me çifutët.

Çifutët u gëzuan me këtë lëvizje dhe për vete gjetën rrugëdalje dhe rast për hakmarrje nga papa dhe pasuesit e tij duke i futur të krishterët në përleshje mes vete. Për ta përhapur këtë lëvizje, ata i shfrytëzuan kurthet, dinakërinë dhe pasurinë e tyre.

Kështu, në mënyrë graduale, filluan të përmirësohen marrëdhëniet ndërmjet çifutëve dhe të krishterëve, saqë të krishterët filluan të besojnë se Palestina është toka e premtuar e çifutëve dhe se e kanë detyrë fetare realizimin e këtij premtimi.

Çifutët këto parime i përhapën në të gjitha fraksionet krishtere.

Dy shekujt e fundit ishin dëshmitarë të luftërave të papara në histori mes sekteve në Evropë, kurse Amerika u zbulua në kohë kur protestanizmi luftohej vrazhdë dhe egër nga katolikët, gjë e cila i detyroi të shpërngulen në botën e re. Kështu filluan të shkojnë grupe grupe, saqë edhe sot ata e përbëjnë numrin më të madh të banorëve të Amerikës. Ata dolën nga Europa me shpirt fetar tevratik dhe kur hynë në Amerikë ishin optimist, sepse kjo i ngjante daljes së izraelitëve nga Egjipti dhe hyrjes në Tokën e shenjtë. Andaj edhe filluan t’i emërtojnë qytetet e reja në Amerikë me emra nga Tevrati, duke menduar se kjo tokë e re është përgëzim me të cilin është duke i përgëzuar Zoti qysh në dynja. Kjo ishte shkak që shoqëria amerikane të bazohej në baza protestante tevratike, siç e treguam kur i cituam fjalët e Karterit.

Ndoshta tani e kuptuat fillimin e përgjigjes së pyetjes suaj, pse vetëm në këtë shekull të krishterët punojnë për ta realizuar premtimin e çifutëve dhe shndërrohen prej njerëzve që i kanë shtypyr ata në njerëz që u shërbejnë?! Tani e kuptuat pse Amerika ishte shteti i përgatitur për të futur në gjirin e saj qeverinë e mesihut Dexhall, i cili është premtuar në këtë vit, në vitin 2000!

Dy cionizma

Lëvizja protestante dhe tevratizmi në të, ishte nisja e idesë së cionizmit krishter para se të fillonte ideja e cionizmit çifut. Ata e përvetësuan idenë e kthimit të çifutëve në Palestinë, si hyrje e kthimit të mesihut që sipas disave duhej të jetë në fillim të këtij shekulli, siç treguam më parë.

Njeriu më i njohur i kësaj lëvizje në Amerikë ishte Blakstoni. Këtë njeri e përkujton Izraeli. Ky njeri nuk ka qenë çifut, por ka qenë protestant. Ai është lindur në vitin 1841 dhe ka thërritur në cionizëm shumë kohë para Hertzlit, në librin e tij “Isa është duke ardhur”. Ky libër është përkthyer në më shumë se 48 gjuhë. Është përkthyer edhe në gjuhën hebreje, është botuar disa herë dhe prej tij janë shitur më shumë se një milionë kopje. Ky ishte libri më i përhapur në perëndim gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Rezymeja e mendimit të Blakstonit është: populli çifut ta kthejë përjetë tokën e Kenaanit. Pas kësaj Blakstoni me ndihmën e përkrahësve të tij arriti ta bëjë një deklaratë, të cilën e kanë nënshkruar më shumë se 413 personalitete të rëndësishme amerikane, parlamentarë, gjykatës, avokatë e të tjerë e të cilën ia dorëzuan Benjamin Herisonit, ku kërkonin prej tij që t’i shfrytëzojë mundësitë e tija për t’i realizuar kërkesat e izraelitëvë që të kthehen në tokën palestineze. Kjo deklaratë është dorëzuar në vitin 1891.

Në Britani, në kohën e Viktorisë, protestantët e kishin bërë një arkë të cilën e kishin emërtuar “Arka e zbulimit të Palestinës”, kurse kryetar i kësaj arke ishte bërë kryetari i peshkopëve, Kanterberi, i cili konsiderohej peshkopi më i madh në Britani. Kjo u bë me qëllim që të zbulohen kufijtë dhe shenjat e tokës së premtuar, ashtu siç përmendet në Tevrat.

Pas këtij erdhi Belfori, pronar i premtimit të njohur. Ajo që ka shkruar mbi jetën e tij, vajza e motrës së tij, thotë: “Ai besonte thellë në Tevrat, e lexonte dhe i besonte atij tekstualisht. Si rezultat i këtij besimi në Tevrat, ai e deklaroi këtë premtim”. Në kohën e këtij njeriu, kryeministër i qeverisë së Britanisë ishte Liud Xhorxh, i cili për të thoshte: “Ai është cionist dhe i beson asaj që gjindet në Tevrat se çifutët medoemos duhet të kthehen në vendin e tyre, sepse kthimi i çifutëve është parathënie e ardhjes së mesihut”.

Ka shumë argumente që tregojnë se cionizmi krishter është shumë para cionizmit çifut. Do të përmendim vetëm thënien e Hajim Vajzmanit: “Prej shkaqeve kryesore që të fitojnë çifutët premtimin e Belforit nga Britania dhe ta themelojnë shtetin e fortë izraelit, janë ndenjat e popullit britanez të ndikuara nga Tevrati”.

I biri i kujdestarit të kishës

Pas kësaj kohe doli në skenë Vudrov Tomas Vilsoni, i cili ishte kryetar i Amerikës gjatë Luftës së Parë Botërore, kur arabët luftonin në anën e aleatëve. Ky njeri thotë: “I biri i kujdestarit të kishës duhet të jetë i fuqishëm që të ndihmojë për t’i kthyer tokën e shenjtë popullit çifut”.

Disa shkrime çifute për të thonë: “Kryetari Vilson ishte i përpikshëm në cionizëm. Ai i jepte rëndësi të veçantë mendimit cionist krishter, aq sa nuk i shihte rezultatet morale, politike dhe fetare të programit cionist”.

Prej gjërave që të habisin dhe të shtyjnë të qeshesh është edhe fakti, që e tregon një shkrimtar se: “Vilsoni, kryetari i shtetit më të madh që pretendon kulturë të gjerë, mendonte se në botë ka 100 milionë çifut, në kohën kur ata nuk arrinin as në 11 milionë”.

Shikoni se si e kanë edukuar që të nguliten në mendjen e tij këto informata!

Në kohën e Vilsonit dhe pas tij në skenë doli një njeri shumë i rëndësishëm në politikën amerikane, Ky ishte kryetar i komisionit për marrëdhënie të jashtme pranë Kongresit amerikan pas Luftës së Parë Botërore. Ky njeri në fjalimin e tij që e mbajti në Boston të vitit 1922 mes tjerash tha: “Është për tu lavdëruar dëshira e popullit çifut në mbarë botën që të kenë vatan nacional për individët e kombit të tyre që dëshirojnë të kthehen në vendin që ka qenë djep i tyre dhe ku kanë jetuar dhe vepruar me mijëra vite. Unë nuk kam mundësi ta duroj mendimin se Kudsi dhe Palestina janë nën sundimin e muhamedanëve”.

Ky është fjalimi i kryetarit të komisionit për marrëdhënie me jashtë pranë Kongresit amerikan, fjalim të cilin e ka mbajtur 26 vjet para se të themelohet shteti izraelit, gjë që e përforcon idenë se ai nuk mund të tolerojë që Kudsi dhe Palestina të mbesin në sundimin e myslimanëve!!

Këtë e përmendim që të kuptojmë se para se të fillojnë të kthehen çifutët me të madhe në Palestinë, të krishterët besonin se medoemos duhet “Izraeli” të themelohet në Palestinë.

Një rezultat tjetër bashkëkohor protestant ishte se në Amerikë doli në shesh një ringjallje e madhe fetare kjo ishte ringjallje të cilën e cilësonin si fundamentalizëm, fundamentalizëm ungjillor. Duhet të ndalim dhe të flasim mbi këtë ringjallje që të shohim se çfarë neglizhence na ka kapluar neve myslimanëve, sidomos mediumet tona të cilat nuk na e paraqesin këtë fytyrë të civilizimit amerikan në fytyrën e tij të vërtetë si vend të nihilizmit, sekularizmit dhe atezimit.

Ne medoemos duhet të flasim më gjerësisht rreth kësaj ringjalljeje ose fundamentalizmi, i cili e merr përsipër realizimin e premtimit të rrejshëm, ndikon në udhëheqjen e politikës amerikane dhe opinionit të përgjithshëm amerikan dhe e përkrah plotësisht shtetin çifut, ne mënyrë që të mund t’i njohim ideologët dhe veprat e tyre.

Ringjallja evangjeliste- ungjillore

Libri që ta njofton Amerikën, libër i cili shpërndahet në secilën atashe kulturore amerikane, me titull “Amerika sot”, thekson se “amerikanët nuk janë popull jofetar, ashtu siç mendohet”. Normalisht, ngase feja e tyre është e lirë dhe e gjerë-mjafton t’i besosh kishës që të jesh anëtar i saj.

Statistikat tregojnë se shteti krishter më fetar në botë është Irlanda, e pastaj Amerika.

Instituti për statistikë Galop tregon se më shumë se 94% prej banorëve të Amerikës besojnë në Zot, normalisht sipas besimit të tyre, dhe se 71% prej banorëve të saj besojnë në ringjallje, sipas akides së Ungjillit. Disa statistika tjera thonë se numri i anëtarëve të kishës në SHBA gjatë vitit 1970 ka aritur në 131 milionë, kurse në vitin 1980 është ritur në 135 milionë kurse në dy vitet pas 1980-tës ka kërcyer në 139 milionë e 600 mijë.

Sa shpenzojnë këta njerëz për kishën? Sipas statistikave që i kemi, të cilat konsiderohën si të vjetra në vitin 1982, ata kanë shpenzuar 60 mijë milionë dollarë, kurse libri në fjalë “Amerika sot” e tregon vetëm gjysmën e kësaj shifre. Mirëpo, prapëseprapë kjo është shumë.

“Revista botërore për studime të misionarizmit” ka publikuar se në vitin 1979 lëmoshat që janë dhënë për kishën, për qëllime të misionarizmit, kanë arritur në 151 mijë milionë dollarë. Kjo nënkuptonë Amerikën dhe vendet tjera. Por kjo shifër në vitin 1990 është ngritur në më shumë se 180 miliardë. Ata vetëm për misionet e evangjelizimit të Somalisë kanë përgatitur 196 miliardë dollarë.

Universitetet dhe shkollat

T’i shohim universitetet, shkollat dhe rrjetin e televizionit në Amerikë…Sa mendoni se janë? Mos mendoni se ringjallja krishtere është si kjo ringjallje e jona islame, e cila nuk ka as revistë, as gazetë, as radiostacion, e mos të flasim për ndonjë program televiziv satelitor!! Jo! Ata posedojnë kisha, udhëheqin me qindra shkolla, universitete dhe institute në Amerikë. Në vitin 1981-82, numri i instituteve të arsimit të lartë ka arritur në 1948. Vallë, sa mund të jenë tani?!

Sa u përket shkollave, ata në vitin 1954 kishin 123 shkolla, kurse në vitin 1980 numri i tyre arriti në më shumë se 18 shkolla.

Nuk është gjë e re nëse themi se universitetet kryesore më të mëdha në Amerikë janë themeluar në bazë fetare protestante siç janë Harvardi, XhorxhTauni, Bilori, Denveri, Bostoni, Velli, etj..

Si rezyme mund të themi se fundamentalistët evangjelistë në Amerikë kanë më shumë se 20 mijë shkolla, institute, fakultete dhe me miliona nxënës, të cilët e mësojnë Tevratin dhe të gjithë i besojnë këtij besimi tevratik që e përmendëm në fillim.

Kryetarë dhe priftërinjë

Prej argumenteve me të cilat vërtetohet se Amerika është fetare, është fakti se dy kyetarët para Bushit kanë qenë nga radhët e fetarëve konzervativë-Karteri dhe Regani. Karteri ishte i përpiktë në kishën evangjeliste, andaj deri më sot ka mbetur misionar, duke udhëtuar mes Afganistanit, Sudanit dhe vendeve tjera duke e mbrojtur misionarizmin dhe duke e luajtur rolin e misionarit. Këtë e di secili që i përcjell lajmet e tij. Ai është misionar dhe prift. Kurse, kryetari që erdhi pas tij, Regani, përmendëm edhe më parë së në një fushatë zgjedhore më shumë se 11 herë ka thënë se u beson parashikimeve të Tevratit dhe betejës se Hermexhdunit.

Edhe një fakt i cili ndihmon për ta përforcuar konkludimin se Amerika është shtet fetar është statistika e cila tregon se librat më të shitur janë librat fetarë. Kështu në vitin 1984 një e treta e tregut të librit të shitur ka qenë tregu i librit fetar. Këto libra kanë kushtuar një miliardë dollarë, kurse i kanë blerë 37 milionë blerës.

Mediumi fetar

Ajo që habitë edhe më tepër është ndikimi i fesë në mediumin amerikan. Stacionet televizive dhe të radios janë përplot bisedë për Tevratin dhe figurat e tija, kurse revistat janë përplot me fotografitë e figurave më të spikatura kishtare siç është Xheri Grahami, Xheri Vilijami, etj. Këta figura, siç është edhe Svegarti, i cili dështoi në debatin që e pati me Ahmed Didatin, kanë publicitet më të madh, sesa që kanë figurat e kinemasë dhe sportit. Disa statistika tregojnë se numri i përcjellësve të programeve fundamentaliste fetare gjatë vitit 1980 ka qenë 47% e banorëve të Amerikës. Ata çdo javë hapin radiostacion të ri, kurse çdo muaj stacion televiziv të ri. Kjo është statistikë para disa viteve, e vallë si është tani situata?!

Në Amerikë ekziston një ligë e njohur e cila quhet “Liga nacionale e punëtorëve të radiostacioneve fetare”. Kjo ligë është themeluar në vitin 1944. Atëbotë ka pasur vetëm 49 stacione, në vitin 1980 numri i stacioneve ka arritur në 800, kurse në vitin 1982 u bënë 1000 stacione që bëjnë produksion dhe organizojnë emitimi të programit fetar.

Pasi kjo ligë u zgjerua kaq shumë, që nga viti 1980 ka filluar të mbajë kongres vjetor për anëtarët e saj. Në këtë kongres mbahet liturgji mëngjesi në interes të “Izraelit”. Lëvizja fundamentaliste krishtere i zotëron të gjitha rrjetet e video dhe audio kishave, kurse dy yjet e këtyre programeve, Xheri Folijoli dhe Pet Robertsoni marrin më shumë donacione, sesa dy partitë kryesore në Amerikë, ajo demokrate dhe republikane.

Krejt këto fakte janë nga gazetat amerikane. Lëvizja fundamentaliste amerikanë është bërë fenomen politik i shekullit njëzet, andaj shumë sociologë dhe psikologë janë duke e analizuar këtë fenomen.

Video kishat

Të habit televizioni fetar në Amerikë. Aq shumë programe fetare ka, sa që nuk mund t’i numërojmë. Liga e tyre thotë se ka 1000 radiostacione televizive dhe të radios që punojnë në koordinim mes tyre. Këto programe u ofrohen 115 milionë njerëzve në javë ose, thënë ndryshe 14 milionë njerëz i shikojnë video kishat. Disa studime thonë se dhjetë video kishat më të mëdha i shikojnë 40% të atyre që shikojnë televizion amerikan.

Normalisht këtu e gjen dallimin mes lehtësisë së islamit dhe vështirësisë së feve tjera. Neve na është bërë toka xhami dhe e pastër’t, kurse atyre për t’u falë u duhet kishë. Atëherë ata thanë se ne ju vijmë me kishë në shtëpi duke bërë video kisha. Në çdo moment që do ta hapësh televizionin para vetes do ta shohish kishën. Kështu familjet amerikane shkojnë në kishë duke e hapur programin televiziv që paraqet video kishë.

Instituti për statistikë Galop thotë se në vitin 1982, 52 milionë amerikanë kanë shikuar programe të video kishës ose të më shumë video kishave. Kurse në vitin 1983, kur u zbulua virusi Aids, numri i tyre u rrit në 60 milionë njerëz.

Në një studim vëzhgues që e ka bërë “Organizata e radiostacioneve të shteteve islame” me qendër në Xhide mbi radiostacionet misionare, shihet se vetëm në Amerikë ka 38 stacione televizive, 66 kompani për TV kablorë dhe 1400 radiostacione. Katër stacione televizive prej tyre, për çdo program, kanë buxhet më shumë se 50 milionë dollarë në vjet. Le ta krahasojmë këtë me realitetin e mediumeve islame!

Programe e programe

Kjo energji e mediumeve tani ka filluar t’i shfrytëzojë edhe satelitët. Parashihet se gjysma e këtyre stacioneve janë duke i përdorur satelitët. Kjo informatë është sipas informatave të vitit 1985, kurse tani sigurisht të gjitha stacionet janë satelitorë. Domethënë mbarë bota i shikon dhe i dëgjon.

Sipas listës do t’i shohim programet kryesore, udhëheqësit dhe numrin e atyreve që i përcjellin ato:

Emri i programit Udhëheqësi Emitimi Përcjelles javor Përcjellës mujor

(The 700 club) (Pet Robertson) Ditor 4.420.000 16.300.000

(Weekly Crusade) (Xhimi Svagert) Javor 3.640.000 9.254.100

(Hour of power) (Robert Shuller) Javor 2.720.000 7.641.000

(Praise the Lord) (Xhim Beker) Ditor 2.462.100 5.773.200

(Expect a Miracle) (Oral Roberts) Javor 3.037600 5.773.200

(Old-Time Gospel Hour) (Xheri Falvell) Ditor 1.870.000 5.603.400

(Kenneth show) (Keneth Kopland) Javor 1.782.900 4.924.200

(A stydy in the Word) (Xhimi Svagert) Ditor 1.867.800 4.584.600

(Day of Discovery) (Poll V. Gorder) Javor 1.443.300 4.075.200

(Rex Humbard show) (Reks Humbard) Javor 1.613.100 3.735.660

(Këto të dhëna janë sipas Dajvid V. Klark, ( Religious Television Audience, paper presented at : The Soceity for the Scientific Study of Religion, Savannah, Georgia, 25 October 1985, p.27.)

Në këtë kontekst duhet ditur se edhe në lëminë e kinematografisë jepen më shumë se 100 milionë dollarë për prodhim kinematografik në Holivud, të cilat prodhohen në sipërmarrjen GENIUS, e cila ka prodhuar 15 filma me përmbajtje nga kapitulli i Zanafillës dhe 18 filma nga Ungjilli i Lukës.

(Xhimi Svagert) thotë: “Ndiej se Amerika është e lidhur me një litar sekret me Izraelin. Kjo lidhje sipas bindjes time, krijohet, shumë kohë para se të zbulohet Amerika, ashtu si kthehet ideja çifuto-krishtere në Izrael dhe te premtimi i Zotit dhënë atij, premtim i cili e kaplon edhe Amerikën. Sepse, Zoti akoma thotë: “Unë e bekoj atë që e bekon Izraelin dhe e mallkoj atë që e mallkon atë”. Prej dhuntive të Zotit ndaj Amerikës është edhe fakti se kjo akoma është e fuqishme, kurse unë jam i bindur se kjo ka të bëj me përkrahjen që ia jep Izraelit dhe i lutem Zotit që ajo përherë t’i jep mbështetje atij.

Në vijim do të flasim shkurtimisht për disa figura kryesore të fundamentalistëve krishterë:

1- (Xheri Fallvel)

Ky është njeriu më autoritativ dhe me ndikim shumë të madh. Ky njeri e ka një organizatë me emrin “Shumica morale”. Ai ka thënë: “Përkrahja që duhet t’ia jep Amerika Izraelit, nuk është vetëm në interes të Izraelit, por edhe në interes të Amerikës“.

Ky njeri në fillim i thëriste njerëzit të jenë të krishterë, e më pas filloi të thotë se Amerika duhet të jetë republikë krishtero-çifute. Ai thotë: “Të dalësh kundër Izraelit domethënë të dalësh kundër Zotit”.

Duke folur për premtimin e dhënë Ibrahimit para katër mijë viteve ai thotë: “Për këtë Amerika duhet vazhdimisht ti ndihmojë Izraelit edhe materialisht edhe ushtarakisht”.

Kur u themelua Izraeli në vitin 1948, ai këtë nuk e konsideronte vetëm çelës të parashikimeve të Tevratit, por edhe: “Shenjë se Zoti e ka bekuar dhe ia ka përmbushur premtimin”.

Këtij nuk i mjaftojnë vetëm kufijtë momentalë të Izraelit, por i kërkon edhe vendet tjera arabe, prej Nilit deri në Eufrat. Ai në programin e tij “Një orë kohe nga Ungjilli” kur çifutët e sulmuan Libanin dhe e okupuan Bejrutin në vitin 1982, tha: “Kapitulli i Zanafillës në Tevrat thotë se kufijtë e Izraelit do të jenë nga Nili deri në Eufrat, pra gjithë kjo tokë është tokë e premtuar”. Sipas tij toka e premtuar kaplon: “Irakun, Sirinë, Turqinë, Saudinë, Egjiptin, Sudanin, Libanin, Jordanin dhe Kuvajtin”. Ata e konsiderojnë krejt këtë tokë të Kenaanit dhe si e tillë e tëra u takon izraelitëve. Ky njeri është mik i ngushtë i Bushit, siç përmendëm edhe më parë.

2- Poseduesi i linjës 800

Ky është njeriu i dytë si figurë televizive fetare. Ky njeri ka stacion televiziv që mbulon më shumë se 60 shtete që kanë transmetim satelitor. Ky njeri thotë se i vijnë më shumë se 4 milionë biseda telefonike nëpërmjet numrit falas 800. Këto biseda përmbajnë përgjigje fetare, konsultime, udhëzime kishtare etj.

Ky njeri në vitin 1988 e kandidoi vehten për kryetar të Amerikës si kundërkandidat të Bushit, mirëpo ndërkohë e tërhoqi kandidaturën.

Kjo është situata me fundamentalistët krishterë, mirëpo politika është e ndaluar për fundamentalistët islamikë.

Ekziston një stacion i njohur televiziv CBN, të cilin e posedon Pet Robertsoni dhe grupi i tij evangjelist fundamentalist, i cili punon 24 orë i përqëndruar në këshilla fetare. Ky stacion posedon edhe universitet me të njëjtin emër.

Nju Jork Tajmsi thotë se në mendjen e Pet Robertsonit nuk gjindet asgjë tjetër përveç ditëve të fundit të kësaj bote, ardhja e Mesihut dhe beteja e madhe e Hermexhdonit. Ky njeri ka pritur ardhjen e Mesihut në këtë vit, duke e arsyetuar këtë me atë se themelimi i shtetit izraelit është sinjal i numërimit tatëpjetë dhe se me lindjen e Izraelit parashikimet biblike do të realizohen në mënyrë të shpejtë.

Ai thotë se arabët janë armiqtë e Zotit dhe se nuk mundemi të jemi të drejtë me palestinezët përderisa këtë e kërkon vullneti i Zotit.

Me rastin e sulmit të Izraelit kundër Libanit, ai e themeloi stacionin televiziv, të cilin e emërtoi “Ylli i shpresës”. Ky stacion emitonte program nga pjesa e cila ishte nën okupim izraelit dhe nën komandë të forcave kolaboracioniste. Në hapje të këtij programi ai thoshte: “Kurani dhe mësimet islame nuk mund t’i përmbushin kërkesat shpirtërore të njeriut. Islami është duke përjetuar momente të vështira, ngase është ndarë mes vete”. Ai thotë: “Edhe pse të shumtë janë ata që kanë ndenja të thella negative, mirëpo kohën e fundit kanë filluar ta pranojnë mesazhin e Ungjillit nëse u ofrohet nëpërmjet televizionit”.

Ky njeri ka qenë në shoqërim të Bushit në udhëtimin e tij në Sudan, në vitin 1985, kur u bë marrëveshja amerikano-sudaneze për ekstradimin e çifutëve Flasha nga Sudani në Izrael. Ai ka organizuar edhe aeroplanë për udhëtimin e çifutëve nga Libani për në Izrael. Ky njeri nuk është çifut, por është i krishter fundamentalist evangjelist.

3- (Xhorxh Otson)

Ky është njeriu i tretë në radhët e fundamentalistëve krishterë. I beson tekstualisht Tevratit dhe beson në themelimin e Izraelit si hyrje për ardhjen e dytë të Mesihut. Ky njeri plotësisht i përkrahë çifutët. Në një reklamë të tij ai thotë: “Ne jemi të detyruar t’i sigurojmë siguri Izraelit ashtu si besojmë se krejt toka e shenjtë është trashëgimi e popullit çifut, nuk ka mundësi ta merr dikush tjetër ose të bëhen ndryshime. Ky është premtimi që ia ka dhënë Zoti Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit, premtim i cili kurrë nuk është anuluar”.

4- Majk Ivanz

Edhe ky njeri ka marrëdhënie miqësore me Bushin, por është njeriu më ekstrem prej të krishterëve. Ky mendon se Amerika me gjithë forcën e vet duhet të ndihmojë në krijimin e Izraelit dhe se kjo vepër është për hirë të Zotit, në shenjë të përkrahjes së Fjalës së Zotit. Ai Posedon një program i cili emërtohet si “Izraeli është çelësi i mbetjes së Amerikës”. Ky program emitohet një orë në ditë, në mbi 50 stacione dhe në mbi 25 shtete amerikane.

Ky njeri thotë: “Nëse Izraeli lëshon pe nga bregu perëndimor, kjo do të sjellë shkatërrimin Izraelit dhe të Amerikës pas tij. Nëse Izraeli ua jep palestinezëve bregun perëndimor, kjo do të thotë përgënjeshtrim i premtimit hyjnor në Tevrat, gjë që do të shkaktonte shkatërrimin e Izraelit e më vonë edhe të Amerikës nëse e sheh se është duke kundërshtuar Librin e Zotit dhe e konfrimon në këtë vepër”.

Ky njeri është shumë i shkathët në metodat e marketingut. Për këtë edhe e quan Kudsin, Kuds D.C. (Jerusalem D.C.) sikur që amerikanët e quajnë kryeqytetin e tyre Uashington D.C. që ta dallojnë nga njësia federative Uashington. Me këtë ka për qëllim se Jerusalemi, domethënë Kudsi, është qendër e Davudit (David Center).

Ai në deklaratën e tij me titull Jerusalem D.C. i drejtohet kryetarit amerikan edhe atij Izraelit duke u thënë: “Ne besojmë se Kudsi është gjë e veçantë e Zotit të gjithmundshëm. Fjala e Zotit nuk pranon negociata. Ne besojmë se Librat e shenjtë e pranojnë Kudsin si kryeqytet shpirtëror të Izraelit dhe se Mesihu çifut do t’i kthehet sërish”. Pastaj vazhdon dhe thotë: “Ne i besojmë fjalës së Zotit kur thotë: ‘Do ta bekoj atë që i bekon dhe do ta mallkoj atë që i mallkon’. Ne besojmë se detyrë e Amerikës është të qëndrojë në krah të Izraelit. Fjala e Zotit e pranon Kudsin, kurse ne jemi të obliguar të pranojmë fjalën e Zotit”.

Këtë deklaratë e kanë nëshkruar 1 milionë amerikanë dhe këto nënshkrime ia kanë dërguar edhe kryetarit amerikan edhe atij izraelit.

Ambasada krishtere ndërkombëtare

Ekziston edhe një organizatë fundamentaliste krishtere, të cilët i besojnë tekstualisht Tevratit dhe Inxhilit dhe ia japin premtimin e shpifur çifutëve. Kjo organizatë e ka emrin “Ambasada krishtere ndërkombëtare”. Këta njerëz besojnë se Zoti e ka themeluar këtë organizatë dhe qendra e kësaj organizate është në Kuds, kurse degët e saja i ka në mbarë rruzullin tokësor.

Themeluesi i kësaj organizate thotë: “Ne jemi më cionist se izraelitët. Kudsi është qyteti i vetëm që është nën përkujdesjen e Zotit dhe Zoti këtë tokë ua ka dhënë izraelitëve përgjithmonë”.

Kjo organizatë beson se nëse nuk mbetet Izraeli, atëherë Mesihu nuk do të ketë vend kur të vijë për së dyti.

Kjo organizatë jo vetëm që i përkrah izraelitët, por edhe u ndihmon në realizimin e politikës ekspanzioniste që e zbaton Izraeli, duke menduar se bregu perëndimor dhe Kitau janë tokë e dhënë nga Zotit popullit izraelit.

Kjo organizatë, ecila konsiderohet si organizata më e rrezikshme në Amerikë dhe në botë, i ka shtatë synime. Synimi i fundit është krishterizimi i çifutëve në Palestinë, domethënë që edhe ata të besojnë në ardhjen e Mesihut dhe të bëhen të krishterë para se të vijë Mesihu. Mirëpo, çifutët kanë arritur sukses që ta eliminojnë këtë pikë nga programi i tyre, duke i lënë vetëm gjashtë pika. T’i shohim këto pika!

1.Duhet dhënë interes të veçantë popullit çifut dhe shtetit izraelit.

2.Duhet përkujtuar dhe nxitur të krishterët që të luten për Kudsin dhe tokën izraelite.

3.Të mësohen të krishterët e mbarë botës dhe të informohen mbi atë që ndodhë në tokën e “Izraelit”.

4.Nxitja e udhëheqësve krishterë, organizatave dhe kishave që ta shfrytëzojnë ndikimin e tyre në vendet e tyre për interes të “Izraelit” dhe të popullit çifut.

5.Krijimi ose përkrahja e projekteve brenda Izraelit për të realizuar komoditet për to.

6.Shfrytëzimi i mundësisë për ndikim në pajtim mes arabëve dhe çifutëve.

Bazeli i dytë

Do të sjellim një shembull të kësaj organizate oktopodike të përhapur anembanë botës.

Është e njohur se në Bazel të Zvicrës në vitin 1897është mbajtur Konferenca e Parë e Cionistëve, në të cilën ka marrë pjesë edhe Hertzli. Po kjo organizatë ka mbajtur konferencë të ngjashme në të njëjtin qytet dhe shtet, mirëpo në këtë rast për cionizëm evangjelist. Ata e kanë mbajtur këtë konferencë në këtë qytet në vitin 1985 dhe në hapje të kësaj konference kanë thënë: “Ne kemi ardhur këtu si delegatë prej vendeve dhe kishave të ndryshme, në të njëjtën sallë ku e kanë mbajtur mbledhjen para 88 viteve Teodor Hertzli dhe delegatët e konferencës së parë cioniste, të cilët e vendosën tullën e parë për kthimin e shtetit Izrael. Kemi ardhur që të falemi së bashku dhe ta kënaqim Zotin, që ta shprehim besimin tonë të madh dhe nderimin e lartë ndaj Izraelit, si popull, tokë dhe besim, ta shprehim përkrahjen tonë ndaj tyre. Ne e kemi kuptuar se çifutët pas vështirësive që i kanë kaluar edhe më tej ballafaqohen me forca urrejtëse dhe shkatërruese, të ngjashme me atë që e kanë përjetuar në të kaluarën. Ne si të krishterë e kuptojmë se edhe vetë kisha nuk ka qenë e drejtë më çifutët gjatë tërë kohës së vuajtjeve dhe nënçmimit të tyre. Ne, në Evropë 40 vite pas gjenocidit jemi duke u bashkuar, që ta shprehim përkrahjen tonë ndaj Izraelit dhe të flasim për një shtet që është përgatitur këtu në Bazel. Këtë ne e themi çdo herë. Forcat që mund ta përsërisin ose t’i kthejnë ata njerëz që përsëri mund të bëjnë gjenocid ndaj çifutëve, nuk kanë më kthim”.

Ata e thanë edhe këtë: “Ne i urojmë shtetit izraelit dhe popullit të tij të ariturat e shumta që i kanë bërë në një kohë të shkurtër, e cila është më pak se katër dekada. Ne ju nxisim të jeni të fuqishëm në Zotin dhe të inspiroheni nga natyra e Tij ndaj asaj që ka mundësi t’u del në rrugë. Ne kërkojmë prej jush me dashuri që të realizoni shumë gjëra të cilat i synoni dhe duhet të kuptoni se vetëm dora e Zotit është ajo që ju ka ndihmuar ta ktheni tokën dhe ju ka kthyer nga vendet e ndryshme sipas premtimeve që i kanë ardhur në tekstet e shenjta. Së fundi kërkojmë prej mbarë çifutëve të botës që të shpërngulen në Izrael, ashtu siç kërkojmë prej çdo të krishteri t’i përkrahë dhe t’u ndihmojë shokëve të tyre çifutë në të gjitha hapat e tyre në të cilat inspirohen prej Zotit”.

Duhet përkujtuar se në këtë konferencë të gjithë delegatët kanë qenë të krishterë, pra mos u habitni prej këtyre teksteve e të mendoni se ata janë çifutë.

Çka ka vendosur kjo konferencë? Vallë vendimet e saja kanë pasur lidhje me të krishterët dhe çështjet e tyre fetare?! Të shohim:

1. Perëndimi nuk duhet t’i ndihmojë Bashkimit Sovjetik, përderisa nuk u jep të drejtë çifutëve të shpërngulen në Izrael. Kjo edhe ka ndodhur pastaj.

2. Duhet të nxitet Izraeli dhe populli i tij që të merr pjesë në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare dhe të kërkohet që Amerika dhe shtetet europianë të tërhiqen nga çdo mbledhje nëse nuk prezenton Izraeli.. Këtë vendim e kanë sjellë sepse shtetet arabe të cilët ishin të shumtë në numër disa herë kërcënoheshin se nuk do të mernin pjesë nëse prezanton Izraeli.

3. Të gjitha shtetet duhet ta pranojnë shtetin e Izraelit dhe të kenë marrëdhënie diplomatike me të, sidomos Vatikani. Mund të thoni pse Vatikani në veçanti. Sepse Vatikani është qendra e katolikëve, kurse katolikët nuk e kanë këtë besim të thellë si të protestantëve për Izraelin, kurse kjo domethënë se po qe se myslimanët lëvizin, do të mund të përdoren dy elemente shumë të mira, një: katolikët dhe dy: çifutët të cilët nuk e pranojnë Izraelin, sidomos ata të Amerikës ku gjinden tre milionë çifutë të cilet nuk besojnë në themelimin e Izraelit Prej tyre ka shkrimtarë, letrarë, mendimtarë etj., të cilët e sulmojnë shtetin izraelit, mirëpo për fat të keq askush nuk di t’i shfrytëzojë si duhet.

4. Jehuda është Samera sipas Tevratit dhe ligjit ndërkombëtar, andaj sipas gjendjes faktike duhet të jetë një pjesë e Izraelit.

5. Të gjitha shtetet duhet ta pranojnë Kudsin si kryeqytet të përhershëm dhe të pandarë të Izraelit dhe t’i shpërngulin ambasadat nga Tel Avivi atje.

6. Duhet kërkuar prej shteteve simotra të Izraelit që mos t’i japin armatim asnjë shteti që është në luftë me Izraelin. Këtu llogaritet edhe Egjipti edhe pse ai e pat nënshkruar marrëveshjen e Kampdejvidit.

7. Duhet kërkuar prej të gjitha shteteve që ta dëbojnë Organizatën për çlirimin e Palestinës dhe këtë duhet konsideruar si organizatë terroriste. Kjo kërkesë mbështetet në citatin tevratik se Zoti e bekon atë që e bekon Izraelin dhe e mallkon atë që e mallkon Izraelin.

8. Duhet gjykuar secilën dukuri të antisemitizmit.

9. Duhet përkujtuar të gjitha gjenocidet që i ka bërë i ashtuquajturi civilizim krishter dhe ata që quhen të krishterë, sidomos atë që e kanë bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas tyre domethënë secili që ka luftuar kundër çifutëve nuk paska qenë i krishterë i vërtetë.

10. Duhet punuar që t’u gjejmë vend arabëve që janë shpërngulur nga Palestina në vitin 1948 në vendet ku janë tani.

11. Duhet ndihmuar Izraelin ekonomikisht duke themeluar fond ndërkombëtar me kapital 100 milionë dollarë për investime për zhvillim. Mënjëherë pas konferencës janë tubuar aq para, veç ndihmave të cilat vazhdimisht mblidhen për ta ndihmuar Izraelin, duke e potencuar investimin në shtetin e Izraelit.

12. Duhet kërkuar prej mbarë të krishterëve dhe mbarë shteteve që mos t’u nënshtrohen shteteve që i bëjnë bllokadë ekonomike Izraelit. Kjo edhe ndodhi: bllokada ekonomike që ishte u anulua edhe pse edhe deri tani ka qenë më tepër formale.

13. Duhet ftuar Koncilin kishtar ndërkombëtar në Gjenevë që ta pranojë lidhjen tevratore që e lidh popullin çifut me tokën e premtuar dhe dimenzionin tevratik e paralajmërues të Izraelit. Domethënë besimi në bazë të të cilit është ngritur Izraeli duhet besuar si besim kishtar.

14. Të gjithë anëtarët e kësaj konference luten dhe e presin me mall ditën kur do të bëhet Kudsi qendër e interesimit njerëzor, atëherë kur mbretëria hyjnore do të bëhet realitet faktik”. (Shiko mbi këtë: “Dimnezioni fetar”, fq. 14 dhe “Pejgamberllëku dhe politika”, fq. 131. Autorja e këtij libri ka marrë pjesë në këtë konferencë dhe e ka sqaruar atë që ka ndodhur në të.)

Mbretëria hyjnore sipas të krishterëve është mbretëria e Isaut [alejhis-selam], kurse sipas çifutëve është mbretëria e mesihut Dexhall, siç kemi përmendur më parë.

Duhet potencuar se ata që besojnë në këtë premtim tevrator, ata besojnë në mbretërinë e Dexhallit, kështu që secili i cili e pranon këtë ose beson në këtë me zemër të qetë dhe të sigurt, ai dashtë e pa dashtë, me dije ose pa dije, është duke punuar në ngritjen e mbretërisë së Dexhallit, vepron për t’i realizuar premtimet tevratore, të cilat i pretendojnë ata dhe është në shërbim të këtyre synimeve cioniste. Këtu edhe është pika e dallimit mes islamistëve dhe atyreve që vrapojnë pas lloj-lloj negociatave dhe marrëveshjeve. Për këtë edhe nuk është gabim nëse parashtrohet pyetja: cili është qëndrimi i islamistëve ndaj procesit paqësor? Ne e refuzojmë totalisht këtë gjë, jo nga inati dhe ngurtësia, por nga besimi i paluhatshëm.

Nëse fundamentalistët çifutë dhe të krishterë nuk ngurrojnë ta refuzojnë këtë proces tërësisht, atëherë ata që e posedojnë premtimin e vërtetë të All-llahut, Fjalën e Tij të përhershme dhe lajmërimet e vërteta, janë më meritorë ta kenë këtë qëndrim.

Refuzim i përbashkët

Shumë dilema dhe analiza, qofshin perëndimore ose arabe, parashtrohen mbi fshehtësinë e qëndrimit unik mes fundamentalistëve nga të gjitha taboret në drejtim të refuzimit të procesit paqësor?

Ne, edhe pse nuk e pranojmë këtë emërtim, themi se pika e përbashkët mes neve dhe atyre është se secili prej nesh beson në premtimin e All-llahut, në përputhje me besimin e vet…

Ne i besojmë premtimit të vërtetë të All-llahut… Kurse ata i besojnë premtimit të rrejshmë dhe të shpifur mbi All-llahun. Dy premtime që kurrë nuk përputhen.

Dallimi është se ne në premtimet tona mbështetemi në Fjalë të All-llahut dhe të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe në fakte reale. Në këtë konstekst do t’i përmendi disa përgëzime të këtij premtimi të vërtetë.

Ne në çdo rekat të namazit lexojmë:

﴿ اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَصِرَاطَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلَا الضَّالِّينَ

“Udhëzona në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!” (ElFatiha; 6-7).

All-llahu është i hidhëruar me çifutët, kurse të devijuarit janë të krishterët. Pra ne, në çdo rekat lexojmë ajet, i cili kërkon prej nesh që ta dijmë se premtimin të cilin e pretendojnë ata është i kotë, i rrejshëm dhe i deroguar. Nëse Ibrahimit [alejhis-selam]i është dhënë premtimi, atëherë i është dhënë këtij ummetit monoteist, ummet të cilin All-llahu shumë e bekon dhe fe ne të cilën për çdo ditë hyjnë shumë njerëz, fe e cila depërton në fise dhe popuj, siç edhe përmend Tevrati. Ky ummet është ummeti i Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili është arabit, pasardhësit dhe të Ismailit [alejhis-selam]. Arabët kanë depërtuar te të gjithë popujt; te hindusët, tek afganët, tek evropjanët, te berberët, tek etiopiasit, etj. Pra, ata kanë depërtuar në çdo vend. Ky qenka populli, të cilin e ka shtuar dhe e ka bekuar All-llahu. Kjo tokë i është dhënë këtij ummeti siç tregon edhe vet Tevrati. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “All-llahu zgjodhi nga bijtë e Ibrahimit Ismailin, kurse nga bijtë e Ismailit zgjodhi Kenanen, nga kenanët zgjodhi kurejshitët, nga kurejshitët zgjodhi hashimitët, kurse mua më zgjodhi nga hashimitët.” (Ahmedi dhe Tirmidhiu; sahih).

Në këtë kontekst hyjnë të gjitha ajetet dhe hadithet që përgëzojnë ardhjen e Islamit dhe ngadhnjimin mbi të gjitha fetë. Kurse premtimi i All-llahu dhënë çifutëve është i qartë dhe i kuptuar:

﴿وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكَ لَيَبْعَثَنَّ عَلَيْهِمْ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ مَنْ يَسُومُهُمْ سُوءَ الْعَذَابِ إِنَّ رَبَّكَ لَسَرِيعُ الْعِقَابِ وَإِنَّهُ لَغَفُورٌ رَحِيمٌ

“Përkujto (o i dërguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do të vë, deri në ditën e kijametit, sundimin e ndonjë që ka për t’ua shijuar atyre mundimin më të shëmtuar. Vërtet Zoti yt ndërmerr shpejt dënimin, Ai edhe falë e mëshiron shumë.” (ElAraf; 167)

Ky është premtimi i All-llahut, të cilin kurrë nuk do ta thejë, ndërsa ata që pajtohen me rezultatet e procesit paqësor, pozicionohen kundër këtij ajeti. All-llahu paska premtuar se do të dërgojë njerëz të cilët deri në Ditë të Kijametit do t’i dënojnë si është më keq. Hitleri është një pjesë e këtij premtimi, OÇP-ja një pjesë tjetër, xhihadi që bëhet tani në atë tokë të bekuar një pjesë tjetër e kështu me radhë. Ky proces do të përfundojë me shkatërrimin e çifutëve, siç ka thënë All-llahu:

﴿ ضُرِبَتْ عَلَيْهِمْ الذِّلَّةُ أَيْنَ مَا ثُقِفُوا إِلَّا بِحَبْلٍ مِنْ اللَّهِ وَحَبْلٍ مِنْ النَّاسِ وَبَاءُوا بِغَضَبٍ مِنْ اللَّهِ وَضُرِبَتْ عَلَيْهِمْ الْمَسْكَنَةُ ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ كَانُوا يَكْفُرُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ وَيَقْتُلُونَ الْأَنبِيَاءَ بِغَيْرِ حَقٍّ ذَلِكَ بِمَا عَصَوْا وَكَانُوا يَعْتَدُونَ

” Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjinden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të myslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtruar shtypja e mjerimi. Këtë për shkak se ata i mohonin argumentet e All-llahut, i mbytnin mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore)”. (Ali Imran; 112).

Pra, mposhtja, dobësia dhe përbuzja janë gjendje konstante e tyre, me përjashtim të rasteve të caktuara. Litari i Zotit dhe litari i njerëzve ende qëndron varur. Nëse ata e shfrytëzojnë këtë përjashtim dhe forcohen, atëherë sërish kthehet ligji i All-llahu dhe zbatohet mbi ta.

﴿ إِنْ أَحْسَنتُمْ أَحْسَنتُمْ لِأَنفُسِكُمْ وَإِنْ أَسَأْتُمْ فَلَهَا فَإِذَا جَاءَ وَعْدُ الْآخِرَةِ لِيَسُوءُوا وُجُوهَكُمْ وَلِيَدْخُلُوا الْمَسْجِدَ كَمَا دَخَلُوهُ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَلِيُتَبِّرُوا مَا عَلَوْا تَتْبِيرًاعَسَى رَبُّكُمْ أَنْ يَرْحَمَكُمْ وَإِنْ عُدْتُمْ عُدْنَا وَجَعَلْنَا جَهَنَّمَ لِلْكَافِرِينَ حَصِيرًا

“Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t’ju shëmtojnë fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë. Zoti juaj do t’ju mëshirojë (nëse pendoheni), e nëse ju i ktheheni (të keqes), kthehemi (me ndëshkim) edhe Ne. E xhehennemin e kemi bërë burg për jobesimtarët.” (ElIsra; 7-8).

Në çdo kohë që ata kthehen, All-llahu ua kthen dënimin. Andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka përgëzuar në hadith të vërtetë: “Nuk do të ndodhë Kijameti derisa nuk i luftoni çifutët, kur edhe guri e druri do të thonë: O mysliman, o rob i All-llahut, eja se pas meje kam një çifut, vrite”. (Buhariu dhe Muslimi).

Kjo gjithsesi ka për të ndodhur, sepse ajo që tregon Pejgamberi është e vërtetë. Jo vetëm kaq, por ne besojmë se edhe Isau [alejhis-selam] do të zbret, siç tregojnë hadithet e vërteta, e do t’i vret të krishterët dhe çifutët, kurse i pari të cilin do ta vret, është mbreti i çifutëve, mesihu Dexhall. Atë do ta vret në Babu Lud në Palestinë. Ai nuk pranon asgjë prej tyre, përveç nëse bëhen myslimanë, përndryshe vriten. “Do ta thejë kryqin, do ta vrasë derrin dhe do ta ngrejë xhizjen”. Para të krishterëve nuk do të mbetet rrugëdalje tjetër: ose të bëhen myslimanë, ose të vriten me shpatën e Isaut [alejhis-selam].

Të gjitha hadithet që flasin për ardhjen e Isaut [alejhis-selam] janë në kundërshtim me procesin paqësor dhe të gjitha hadithet që flasin për ardhjen e Mehdiut në kohën e fundit, e kundërshtojnë këtë gjë, sepse myslimanët janë ata që do të luftojnë krah për krah me Mehdiun kundër jomyslimanëve, e pastaj do të zbret Isau dhe do ta vazhdojë betejën e tij. Isau [alejhis-selam] do të falet pas Mehdiut, për të treguar se ai nuk ka ardhur me sheriat të ri, por është duke e pasuar sheriatin e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Për këtë ai falet pas Mehdiut dhe lufton së bashku me myslimanët.

Rajon i luftërave dhe sprovave, e jo rajon i paqes

Sipas të gjitha haditheve që flasin për kohën e fundit tregojnë se ky rajon do të jetë përplot me sprova dhe luftëra, e jo siç ëndërrojnë ata se rendi i ri ndërkombëtar do ta bëj këtë rajon, “rajon të paqës”. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Nuk do të ndodhë Kijameti derisa nuk do t’ju luftojnë romakët e të zbresin në thellësira”. Në transmetim tjetër qëndron: “Derisa të zbresin në Dabuk.” (Muslimi). Rajoni i Shamit është ky rajon, rajon i madh për betejë të madhe. Në këtë rajon do të ndodhin edhe betejat e myslimanëve para se ta çlirojnë Konstantinopolin dhe para se ta çlirojnë Romën, me leje të All-llahut [subhanehu ve teala]. Hadithet që flasin për vlerën e Shamit, i ka përmendur ShejhulIslam Ibën Tejmijje dhe i ka komentuar duke thënë se Shami do të jetë fortifikata e fundit e myslimanëve në kohën e fundit. Ai do të jetë strehimoreja e myslimanëve dhe se myslimanët në këtë vend do të luftojnë kundër romakëve. Duhet shumë kohë për të folur rreth këtyre haditheve, mirëpo qëllimi është se krejt këto hadithe i përgënjeshtrojnë këto gjëra që ndodhin në këtë proces të paqes, qofshin ato premtime tevratike, thënie të kryetarëve amerikanë, apo të fundamentalistëve evangjelistë. Bushi, në konferencën e Madridit, pat thënë: “Nuk është qëllimi i kësaj konference përfundimi i luftës, por përfundimi i armiqësisë”. Mirëpo, All-llahu e përgënjeshtron këtë thënie dhe këtë mendim duke thënë:

﴿ وَإِنْ تَتَوَلَّوْا يَسْتَبْدِلْ قَوْمًا غَيْرَكُمْ ثُمَّ لَا يَكُونُوا أَمْثَالَكُمْ

“Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.” (Muhammed; 38).

﴿ يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى أَوْلِيَاءَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ وَمَنْ يَتَوَلَّهُمْ مِنْكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ

” O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.” (ElMaide; 51).

﴿ يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا مَنْ يَرْتَدَّ مِنْكُمْ عَنْ دِينِهِ فَسَوْفَ يَأْتِي اللَّهُ بِقَوْمٍ يُحِبُّهُمْ وَيُحِبُّونَهُ أَذِلَّةٍ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ أَعِزَّةٍ عَلَى الْكَافِرِينَ يُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَلَا يَخَافُونَ لَوْمَةَ لَائِمٍ ذَلِكَ فَضْلُ اللَّهِ يُؤْتِيهِ مَنْ يَشَاءُ وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ

” O ju që besuat! Kush largohet nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.” (ElMaide; 54).

Largimi nga feja dhe kthimi i shpinës asaj

Nëse e lëmë xhihadin në këtë kohë dhe besojmë se nuk ka armiqësi mes nesh dhe çifutëve, atëhere ia kemi kthyer kokën urdhërave të All-llahut, gjë me të cilën meritojmë zëvendësim me popuj tjerë, të cilët i kanë këto cilësi:

﴿ وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَيَسْتَخْلِفَنَّهُم فِي الْأَرْضِ كَمَا اسْتَخْلَفَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمْ دِينَهُمْ الَّذِي ارْتَضَى لَهُمْ وَلَيُبَدِّلَنَّهُمْ مِنْ بَعْدِ خَوْفِهِمْ أَمْنًا يَعْبُدُونَنِي لَا يُشْرِكُونَ بِي شَيْئًا وَمَنْ كَفَرَ بَعْدَ ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمْ الْفَاسِقُونَ

” Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit.” (EnNur; 55).

Ky është premtim i Zotit se do të jemi mëkëmbës të tokës. Gjithashtu All-llahu thotë:

﴿ وَلَقَدْ كَتَبْنَا فِي الزَّبُورِ مِنْ بَعْدِ الذِّكْرِ أَنَّ الْأَرْضَ يَرِثُهَا عِبَادِي الصَّالِحُونَ

“Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.” (ElEnbija; 105).

Pastaj ka edhe shumë lajme tjera se kjo fe do të arrijë atje ku arrin dita dhe nata dhe se do të zbatohet premtimi i vërtetë, kurse premtimi i rrejshëm do të asgjësohet dhe do të refuzohet:

﴿ بَلْ نَقْذِفُ بِالْحَقِّ عَلَى الْبَاطِلِ فَيَدْمَغُهُ فَإِذَا هُوَ زَاهِقٌ وَلَكُمْ الْوَيْلُ مِمَّا تَصِفُونَ﴾

“Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.) .” (ElEnbija; 18).

Përskaj kësaj që thashë, dëgjoni se ç’thotë Pet Robertsoni: “Do të kisha shpresuar të kem mundësi të them se do të ketë paqe, mirëpo unë besoj se beteja e Hermexhdunit është duke ardhur dhe do të ndodhë në luginën Feridun. Kjo do të ndodhë. Ata mund të nënshkruajnë çfarëdo marrëveshje për paqe, mirëpo kjo asgjë nuk do të realizojë. Janë duke ardhur ditë të zeza”. Ai shton: “Unë nuk jam duke planifikuar që të hyj në xhehenemin e ardhshëm, por Zoti do të zbret nga lartësitë. Hyji im, jam i gëzuar për këtë gjë, jam i gëzuar se do të vish për së dyti.”( Shiko: “Politika dhe pejgamberllëku”, fq. 37.)

Përputhje, por..!

Jemi duke parë se edhe ata nuk i besojnë procesit paqësor, e edhe ne nuk i besojmë këtij procesi, atëherë le të shohim se kush është pronar i premtimit të vërtetë dhe kush është pronar i premtimit të rrejshëm.

﴿ قُلْ كُلٌّ مُتَرَبِّصٌ فَتَرَبَّصُوا فَسَتَعْلَمُونَ مَنْ أَصْحَابُ الصِّرَاطِ السَّوِيِّ وَمَنْ اهْتَدَى

“Thuaj: “Secili është duke pritur, pra pritni edhe ju, se së shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtarët e rrugës së drejtë dhe e gjeti të vërtetën.” (Taha; 135).

Xheri Folvelli thotë: “Dëshirat paqësore janë vepra të fshehta”. “Nuk i takon Izraelit të lëshojë pe nga ndonjë pjesë e Palestinës, sepse është tokë tevratore, të cilën Zoti ia ka premtuar popullit të vet”.

Daglas Krekeri thotë: “Fundamentalistët evangjelistë, po sikur çifutët dhe ortodoksët, janë të dehur pas tokës së premtuar pasardhësve të Ibrahimit dhe se Izraeli mundet t,i shfrytëzojë fundamentalistët evangjelistë që nëpërmjet radiove dhe televizioneve të tyre të jep pasqyrë të kundërt për Izraelin, ashtu siç e dëshirojnë dhe e pranojnë amerikanët, duke e përhapur idenë se Zoti e do Izraelin e fuqishëm ushtarakisht dhe se sa më shumë që përforcohet Izraeli ushtarakisht, aq më tepër shtohet dashuria e përkrahësve nga e djathta fetare në Amerikë”. Domethënë aq sa e refuzojnë izraelitët paqen, aq më shumë djathtistët fetarë i duan ata.

Xhim Robensoni, të cilin Regani e pat ftuar që ta hap festimin e Partisë Republikane me lutje, mes tjerash thotë: “Nuk do të ketë paqe derisa të kthehet Mesihu dhe se çdo përgëzim për paqe para kësaj kohe, është anatemë”. “Secili njeri që beson në paqe është kundër vullnetit të Zotit, është kundër Mesihut”.

Autorja e librit “Pejgamberllëku dhe politika” thotë se 40 milionë fundamentalistë evangjelistë besojnë fuqishëm se Vet Zoti dëshiron që Izraeli ta merr tërë tokën arabe të cilën ka mundësi ta merr”.

Rezolutat e Kombeve të Bashkuara

janë principe që shkëlqejnë

Një fundamentalist evangjelist u drejton një thirrje çifutëve ku mes tjerash thotë: “Çifutët nuk guxojnë t’u jenë besnik këtyre principeve të shkëlqyeshme-“ligjeve ndërkombëtare”, sepse Izraeli duhet herë pas here t’i thyejë ligjet e Kombeve të Bashkuara dhe vet të përcaktojë se çka është e ligjshme dhe e moralshme, duke u bazuar vetëm në një rregull: në atë që është e mirë për çifutët dhe që është në interes të çifutëve”.

Për këtë një kundërshtar i qeverisë së Shamirit, anëtar i organizatës për të drejtat e njeriut, Israil Shahak, thotë: “E djathta krishtere e re e arsyeton secilën vepër ushtarake dhe kriminele që e bënë Izraeli. Pra, ata janë duke i përkrahur këto vepra”.

Qëllimet e procesit paqësor

Qëllimet e procesit paqësor janë të shumta, mirëpo ne do t’i përmendim vetëm disa në shpejtësi.

• Ndalja e xhihadit palestinez.

• Ngushtimi i hapësirës për daven islame. Ndoshta edhe e godisin rëndë këtë ringjallje islamike.

• Shkatërrimi i forcave ushtarake që janë përreth izraelit, siç është Iraku, Siria, Egjipti, etj.

• Nënshtrimi i këtij rajoni nën presionin ushtarak çifut dhe prania amerikane e madhe në këtë rajon.

• Ndryshimi i planprogrameve shkollore dhe mediale, me qëllim të ndryshimit të kulturës së myslimanëve sidomos ndaj çifutëve.

• Zotërimi ekonomik në këtë rajon të jetë në dorë të çifutëve nëpërmjet kamatës dhe bankave që punojnë me kamatë.

• Përhapja e kulturave krishtere dhe çifute në çdo vend të këtij rajoni.

• Vjedhja e thesarit natyror, siç është nafta dhe shfrytëzimi i saj për interesa izraelite dhe amerikane. E njëjta gjë vlen edhe për ujin.

• Prishja e moralit të këtij rajoni, nëpërmjet drogës, filmave të fëlliqur, prostitucionit, sëmundjeve të ndryshme, etj.

• Hapja e dyerve për spionim izraelit.

• Zbulimi i gjurmëve të vjetra çifute për të argumentuar se kjo është tokë çifute.

Propozime për ballafaqim

1. Përhapja e njohjes së akides së vërtetë në mbarë ummetin, njohja e akides së velasë dhe berasë (dashuria për Allah dhe urrejta për Allah)- të tregojmë se kjo betejë është islamike e jo nacionale.

2. Ngjallja e rolit të xhamisë për ta rezistuar këtë rrymë të mediumit dhe të kulturës e cila është në kundërshtim me Islamin. Ne nuk posedojmë më shumë se xhamitë, andaj t’i shfrytëzojmë maksimalisht ato.

3. Bashkimi i radhëve të Ehli Sunnetit anembanë botës si një hap për bashkimin e mbarë ummetit në suaza të metodës së selefit.

4. Krijimi i bankave islamike për t’i përballuar bankat kamatore që janë duke u përhapur me të madhe në rajon.

5. Sqarimi i rrezikut të madh që ka ndryshimi i planprogrameve shkollore dhe mediale.

6. Duhet futur shpresë në ummet me premtimet e All-llahut duke e argumentuar me argumente nga Kurani dhe sunneti, si dhe nga rastet e jetës së përditshme.

7. Zgjerimi i aktivitetit në Perëndim, sidomos në Amerikë, për të bërë presion si myslimanë në vendimet që i merr Amerika.

8. Qëndrimi i vërtetë në anën e palestinezëve me gjithë forcën që e kemi. T’u ndihmojmë atyre me dave, me libra dhe me çdo gjë tjetër që e posedojmë.

9. Duhet të kërkojmë që të tërhiqen të gjitha paratë që i kanë myslimanët në bankat kamatore që gjinden në duart e këtyre armiqve.

10. Duhet luftuar luksin dhe harxhimin e tepruar, të cilin është duke e jetuar ky ummet. Secili njeri duhet të kursejë nga pak nga rroga ose ushqimi i vet, sepse jemi përballë një armiku të madh dhe të egër. Kjo betejë nuk është beteja e fituesit dhe humbësit, por betejë për ekzistencë-të jesh ose të mos jesh.

﴿ وَاللَّهُ غَالِبٌ عَلَى أَمْرِهِ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

“All-llahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve)”. (Jusuf; 21).

publikimi i parë:AlbIslam.Com janar, 2001

Autor: Dr.Sefer Havalee

Titulli i origjinalit: القدس بين الوعد الحق والوعد المفترى

Transkriptim i ligjëratës së mbajtur në Xhide me datë 3 xhemadilevvel 1412 h, versionin elektronik të librit në origjinal mund ta gjeni në:

 

Përktheu: Bekir Halimi

Artikujt e paraqitur në këtë sekcion janë mendime dhe komente personale te autorëve dhe nuk korespondojnë domosdoshmërisht me ate që redaksia i din për të vërteta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit