-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Ku po i shet ISIS veprat e artit të Irakut?

Më të lexuarat

Ministri i Kulturës së Irakut, Huesjn Rashit, deklaroi se ISIL po shet veprat e artit të cilat i ka marrë nga muzeu i qytetit Musul në Irak
 
 
Ministri i Kulturës së Irakut, Huesjn Rashit, deklaroi se ISIL po shet veprat e artit të cilat i ka marrë nga muzeu i qytetit Musul në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Rashid tha për AA se kanë informacione se ISIL ka nxjerrë jashtë Irakut veprat e artit të cilat ndodheshin në muzeun e Musulit dhe se po i shet ato në Europë.
 
Veprat e artit të cilat janë me shumë vlerë blihen nga të pasurit e Europës ka deklaruar Rashid dhe ka thënë se ISIL është duke fituar shuma marramendëse duke shitur këto vepra arti. Rashid ka theksuar se autoritetet shtetërore janë duke punuar për rikthimin e këtyre veprave të nxjerra jashtë Irakut dhe se po punojnë për të mënjanuar humbjen kulturore të shtetit të tyre.
 
ISIL disa ditë më parë theu bustet dhe koleksionet e tjera të muzeut të qytetit të Musulit në Irak si dhe sulmoi qytetin antik të Nemrutit i cili ka vepra historike nga koha e Asuras dhe ndodhet në qytetin e Ninovas. Nga ana tjetër Organizata për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e OKB-së (UNESCO) dënoi sulmet dhe vuri në dukje zhdukjen e një kulturë të tërë në këto treva. UNESCO gjithashtu i bëri thirrje organizmave ndërkombëtare të ndalojnë këtë gjenocid kulturorë në këtë vend.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit