0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kuçi jep dorëheqje nga të dy postet qeveritare

Më të lexuarat

Hajredin Kuçi ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, pasi që deputetët e Kuvendit të Kosovës të premten votuan kundër heqjes së neneve 37 dhe 38 nga Kodi Penal, nene këto që cenojnë lirinë e shtypit.

Kuçi ka thënë se e ka ndërmarrë këtë hap për të mbajtur fjalën që e kishte dhënë me parë, se nëse miratohen në Kuvendin e Kosovës dy nenet (37 e 38) të Kodit Penal të kontestuara nga shoqëria civile dhe asociacionet ndërkombëtare, ai do të japë dorëheqje.

Ministria e Drejtësisë është sponsorizuese e Projekt Kodit Penal të Kosovës. Në një takim të zhvilluar me 3 shkurt, në mes të Ministrit Hajredin Kuçi dhe përfaqësuesve të Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës, palët janë pajtuar që këto dy nene të largohen nga Projekt Kodi Penal.

Kuçi pati paralajmëruar dorëheqjen e tij në rast se nuk do të hiqen nga Kodi i ri Penal, neni 37 dhe 38.

Ai ishte zotuar se do ta amendamentojë Kodin, nëse Jahjaga, nuk ndërmerr asgjë edhe pak kërkesës së tij. “Do të loboj në Kuvendin e Kosovës, që ato dy nene të mos miratohen. Nëse edhe përkundër përpjekjeve të mia, ato dy nene më 1 janar hyjnë në fuqi, hyn në fuqi edhe dorëheqja ime”, pati thënë Kuçi.

Pasi Kodi Penal ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nuk e pati nënshkruar, duke marrë vendim kështu më 8 maj, që Kodin Penal t’ia kthejë Kuvendit të Kosovës për rishqyrtim.

Megjithatë, deputetët e Kuvendit të Kosovës, sërish të premten votuan kundër heqjes së nenit 37 dhe 38 nga Kodi Penal.

Pas kësaj, Kuçi në një konferencë për media njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë.

Edhe organizatat e huaja janë shprehur kundër nenit 37 dhe 38 të Kodit Penal, pasi cenojnë lirinë e shtypit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit