-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kuçi: Kosova e gatshme për dialog politik

Më të lexuarat

Brukseli asnjëherë nuk bën kërkesë që do ta dëmtonte Kushtetutën e Kosovës dhe Pakon e Ahtisaarit, të cilën ne e kemi negociuar bashkë me Bashkësinë ndërkombëtare në vitet 2005-2007. Kështu theksoi zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, duke u përgjigjur në deklaratën e Përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Catherine Ashton , se Kosova dhe Serbia duhet të bëhen gati për vendime të vështira. Sa i përket dialogut, Kuçi tha se Kosova ka plan inicial për bisedime dhe në momentin kur të finalizohet ai do të dërgohet në Kuvend.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi tha sot se Brukseli ka bërë ftesë për dialog politik me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke komentuar deklaratat e zyrës së përfaqësues së lartë për politike të jashtme dhe Siguri Catherine Ashton, se Kosova dhe Serbia duhet të bëhen gati për vendime të vështira, Kuqi tha se Brukseli asnjëherë nuk bën kërkesë që do ta dëmtonte Kushtetutën e Kosovës.

“Brukseli asnjëherë nuk bënë kërkesë që do ta dëmtojë atë që ne e quajmë Kushtetutë të Kosovës, Pako të Ahtisaarit dhe atë të cilën ne e kemi negociuar bashkë me Bashkësinë ndërkombëtare ne vitet 2005-2007. Logjika është që veriu në radhë të parë të menaxhohet në mënyrë të plotë, të hiqen strukturat paralele të ketë rend dhe ligj atje dhe të ketë zhvillim ekonomik në integrim të plotë të qytetarëve serb të asaj pjese ne jetën dhe institucionet tona, këtu kemi të bëjmë me rehabilitim apo normalizimin e raporteve në mes të dy shteteve”, theksoi Kuçi, transmeton RTK.

Sa i përket planit për bisedime, Kuçi bëri të ditur se qeveria e Kosovës ka një plan inicial, i cili do të finalizohet edhe me pëlqimin e Kuvendit të Kosovës.

“Unë e vërej gjithmonë frikën e përgatitjes apo jo adekuate të institucioneve apo përfaqësuesve tonë, kjo edhe mund të ndodh është e natyrshme, por unë po them se Kosova është e përgatitur në plotëni. Kosova ka aftësi për një përgatitje të tillë ka mbështetjen e duhur ndërkombëtare coftë politike qoftë në ekspertizë. Kosova e ka një plan inicial por plani ende nuk e ka draftin final momentin që bëhet plan final do të jetë gjithsesi në Kuvendin e Kosovës dhe çdo vendim do të jetë me pëlqimin e Kuvendit të Kosovës”, tha ai

Kuçi theksoi çdo plan i qeverisë për dialogun do të jetë në kuadër të Kushtetutës dhe nuk do të bie ndesh me Planit të Ahtisaarit. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit