1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Ku është pozita e zemrës tënde?

Më të lexuarat

Ku është pozita e zemrës tënde?

I shkruaj këto rreshta sot kur ummeti islam jeton ditë dhe ndodhi që e kanë kapluar nga brenda dhe nga jasht. Ndoshta është me vend ky optimizëm, të cilin e kanë shoqëruar me vehte në këto ndodhi shumica e dijetarëve, thirrësve dhe përmirësuesve, madje ata pas këtyre ndodhive shohin shumë shpresa të mëdha dhe pas këtyre ndodhive do të vjen fitoreja, nderi dhe krenaria për këtë ummet, ashtu siç na ka treguar Pejgamberi [Salall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“بشر هذه الأمة بالسناء والدين والرفعة والنصر والتمكين في الأرض، فمن عمل منهم عمل الآخرة للدنيا لم يكن له في الآخرة من نصيب”.

“Përgëzo këtë ummet me komoditet, fe, ngritje, fitore dhe mëkëmëbësi në tokë. Ai që prej tyre vepron vepra të ahiretit me synim të dunjasë, në ahiret nuk ka aspak hise”.

Kam frikë mos të avullohen këto shpresa kur t’i eksponohen flakës së disa veprave ashtu sikurse e avullon dielli shiun. Më së shumti kam frikë neglizhencën e zemrës dhe shkujdesi i gjendjes së sajë.

Shumë dijetarë gjatë këtyre ndodhive kanë shkruar për shkaqet dhe rezultatet, vijën e devijimit që është duke e pasuar ummeti, derisa e kaploi kjo që e ka kapluar. Sot unë participoj në një pjesë të këtij mundi, duke menduar se shkaku më i madh është shkujdesi nga zemra.

Vëlla i nderuar!

Të gjith ne e dimë hadithin e Pejgamberit [Salall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“ألا وإن في الجسد مضغة إذا صلحت صلح الجسد كله وإذا فسدت فسد الجسد كله ألا وهي القلب”

“Me të vërtetë në trup ka një copë mishi, nëse ajo është e mirë, i tërë trupi është i mirë, e nëse ajo e keqe, i tërë trupi është i keq. Ajo është zemra”.

Kjo fjali e Pejgamberit [Salall-llahu alejhi ve sel-lem] është kalitës i veprave dhe në bazë të saj ndodh përmirësimi dhe mirësia.

Zemrat kanë kahje, anime dhe vepra, nëse devijon nga rruga, atëherë edhe frytet janë të prishura, këto fryte shihen në veprat që i dërgojnë gjymtyrët.

Ibn Rexhebi [rahimehull-llah] thotë:

“Në këtë hadith ka aludime se mirësia e lëvizjeve të robit me gjymtyrët, ikja nga ndalesat dhe mbrojtja nga gjërat e dyshimta ndodhin sipas mirësisë së lëvizjeve të zemrës. Nëse zemrën e ka të shëndoshë, nëse në te ka vetëm dashurinë ndaj All-llahut, dashurinë e gjërave që i do All-llahu, frikën prej All-llahut, frikën nga rënia në gjëra që i urren All-llahu, atëherë i përmirësohen lëvizjet e tërë gjymtyrëve”.

Lexues i nderuar!

Të gjith e dimë se pranimi i një vepre mvaret nga sinqeriteti dhe pasimi, kurse sinqeriteti vepron në zemër dhe mvaret nga drejtimi i sajë kah Zoti, dhe synimi me veprat e tij Fytyrën e Tij, që është Një e pa ortak.

“إنما الأعمال بالنيات وإنما لكل امرئ ما نوى فمن كانت هجرته لله ورسوله فهجرته إلى الله ورسوله ومن كانت هجرته لدنيا يصيبها أو امرأة يتزوجها فهجرته إلى ما هاجر إليه”.

“Me të vërtetë veprat vlerësohen sipas qëllimit, secilit i takon ajo që ka pasur për qëllim. Ai që ka bërë hixhret për hirë të All-llahut dhe Pejgamberit [Salall-llahu alejhi ve sel-lem], hixhreti i tij është për hirë të All-llahut dhe Pejgamberit, kurse kush shpërngulet për hirë të të mirave të kësaj bote ose për ndonjë grua që ta marton, hixhreti i tij është për ate që ka bërë hixhret”.

Me të vërtetë secili që dëshiron të veprojë në shpëtimin e vetvetes dhe ummetit të tijë duhet të kujdeset për gjendjen e zemrës së tij në të gjitha gjendjet, kurse veprat e zemrës janë veprat më të mëdha me të cilat i afrohet All-llahut [Subhanehu ve Teala]. Unë dhe ti e dimë se muslimanin nga munafiku e ndajnë zemra dhe veprat e tija.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë:

“Gjendja e njeriut në varr është sikurse gjendja e zemrës në gjoks”. Domethënë në aspektin e zgjërimit, ngushticës, gëzimit dhe haresë.

Hasan Basriu [rahimehull-llah] thotë:

“Dija është dy lloje; dija në zemër, kjo është dituria e dobishme dje dija në gjuhë, kjo është argumenti i Zotit kundër njeriut”.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë:

“Vepra e zemrës është shpirti i adhurimit dhe ajka e sajë, nëse veprat e gjymtyrëve boshatisen prej saj, atëherë janë sikurse trupi pa shpirt”.

Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:

“Veprat e zemrës në shpërblim dhe denim janë sikurse veprat e gjymtyrëve, andaj shpërblehet njeriu për dashurinë, urrejtjen, miqësimin, armiqësinë për hirë të All-llahut, për mbështetjen, kënaqjen, vendosjen për adhurime dhe denohet për mendjemadhëisnë, zilinë, vetpëlqimin, dyshimin, syfaqësinë, mendimin e keq për të pafajshmit”.

Do të ndalemi pak me disa vepra të zemrës, të cilat sipas meje i kemi defektuar pak si shumë:

1- Mbështetja në All-llahun [Subhanehu ve Teala]:

Kjo vepër është prej veprave më të mëdha të zemrës, kemi lërë pas dore vërtetësinë e sajë dhe kuptimin e shëndoshë të saj, që domethënë t’ia dorëzojmë çeshtjet All-llahut duke mos anashkaluar shkaqet. Mbështetja në të vërtetë është e drejta e pastër e All-llahut:

(وَعَلَى اللَّهِ فَتَوَكَّلُوا إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ) (المائدة: من الآية23).

“…Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë”. (El-Maide: 23).

Kjo vepër është gjysma e fesë, kurse gjusma tjetër është pendimi, pasiqë feja është kërkim ndihme dhe adhurim.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë:

“Miqtë e All-llahut mbështeten në All-llahun në besim, në përkrahje të fesë së Tij, në ngritjen e fjalës së All-llahut, në luftë kundër armikut të Tij, në dashurinë ndaj Tij dhe zbatimin e urdhërave të Tij. Në nivel më të ultë janë ata që mbështeten në All-llahun në përqëndrimin e tyre, ruajtjen e gjendjes së tij me All-llahun duke u boshatisur prej njerëzve. Në nivel më të ultë janë ata që i mbështeten All-llahut në gjëra të njohura të rizkut, shëndetit, fitores ndaj armikut, gruasë, fëmiut, etj. Disa i mbështeten All-llahut në bërje të mëkatit dhe imoralitetit, edhe këta zakonisht nuk mund të realizojnë synimet e tyre pa kërkuar ndihmë prej Zotit dhe pa u mbështetur në Te”.

Shiko ku është gjendja yte në mesin e këtyre kategorive që i përmendëm.

2- Dorëzimi dhe nënshtrimi.

Prej nesh kërkohet t’i dorëzohemi vendimeve dhe urdhërave fetare. All-llahu [Subhanehu ve Teala] thotë:

(فَلا وَرَبِّكَ لا يُؤْمِنُونَ حَتَّى يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لا يَجِدُوا فِي أَنْفُسِهِمْ حَرَجاً مِمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُوا تَسْلِيماً) (النساء:65).

“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht”. (En-NIsa: 65).

Kurse sa i përket dorëzimit të vendimeve kosmologjike dhe kaderike, domethënë të jemi të kënaqur me caktimin e Zotit dhe obligohemi të durojmë. Ku jemi ne në raport me këtë dorëzim. Zakonisht folet për dorëzimin ndaj urdhërave fetare, kurse sa i përket dorëzimit ndaj caktimeve kaderike, jemi shumë larg, ku është durimi që personifikohet në mos hidhërim dhe mos habi, duke e lavdëruar Zotin. Shenjë e kësaj është dorëzimi duke i zbatuar shkaqet dhe duke mos u lënë vend epsheve dhe emocioneve, por t’i dorëzohemi tërësisht teksteve dhe urdhërave fetare. Po ta dinte ummeti se kjo që e ka goditur është fryt i asaj që e kanë fituar me duart e tyre, në bazë të këtyre veprave i ka hypur armiku mbi kokë, e ti dorezohet këtij caktimi që pastaj t’i dorëzohet teksteve fetare, që e urdhërojnë në përgaditje në të gjitha format, ato shkencore dhe veprore për ta ngritur këtë ummet nga gjumi, në këtë veprim do të kishte shumë të mira.

Mendo rreth hadithit ku Ummeje ibn Abdull-llah ibn Halidi i thotë Abdull-llah ibn Omerit: në Kur’an e gjejmë namazin e rregullt, namazin e frikës, mirëpo nuk e gjejmë namazin e udhëtimit. Abdull-llah ibn Omeri i tha: Djal i vëllaut tim, All-llahu na e ka dërguar Muhammedin [Salall-llahu alejhi ve sel-lem] kurse ne nuk dinim asgjë, veprojmë ashtu sikurse ka vepruar ai”.

3- Madhërimi.

Kjo e pason njohjen, aq sa ma shume e njeh Zotin aq ma tepër e madhëron Ate, ashtuqë ai që më së shumti e njeh ai më shumë e madhëron dhe nderon.

All-llahu [Subhanehu ve Teala] thotë:

(مَا لَكُمْ لا تَرْجُونَ لِلَّهِ وَقَاراً) (نوح:13)

“ا’është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton?”. (En-Nuh: 13).

(ذَلِكَ وَمَنْ يُعَظِّمْ شَعَائِرَ اللَّهِ فَإِنَّهَا مِنْ تَقْوَى الْقُلُوبِ) (الحج:32)

“Kjo ëhtë kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave”. (El-Haxhxh: 32).

(وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ) (الأنعام: من الآية91).

“Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë …”. (El-Enam: 91).

Pejgamberi [Salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“إن لله تسعة وتسعين اسماً مَن أحصاها دخل الجنة”

“All-llahu ka nëntëdhjet e nëntë emra, kush i llogarit hyn në xhennet”. (Buhariu).

Llogarimi më i madh është nderimi, madhërimi dhe respektimi i Atij që është i cilësuar me këto emra dhe ka cilësi të vërteta. Pra, Ai është i Mëshirshëm, Falës, i Fuqishëm, etj.

4- Falënderimi.

Falënderimi është gjysma e besimit, kurse gjysma tjetër është durimi.

All-llahu [Subhanehu ve Teala] thotë:

(لَئِنْ شَكَرْتُمْ لَأَزِيدَنَّكُمْ) (إبراهيم: من الآية7).

“Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!”. (Ibrahim: 7).

Ibn Ebi Dunja thotë: “All-llahu ka urdhëruar këtë veprim dhe e ka ndaluar të kundërtën; i ka ka lavdëruar bartësitë e kësaj cilësie, me këtë cilësi ka përshkruar njerëzit e dalluar të Tij, e ka bërë qëllim të krijesave të Tija, i ka urdhëruar krijesat me këtë vepër, u ka premtuar zbatuesve të kësaj cilësie shpërblime më të mira, e ka bërë shkak për shtim të të mirave, kujdestar të dhuntive, kurse në fund, bartësit e kësaj cilësie përfitojnë nga argumentet e Tija. U ka dhën një emër prej emrave të Tija, pasiqë Ai është Falënderues (Esh-Shekur), e dërgon falënderuesin deri të i falënderuari, mandje falënderuesi bëhet i falënderuar, e ky është qëllimi i Zotit nga krijesat. Bartësit e kësaj cilësie janë pakicë nga njerëzit:

(وَاشْكُرُوا نِعْمَتَ اللَّهِ إِنْ كُنْتُمْ إِيَّاهُ تَعْبُدُونَ) (النحل: من الآية114)

“…jini mirënjohës për dhuntitë e All-llahut, nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm ndaj Tij”. (en-Nahl: 114).

E ka emërtuar Vetveten Falënderues (Shakir) dhe Të falënderuar (Meshkuren), edhe falënderuesit, i ka emërtuar me këto dy emra, e u ka dhënë prej cilësive dhe emrave të Veta. Mjafton kjo të konsiderohet dashuri dhe dhunti për falënderuesit”.

Kërko shtesën me falënderim, e mos i ekspono të mirat shkatërrimit dhe përfundimit me mohim, lavdëro All-llahun ashtu si meriton dhe mendo rreth fillimit të namazit me fatihan, e cila fillon me lavdërim dhe falënderim ndaj Zotit [Subhanehu ve Teala].

Këto janë disa qëndrime me zemrën dhe katër vepra të zemrës, e lusim All-llahun të na jep zemër të qetë, e cila dakordohet me Caktimin e Tij, më dhuntitë e Tija dhe gëzohet me takimin me Te.

Në fund, Hasan Basriu i ka thënë një njeriut: shëro zemrën tënde, sepse nevoja e Zotit për njerëzit është mirësia e zemrës së tyre”.

Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave.

Dr. Velid ibn Uthman Er-Reshudi

Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit