Qeveria e Kosovës është e gatshme t’i shkojë në seli Vetëvendosjes për të biseduar me ta. Ftesën publike për dialog e ka bërë në emisionin Interaktiv të KTV-së, zv/kryeministri Hajredin Kuçi. Ai ka thënë se ai, ashtu edhe kryeministri Thaçi janë të gatshëm të takohem kurdo dhe kudo me liderin e Vetëvendosjes, Kurti dhe zyrtarët e tjerë. Kuçi ka thënë se është e pahijshme që të ketë përplasje në rrugët e Prishtinës për një veprim që ka të bëjë me relacionin Kosovë – Serbi, duke ftuar deputetët e Vetëvendosjes që të vijnë e të hyjnë kur të duan në Qeveri.
Për procesin e dialogut me Serbinë ka thënë se duhet të përfundojë me traktat paqeje, dhe se Kosova nuk do të bëjë më kompromise, dhe sidomos jo me veriun.
E sa u përket zgjedhjeve në partinë e tij, që nisin më 1 nëntor, ka pohuar se do të jenë demokratike, porse deri më tani nuk ka parë shenja se dikush do ta rivalizojë për kreun e PDK-së kryetarin aktual, Hashim Thaçi.kohaislame