0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ku humbi butësia jonë?!

Më të lexuarat

Një nga shkrimtarët dhe thirrësit më të mëdhenj Islamik, Dr. Mustafa Mahmud, në librin e tij “Problemi i dashurisë”, tregon që ka pranuar një letër me këtë përmbajtje:

“Unë jam një vogëlushe, ndaj kërkoj ndjesë për stilin e dobët të shkrimit. Unë ndjejë dashuri ndaj njerëzve, dhe në veçanti ndaj shokëve të mi. Edhe ata më duan mua gjithashtu dhe jam e sigurt që do të sakrifikoheshin për mua në çdo rast. Edhe vëllai im, ndërsa ishte i vogël, sillej sikur unë. Megjithatë, kur u rrit, humbi shumë nga sinqeriteti dhe dashuria, deri sa u bë krejtësisht i pandjeshëm. Prindërit e mi janë akoma më të këqij. Ata e kanë humbur krejtësisht besimin dhe dashurinë . Madje më thonë që bota bazohet në interes dhe që të gjithë njerëzit ndjekin interesin personal. Kur mami më flet tregimet e saj të fëmijërisë, mësoj se edhe ajo sikur unë ka qenë e mëshirshme dhe e butë.

Çfarë ndodh me njeriun, i cili duke u plakur humb ndjenjën e dhembshurisë dhe njerëzimin? Cili është shkaku?

Unë mendoj se shkaku i ashpërsisë ndërnjerëzore është mungesa e dashurisë, dhembshurisë dhe butësisë. Për shembull, gjatë një rasti vërejta që babai im është nervoz dhe i zemëruar, dhe në vend që të frikësohesha dhe tërhiqesha, unë e tregova dashurinë dhe butësinë time. Babai përnjëherë ndryshoi dhe në vend të zemërimit, vërejta butësinë dhe ndjeshmërinë. Ishte i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm të ma plotësoj dëshirën.

Pas përsëritjes së sjelljes së tillë, vërejta se në çastet e zemërimit, ai përmbahej dhe bënte gjithçka vetëm të tregoj interes ndaj meje.

Këtë e provova edhe tek sjellja ime ndaj mamit. Në vend se të jem këmbëngulëse në kërkesat e mia, u mundova të jem e butë dhe e dashur, duka i shpreh dashuri dhe respekt. U habita me reagimin e saj, filloi të më kuptoj dhe të më lejoj gjëra që nuk më lejonte më herët.

Gjatë një rasti u përgatita diçka për darkë vëllezërve të mi të cilët kishin dalë jashtë me shoqërinë, ndërsa në tavolinë u kisha lënë një letër në të cilën shkrova se u dëshirojë mbrëmje të bukur dhe të këndshme. Atë natë deri sa shkuam të flemë me puthnin dhe përqafonin, madje edhe të nesërmen vërejta ndryshime në sjelljen e tyre ndaj meje.

Çfarë mendoni? A është problemi tek njerëzit e rritur që nuk kanë mjaftueshëm dashuri dhe mëshirë, ose qëndron në faktin që unë jam akoma e vogël dhe nuk e kuptoj botën rreth meje, ashtu siç pohon mami im?”

Përgjigja e Shejh Mustafa Mahmud:

“Ti nuk je e vogël. Ndoshta je e re me vite, por në zemrën dhe mendjen tënde je e rritur. Je më e rritur se të gjithë ne, meqë me natyrën e pastër njerëzore me sukses më zbulove një nga të vërtetat më të mëdha në këtë botë.

Njeriu rrugëtimin jetësor e fillon me një dozë të madhe dashurie, mëshire, dëshire bashkëpunimi, përkushtimi dhe besueshmërie. Mandej, me kalimin e viteve, ata ndjenja humben dhe shterohen, mandej shndërrohen në koprraci, interes dhe ndjekjen e interesit personal. Shkaku u kësaj është se ëndrrat fëmijërore dhe ndjenjat e pastra ndeshen me zhgënjimet e shpeshta dhe seriozisht luhatet besimi tek njerëzit dhe bota në të cilën jeton. Atëherë kur bashkëshorti e gënjen diçka, apo kur vëren se shokët e keqpërdorin; dhe në zemrën e tij nuk gjen mjaftueshëm “kredit” që ta mbuloj dështimin; dalë ngadalë fillon ta humb buzëqeshjen, optimizmin dhe freskinë dhe bëhet i ngurtë dhe i zemëruar ndaj gjithë botës.

Shkaku i kësaj gjendje është ajo që shkrove ti, njeriu nuk gjeti mjaftueshëm butësi në zemrën e tij dhe të tjerëve, ndaj u zhgënjye shumë.

Unë jam i sigurt se në zemrën tonë ka mjaftueshëm hapësirë për butësi dhe se nuk mund të mbetet e thatë dhe pa ndjenja, pa marrë parasysh sa e vjetër është ajo. Gjithashtu, jam i bindur se zemra ka aftësi të tregoj butësi, pa marrë parasysh çfarë i ka ndodhur dhe çfarë ka përjetuar. Me këtë fuqi dhe aftësi, zemra njerëzore mund ta rimarrë veten dhe zemrat e tjera të cilat kanë humbur dashurinë e tyre, dhe ta rikthejnë besueshmërinë ndaj njerëzve në këtë botë. Mu kjo ka ndodhur ndërmjet teje dhe familjarëve tuaj.

Problemi për të gjithë ne është ajo që shkruaje në letrën tënde – nevoja për dashuri.

Letra jote është gjëja më e bukur që kam lexuar që kur merren me shkrime dhe hulumtime rreth kësaj çështje.”

Burimi: akos.ba

Përktheu: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit