2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ku është Allahu? | Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

“Kur disa pyeten se ku është Allahu, ata përgjigjen se Ai është kudo. Cila është përgjigjja e saktë për këtë pyetje me dëshmi nga Sheriati?”

***

Përgjigje:

“Është e detyrueshme për këdo që pyetet se ku është Allahu, që t’i japë të njëjtën përgjigje si robëresha që i dha të Dërguarit të Allahut ﷺ kur ai ia bëri këtë pyetje.

Kur një njeri dëshiroi ta lironte robëreshën e tij, e çoi atë tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Profeti ﷺ e pyeti atë: “Ku është Allahu?” Atëherë ajo u përgjigj: “Mbi qiell.” Ai tha: “Kush jam unë?” Ajo u përgjigj: “Ti je i Dërguari i Allahut.” Në atë rast, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha atij: “Liroje atë se vërtet ajo është besimtare.” (Muslimi, Ebu Davudi, Ahmedi)

Kjo është përgjigjja e detyrueshme që duhet ta ketë në mendje çdo besimtar. Atij që i thuhet: ‘Ku është Allahu?’ duhet të përgjigjet: ‘Në qiell’ ose ‘mbi Arsh’, ashtu siç ka thënë Allahu ﷻ: “A jeni të sigurt nga Ai që është në qiell që nuk do ta bëjë Tokën t’iu kapërdijë, kur të fillojë të dridhet papritmas? A jeni të sigurt nga Ai që është në qiell që nuk do t’iu çojë furtunë gurësh? Atëherë do ta dini sa i frikshëm është paralajmërimi Im!” (67:16-17)

Kjo do të thotë se Allahu është në lartësi mbi Fronin e Tij, Allahu ﷻ thotë: “Tek Ai ngjiten fjalët e bukura, ndërsa veprën e mirë Ai e ngre Vetë.” (35:10)

Allahu ﷻ në një ajet tjetër thotë: “Tek Ai ngjiten engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet.” (70:4)

Dhe Allahu ﷻ ka thënë: “I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi Fron (ashtu siç i takon Madhërisë së Tij).” (20:5)

Allahu poashtu ka thënë: “Me të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fronin e Tij (që mbisundon gjithësinë).” (7:54)

Kjo do të thotë se është ngritur mbi të. Në shtatë vende në Kuran, Allahu përmendi se Ai është ngritur mbi Fron (Arsh), dhe Ehlu Sunneh uel-Xhema’ah, sahabët dhe tabiinët të gjithë besojnë në këtë, konfirmojnë se Allahu është mbi Fronin e Tij, mbi të gjitha krijesat dhe se Ai u ngrit mbi Fronin, mbi krijimtarinë e Tij; Ai u ngrit mbi Fronin ashtu siç i takon Madhërisë dhe Madhështisë së Tij. Ata gjithashtu besojnë se Cilësitë e Allahut nuk janë të njëjta si cilësitë e krijesave të Tij.

Pra, ai që pyetet: ‘Ku është Allahu?’, duhet të përgjigjet: ‘Mbi qiell, mbi Fron’. Kështu është përgjigjja e pasuesve të Sunetit e cila është konfirmuar në Kuranin Fisnik dhe Sunetin e pastër. Kushdo që thotë se Allahu është kudo, e ka mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe konsiderohet të jetë jobesimtar.”

Imam Abdul-Aziz bin Abdallah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: “Fetauah Nurun ‘alad-Derb”, Vol 1

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit