1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ku jetojnë shpirtrat pas vdekjes?

Më të lexuarat

Pasi sqaruam shumë qendrime e mendime, natyrshëm lind pyetja: Cili mendim është i vërtetë që ta besojmë atë?

Duhet thënë se: Shpirtrat në vendqëndrimin e tyre në berzah kanë dallim të madh, disa nga ata janë në lartësitë më të larta në shoqërinë më të lartë, e ata janë shpirtrat e pejgamberëve (paqja e Allahut qoftë me ta) dhe ata dallojnë në pozitat e tyre, sikurse i pa i Dërguari alejhi selam në natën e Isras.

Disa nga ata janë në brendinë e disa shpendëve të gjelbër, të cilët shëtisin nëpër xhenet ngado që dëshirojnë, e ata janë shpirtrat e disa shehidëve e jo të gjithëve, sepse disa shpirtra të shehidëve ngujohen në derë të xhenetit si shkak i ndonjë borxhi apo diçkaje tjetër, sikurse transmetohet në Musned nga Muhamed ibn Abdullau ibn Xhahshi se si një njeri erdhi tek i Dërguari alejhi selam dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, çfarë do të kem nëse vritem në rrugë të Allahut? I tha: Xhenetin. Por pasi që ai u largua, i tha: Përveç atyre me borxh, për të cilët Xbibrili më tregoi tani. Ahmedi.

Disa nga ata janë të ngujuar në derë të xhenetit, sikurse thuhet në këtë hadith: “E pashë shokun tuaj të ngujuar në derë të xhenetit.Ahmedi ne Musned.
Disa nga ata janë të ngujuar në varret e tyre, sikurse transmetuam për pronarin e batanijes, i cili e vodhi atë dhe pastaj ra shehid, e njerëzit për të thanë: Urime i qoftë xheneti, por i Dërguari alejhi selam tha: “Pasha Atë që shpirti im është në dorën e Tij, batanija të cilën ai e vodhi i ndizet zjarr në varrin e tij”.

Disa nga ata vendqëndrim kanë derën e xhenetit, sikurse u tha në transme- timin e Ibn Abbasit (r.a.): “Shehidët janë në buzë të një lumi në derë të xhenetit në një kube të gjelbër dhe atyre u vjen ushqimi nga xheneti mëngjes e mbrëmje”. E transmetoi Ahmedi. Kjo nuk është ngjashëm me Xha’fer ibn Ebi Talibin, të cilit Allahu ia zëvendësoi dy duart e tij me dy krahë me të cilët fluturon në xhenet ngado që dëshiron.

Disa nga ata janë të ngujuar në tokë, nuk është ngritur shpirti i tij në shoqërinë më të lartë, sepse ishte shpirt i ulët tokësor, kurse shpirtrat tokësorë nuk mund t’i shoqërojnë shpirtrat e lartë, sikurse nuk mund t’i shoqërojnë në dynja, e shpirti i cili nuk ka përfituar në këtë dynja njohurinë e Zotit të tij,dashurinë për të, përmendjen e Tij, shoqërimin me Të, afrimin tek Ai dhe ai ishte shpirt tokësor i ulët, pas ndarjes nuk ka mundësi të gjendet përveçse aty, sikurse edhe shpirti i lartë, i cili në dynja vazhdonte në dashuri të Allahut, në përmendjen e Tij, në afrimin tek Ai dhe në shoqërimin e Tij, kështu që pas ndarjes nga trupi bashkohet me shpirtrat e lartë që i përshtaten atij, e njeriu do të jetë me atë që e do në berzah dhe në ditën e kiametit, Allahu i Madhëruar i shoqëron shpirtrat ndërmjet vete në berzah dhe në ditën e ringjalljes, sikurse është përmendur në hadith. Ai e vendos shpirtin e besimtarit të mirë me shpirtrat e mirë, që janë të të njëjtit lloj, pra shpirti pas ndarjes nga trupi i bashkëngjitet llojit të tij, vëllezërve dhe atyre që punuan si ai dhe qëndron me ta.

Disa nga ata shpirtra ndodhen në furrën e kurvarëve dhe prostitutave, disa shpirtra janë në një lumë prej gjaku, ku notojnë dhe hanë gurë. Pra, shpirtrat, qoftë ata të lumtur, qoftë të palumturit, nuk kanë vendqëndrim të njëjtë, por disa janë në lartësitë më të mëdha dhe disa janë tokësorë, të ulët, nuk ngrihen nga toka.

Nëse ti i vështron me kujdes hadithet e gjurmët në këtë kapitull dhe nëse ke interesim të mjaftueshëm, do ta kuptosh argumentimin e kësaj. Assesi mos mendo se citatet e sakta që janë përmendur në këtë kapitull kanë kundërthënie ndërmjet tyre, sepse të gjitha ato janë të vërteta dhe përforcojnë njëri-tjetrin, por çështja ka të bëjë me të kuptuarit e tyre e me njohjen e dispozitave të shpirtit dhe se ai ndryshon nga trupi. Edhe pse ai është në xhenet në qiell, ndërlidhet me fushën e varrit dhe trupin e tij në të, ai lëviz, bartet, ngrihet dhe zbret me shpejtësi të madhe, sepse ata ndahen në shpirtra të liruar, të ngujuar, të lartësive dhe ultësirave, sepse ata pas ndarjes mund të jenë të shëndoshë, të sëmurë, të kënaqur, të begatuar, të dënuar në një gjendje më të madhe sesa atëherë kur ishin në trupa, e sa shumë i përngjan gjendja e tyre në këtë trup gjendjes së fëmijës në mitrën e nënës dhe gjendjes së tij pas daljes nga trupi në krahasim me gjendjen e fëmijës me rastin e daljes nga mitra e nënës në këtë botë.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “SHPIRTI”
AUTOR IBN KAJIM EL XHEUZIJE.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit