3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ku është tani foshnja dyvjeçare e shpëtuar nga Ushtari i OKB-së në Srebrenicë?

Më të lexuarat

Hurija Mahmutoviç arriti të mbijetojë nga tmerret e luftës dhe gjenocidi i Srebrenicës. Tmerrin e saj e ka dokumentuar në foto, një ushtar i Kombeve të Bashkuara i cili ndihmonte vajzën e saj të plagosur dyvjeçare që ajo po e mbante në krahë. Kjo i kujton asaj periudhën më e vështirë e jetës, raporton BIRN.

Me djalin 11 muajsh në krahë dhe katër të tjerë, Hurija Mahmutoviç ishte në Potocari më 11 korrik 1995. Ajo kujton mjegullën dhe predhat që ishin duke rënë kudo nga pozicionet serbe. Në një moment, dikush i tha asaj se vajza e saj dyvjeçare Marizela ishte plagosur.

Në Potocari u regjistrua pastaj fotografia e një nëne që mbante një fëmijë të mbuluar me gjak në krahët e saj dhe një ushtar i OKB-së që përpiqej ta ndihmonte. Fotografia kaloi në të gjithë botën, dhe për Mahmutoviç ai përfaqëson kujtimin e tmerreve të luftës dhe gjenocidit që janë kryer në Srebrenicë.

Me vajzën e plagosur në krahët e saj, Mahmutoviq shkoi në autobus, të cilin anëtarët e Ushtrisë së RS (VRS) e përgatitën pasi gratë dhe burrat u ndanë në Potocari. Në ditët pas rënies së Srebrenicës më 11 korrik 1995, VRS-ja vrau rreth 8,000 burra dhe djem në vende të ndryshme.

“Ndërsa po kalonte nëpër Kravicë, pashë shumë njerëz të vrarë”, tha Mahmutoviç, i cili ishte në kolonën e autobusëve që ishin nisur për në Kladanj, një vend që kontrollohej nga Armata e BiH (ARBiH).

Meqë ajo kishte frikë për fëmijën e saj, ajo shkoi në bazën ushtarake që ndodhej në Dubravë pranë Tuzllës. Ndihma, siç tha ajo, është siguruar nga anëtarët e UNPROFOR-it. Fëmija i plagosur mori mjekimin e duhur dhe filloi të shërohet.

Pavarësisht nga të gjitha tmerret që ajo përjetoi, Mahmutoviç arriti të mbijetonte vitin 1993, si dhe vitet e tjera të luftës. Sot ajo jeton në Shtetet e Bashkuara (SHBA). Burri i saj ja vdekur së fundmi, por vajza e saj Marizela është e martuar dhe jeton në Las Vegas. Megjithatë nëna e saj thotë se ende ndjen disa pasojat dhe nga tmerret e luftës.

Vajza e saj më e madhe jeton në Zvicër, ndërsa Mirela, Merima dhe Nermin jetojnë në Nju Jork

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit