2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ku ka vdekur Idrisi (alejhi selam)?

Më të lexuarat

Përkitazi me vdekjen e Idrisit [alejhi selam], pejgamberit të dytë të njerëzimit, ekzistojnë transmetime të ndryshme, të sakta dhe të pasakta.

Për shkak të padrejtësive dhe dhunës së njerëzve ndaj tij, pra, jo vetëm që e refuzuan, por edhe u treguan të ashpër e agresivë ndaj tij, atëherë, siç transmeton Hakimi në Mustedrek, Allahu e ngriti në qiell.

Disa, mendojnë se Idrisi vdiq atje. Madje, ka një transmetim se kinse ai e paskësh pyetur Xhibrilin [alejhi selam] që ta vinte në kontakt me melekun e vdekjes për ta ditur se edhe sa kohë i kishte mbetur në këtë botë. Xhibrili e merr – gjithnjë sipas këtij rrëfimi- dhe e dërgon në qiellin e katërt. Atje e takon melekun e vdekjes dhe e pyet për jetën e mbetur të tij. Ai thotë me habi se si ndodh kjo kur ai në atë çast ishte i urdhëruar për t’ia marrë shpirtin atij. Ia merr shpirtin dhe Idrisi [alejhi selam] vdes në qiell.

Ka dhe transmetime tjera, si ai në Mexhmeu ez-Zevaid, 8/202, ku qëndron se Idrisi [alejhi selam] kishte shkuar në qiell, ku posa kishte parë Xhehenemin, kishte patur një përjetim të rëndë. Ndërsa kur e sheh Xhenetin, futet në të dhe refuzon të dalë prej aty…

Sa i përket ngritjes në qiell, nuk ka diskutime, por sa i përket vdekjes atje, atëherë mendimi më saktë është se ai nuk ka vdekur në qiell. Ai ka zbritur në tokë ku edhe ka vdekur.

Për rrëfimin se ka vdekur në qiell, dijetarët thonë se është prej israilijjateve [rrëfimeve çifute] të Ka’b el-Ahbarit, që nuk kanë asnjë bazë. Albani e përmend në Silsiletu ed-Daifah, nr. 339, ndërsa sqaron se transmetimi është i fabrikuar, i shpifur.

Kësisoj, mendimi i saktë mbetet ai që thotë se Idrisi [alejhi selam] ka vdekur në tokë.

Për më shumë shih:

Tefsirin e Ibën Kethirit, 5/236

Fet’hul Bari të Ibn Haxherit, 6/433

El-Bidaje ve en-Nihaje të Ibën Kethirit, 1/93

http://www.sunna.info/Lessons/islam_597.html

Përgatiti: Sedat Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit