0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ku janë anëtarët e FETO-s për të cilët kërkohet ekstradimi nga Maqedonia e Veriut?

Më të lexuarat

Vizita zyrtare e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë Hulusi Akar në Maqedoninë e Veriut në fillim të muajit prill, ka hapur edhe një herë debatin për ekstradimin në Turqi të anëtarëve të organizatës terroriste FETO që gjenden në këtë vend.

Akar, në konferencën e përbashkët për media me homologen maqedonase Radmilla Shekerinska gjatë vizitës së tij në Shkup, tha se janë në dijeni të pranisë së disa elementeve të FETO-s në Maqedoninë e Veriut dhe shtoi se autoritetet e dy vendeve kanë punime të shumta në këtë drejtim.

Ai tha se shpëtimi nga problemi i terrorizmit përmes hapave konkret do të jetë në dobi të të dy vendeve, duke theksuar se këta persona sabotojnë vëllazërinë dhe miqësinë mes dy shteteve.

Akar po ashtu rikujtoi se autoritetet turke kanë ndarë me institucionet maqedonase disa emra dhe shprehu besim në autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe se do të ndërmerren hapat e nevojshëm nga pala maqedonase.

Çështja e ekstradimit të anëtarëve të FETO-s që gjenden në Maqedoninë e Veriut u aktualizua sërish pas këtyre deklaratave të ministrit turk. Teksa media e vendit raportoi çdo ditë mbi ekstradimin e pjesëtarëve të FETO-s, zyrtarët e shtetit thanë se procedura në lidhje me ekstradimet është duke vazhduar.

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, tha se nga Ministria e Drejtësisë po zhvillohet procedurë për ekstradimin e 15 anëtarëve të FETO-s të kërkuar.

“Informatat e mia thonë se bëhet fjalë për 15 persona, prej të cilëve dy tanimë nuk janë në territorin e shtetit tonë. Mirëpo informata më të detajuara duhet të kërkoni në Ministrinë e Drejtësisë, se deri ku janë proceset dhe kur do të mund të realizohen”, tha Spasovski.

– Pyetja mbi “NATO-n” në median maqedonase

Në vazhdën e zhvillimeve, vëmendje ka tërhequr edhe pyetja nëse “kërkesa e Turqisë për ekstradimin anëtarëve të FETO-s do të rrezikonte anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, parashtruar ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, duke u bazuar në faktin se për anëtarësim në Aleancë, nevojitet që protokolli i anëtarësimit të nënshkruhet nga të gjitha vendet anëtare.

“Ne përpiqemi të marrim mbështetje të plotë për procesin tonë në NATO dhe të zhvillojmë marrëdhëniet reciproke me çdo shtet që e kemi aleat dhe mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në NATO”, tha Shekerinska në përgjigje të pyetjes.

Ndërkaq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke folur në lidhje me debatin e ekstradimit, tha se në këtë çështje vendi do të respektojë legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar.

Zaev, i cili ka shprehur mbështetje për Turqinë në luftën kundër FETO-s, më herët gjatë një fjalimi ka përdorur shprehjen “organizatë terroriste” për FETO-n.

– Ministria e Drejtësisë deklaratë për AA

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka dhënë një përgjigje me shkrim ndaj pyetjes së parashtruar nga AA lidhur me detajet e procesit të ekstradimit të anëtarëve të FETO-s në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Drejtësisë tha se në vitin 2018 dhe 2019 ka punuar në disa raste ekstradimi, me kërkesë të Republikës së Turqisë.

“Ministria e Drejtësisë për të gjitha këto kërkesa është drejtuar në gjykatë për veprime të mëtejshme. Aktualisht ka 15 raste, kërkesa për ekstradim për vepra në fushën e terrorizmit. Të gjitha procedurat janë në vazhdim dhe autoritetet kompetente janë në komunikim”, thuhej në deklaratën e ministrisë.

Mbi procesin e ekstradimit është pyetur edhe Gjykata Themelore Shkup. Në një deklaratë të gjykatës u bë e ditur se nuk është pranuar ndonjë listë speciale me 15 emra të kërkuar për ekstradim si pjesëtarë të FETO-s. Zyrtarët e gjykatës, të cilët kanë deklaruar se nga Ministria e Drejtësisë në baza ditore vijnë kërkesa për ekstradim të personave të ndryshëm, kanë thënë se kërkesat për ekstradimin e anëtarëve të FETO-s nuk vijnë si listë, por kohë pas kohë si kërkesa individuale.

Zyrtarët e gjykatës po ashtu thanë se në kërkesat e pranuara nga Ministria e Drejtësisë janë specifikuar vetëm emrat dhe mbiemrat, por jo edhe arsyet e kërkesave.

– Ku janë anëtarët e FETO-s, për të cilët kërkohet ekstradim?

Gjersa priten hapa konkretë në lidhje me personat për të cilët kërkohet ekstradim, në vend ekzistojnë edhe padi që janë hapur nga pjesëtarët e FETO-s për disa persona. Ajo që tërheq vëmendje është se seancat gjyqësore nuk marrin pjesë anëtarët e FETO-s, edhe pse janë paditës. Avokatët që marrin pjesë pohojnë se personi apo personat që përfaqësojnë nuk kanë mundur të vinin për shkak të problemeve shëndetësore ose për arsye se gjenden jashtë vendit. Pohimi i autoriteteve maqedonase se dy prej 15 anëtarëve të kërkuar të FETO-s gjenden jashtë vendit ka sjellë pyetjen se vallë mos janë këta anëtarë “të humbur” të FETO-s që nuk vijnë në gjykime. Ku janë, nëse jo në Maqedoninë e Veriut, këta pjesëtarë të zhdukur të FETO-s? A do të realizohet ekstradimi i tyre? Apo mos vallë ngritja e padive ndaj personave të ndryshëm është taktikë që e përdorin për t’i humbur gjurmët?

Në këtë aspekt, pritet të shihet nëse Maqedonia e Veriut do të veprojë në bazë te premtimeve që i ka dhënë.

– Edhe kandidatii presidencial u pyet për FETO-n

Për çështjen e ekstradimit të 15 anëtarëve të FETO-s është pyetur edhe Stevo Pendarovski, njëri nga tre kandidatët për president në zgjedhjet që do të mbahen të dielën në Maqedoninë e Veriut.

“Nëse do të uleshit në tryezë me Erdoğanin, kërkesat e të cilit mbi gylenistët ju i dini, çfarë do t’i thoshit? Sepse çfarë do të ndodhte nëse deklarohet se mund të vendoset veto mbi anëtarësimin tonë në NATO për shkak të kësaj çështjeje?”, u pyet Pendarovski gjatë një programi televiziv, duke ofruar një përgjigje evituese.

Pendarovski tha se kërkesa e Turqisë për ta është legjitime, por shtoi se edhe Maqedonia e Veriut ka ligjet e saj dhe se hapat që do të ndërmerren duhet të jenë në përputhje me ligjet.

Ai theksoi se Turqia është mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë së Veriut në aspektin e anëtarësimit në NATO. “Meqë është miku ynë, pres të jetë e tillë edhe në të ardhmen, por ky vend ka ligjet e veta”, është shprehur Pendarovski.

Ndërkaq, i pyetur nga një gazetë tjetër se “A do të ndryshoni ligjet nëse Turqia vendos veto ndaj anëtarësimit tonë në NATO për ekstradimin e gylenistëve?”, Pendarovski tha se “Nëse Turqia merr vendim për të vendosur veto, ne nuk mund ta kundërshtojmë këtë”.

Ndërkohë, sipas të dhënave të siguruara nga burime të ndryshme, aktualisht është duke u folur se këtyre 15 personave mund t’u jepet shtetësi maqedonase me presion të disa fuqive perëndimore, në mënyrë që të pengohet ekstradimi i tyre në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit