2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ku ishin në kohë të luftës dhe pse pikërisht pas Banjkës u shfaqen “Lëvizja Anti-Islame – Naim Berisha

Më të lexuarat

Një grup individësh në moshë të shtyer që dikur ishin aktivë kundër regjimit serb në vitet 1990-1991, u anëtarësuan në LDK dhe më pas emigruan në vendet perëndimore. Një numër i madh i tyre qëndruan larg Kosovës gjatë konfliktit të vitit 1998-1999. Pas përfundimit të luftës, ata u shfaqën në media duke sulmuar krahun e luftës njëra nga to gazeta “Bota Sot.”

Me vdekjen e Ibrahim Rugovës dhe ndarjen e LDK-së, ata humbën orientimin dhe filluan një fushatë kundër besimit islam, duke pretenduar se janë në mbrojtje të identitetit kombëtar (megjithëse shumica prej tyre nuk kishin marrë pjesë në luftën e fundit). Ata shfrytëzonin retorikën patriotike për të sulmuar besimtarët myslimanë dhe për të bërë njerëzit të ndihen të dëshpëruar. Megjithatë, duket se qëllimi i tyre i vërtetë është promovimi fshehtë i krishterimit, pasi pranimi i hapur i kësaj feje mund të shqetësojë njerëzit.

Këta individë, tashmë të moshuar, shumica prej tyre në moshën 60-70 vjeç, kanë lëvduar komunizmin në të kaluarën. Tani po përpiqen të sulmojnë Islamin nën maskën e patriotizmit, ndërkohë që e dinë se çështjet kombëtare tek besimtarët myslimanë kanë qenë të pranishme në gjithë historinë. Më shqetësuese është se sot bëhet një muaj që nga vdekja e policit Afrim Bunjakut (i cili, në fakt, praktikonte besimin Islam) nga një grup terroristësh serb dhe iniciativa e ndërmarrë nga këta të moshuar duket se u përgjigjet interesave të Serbisë, veçanërisht në këtë periudhë, kur ata tentojnë të shpërndajnë vëmendjen larg sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjë.

Naim Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit