4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ku përfundojnë shpirtrat e kafshëve dhe shpendëve pas ngordhjes së tyre? A është meleku i vdekjes ai që merr shpirtrat e tyre?

Më të lexuarat

Ku përfundojnë shpirtrat e kafshëve dhe shpendëve pas ngordhjes së tyre? A është meleku i vdekjes ai që merr shpirtrat e tyre?
Së pari:
Allahu i Lartësuar na ka treguar se meleku i vdekjes i merr shpirtrat e njerëzve, siç thotë në Kuran: “ Thuaj: “Ua sjell vdekjen meleku i vdekjes që është ngarkuar me këtë gjë për ju dhe pastaj tek Zoti juaj do të ktheheni.” (Es sexhde: 11)

Përsa i përket shpirtrave të kafshëve dhe shpendëve nuk ka ndonjë argument të saktë nga Kurani dhe Suneti në lidhje më këtë çështje, përveç një hadithi të pasaktë, që e përcjell El ukejli në ”Ed duafa”, ku thuhet: “ Jetgjatësia e të gjitha kafshëve, si: morrat, pleshtat, karkalecat, kuajt, mushkat, lopët etj. është me kohëzgjatjen e tesbihut të tyre, nëse mbaron tesbihu i tyre, Allahu ua merr shpirtrat, ndërsa meleku i vdekjes nuk hyn në këtë çështje.” Thotë shejh Albani në “Silsiletu ed daife” se hadithi është meudu, pra i trilluar.

Nisur nga kjo disa dijetarë thonë se meleku i vdekjes merr shpirtrat e të gjithëve, ndërsa disa dijetarë të tjerë thonë se është vetë Allahu Ai që ua jep vdekjen kafshëve e shpendëve, duke e bërë mosekzistuese jetën e tyre.

Shejh El Uthejmini thotë se këto janë nga çështjet që nuk ka ndonjë dobi hulumtimi në to dhe konsiderohet nga angazhimi i tepruar dhe kur u pyet për këtë çështje tha: “ Çfarë mendon nëse unë të them se meleku i vdekjes i merr shpirtrat e kafshëve ose jo, çfarë dobie mund të përfitosh nga kjo?! A e pyetën ndonjëherë sahabët Profetin alejhi selam për këtë gjë dhe ata ishin më të zellshmit në kërkimin e diturisë, kurse Profeti alejhi selam ishte më i ditur nga ne për t’u përgjigjur, e megjithatë ata nuk e pyetën atë, por Allahu i Madhëruar ka thënë: “‘ Ua sjell vdekjen meleku i vdekjes që është ngarkuar me këtë gjë për ju dhe pastaj tek Zoti juaj do të ktheheni.” (Es sexhde: 11), pra i ngarkaur për të marrë shpirtin e njerëzve, ndërsa për të tjerë përveç njerëzve nuk saktësohet ndonjë argument. Më e rëndësishme se vetë përgjigjja në këtë çështje është që njeriu nuk duhet të kalojë në ekstremitet, sepse Profeti alejhi selam ka thënë: “ Janë shkatërruar ekstremistët.”, prandaj mos pyet për gjëra që nuk kanë dobi, sepse nëse do të kishte në të dobi, atëherë Allahu do të na e tregonte në Kuran ose në Sunet, ose Allahu do të bënte sebep dikënd që ta pyeste Profetin alejhi selam për këtë gjë.
E rëndësishme vëllai im është që të mos thellohemi në çështje të tilla, sepse është gabim dhe Profeti alejhi selam ka thënë: Janë shkatërruar ekstremistët, Janë shkatërruar ekstremistët, janë shkatërruar ekstremistët.”, tre herë. Në çështjet e gajbit merr atë që ka argument dhe mos pyet për atë që nuk përmendet… “ (Lika el bab el meftuh 11-146)
Së dyti:
Përsa i përket përfundimit të shpirtrave të tyre, përcillet në “ Musanefin” e Abdurrezakut, në “ El beath” të Bejhakiut dhe tek Ibn Xheriri, nga Ebu Hurejra në lidhje me ajetin kuranor: “ Të gjitha kafshët në Tokë e të gjithë shpendët që fluturojnë me krahët e veta, janë në bashkësi të ngjashme me ju. Asgjë nuk e kemi lënë pa sqaruar në Libër, e më pas tek Zoti i tyre do të tubohen” ( En Am: 38), se:të gjitha krijesat do të tubohen në Ditën e Kiametit: kafshët, shpendët, krimbat, çdo gjë dhe secila do të marrë nga drejtësia e Allahut atë Ditë, siç do të marrë hak dashi pa brirë tek ai me brirë, pastaj atyre do t’u thuhet: Bëhuni dhe!, prandaj edhe pabesimtari do të thotë: “ Ah, I mjeri unë të bëhesha dhe!” (En nebe: 40)
Thotë shejh Albani për fjalën e Ebu Hurejres të përmendur tek Tefsiri I Ibn Kethirit se është me zinxhir të fortë përcjellës.
(“ Silsiletu es sahiha 4/466)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit