0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kuçi: Kosova e gatshme për paqe me Serbët

Më të lexuarat

Kosova është e gatshme edhe për dialog politik me Serbinë, ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës, ai tha se ende nuk ka ndonjë nismë konkrete për takime në nivelin e lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku përmendet sidomos takimi i mundshëm midis dy kryeministrave, por ai ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për normalizimin e raporteve me Serbinë, transmeton rel.
“Ne nuk ngarendim që të kemi takime të tilla, por ajo që mund të them është se kudo që përfaqësohet Kosova si shtet, ne nuk kemi turp te kemi takime me askënd. Të tjerët duhet të ndihen keq në raport me neve”, ka thënë Kuçi.
“Kosova dhe Serbia duhet të përfundojnë marrëdhëniet e konfliktit me një traktat të paqes. E ky traktat nënkupton që të definohen raportet ndërshtetërore, të përfshihen reparacionet e luftës…nënkupton ndërtimin e marrëdhënieve për të ardhmen. Traktatet janë marrëdhënie mes dy sovraniteteve, pra shtetet bëjnë traktate dhe jo të tjerët”, ka thënë Kuçi./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit