2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ku do të ishte kontributi i tij më i madh?

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum.
Desha t’ju pyes diçka. Njoh një njeri të vullnetit të mirë, një njeri punëtor, ka dëshirë të madhe në nxënien e diturisë dhe me atë dituri t’i shërbejë pastaj Islamit, muslimanëve dhe njerëzve në përgjithësi. Ai posa ka përfunduar shkollën e mesme dhe po mendon për fakultet. Doja të merrja mendimin tuaj të bazuar në ajete kuranore dhe hadithe të Pejgamberit rreth asaj se çka do të ishte më së miri që ai të vazhdojë. Sa u përket njohurive, ka njohuri të përgjithshme dhe është shumë punëtor. Ku do të ishte kontributi i tij më i madh?
Përgjigjja:

Alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari do të shkruaj disa fjalë për vlerën e kërkimit të diturisë:
1. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” (Ez-Zumer 9)

2. Dhe thotë: “Allahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë
të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri.” (El Muxhadele 11)

3. Transmeton Ebu Darda (Allahu qoftë i kënaqur me të) se e ka dëgjuar
Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) duke thënë: “Ai i cili merr rrugën për të kërkuar diturinë, Allahu i Madhëruar do t’ia lehtësojë atij rrugën për në xhenet. Gjithashtu, melaiket i shtrijnë krahët e tyre për kërkuesin e diturisë nga kënaqësia e veprës së tij. Me të vërtetë për dijetarin luten të gjithë ata që janë në qiej dhe tokë sa që edhe balena në ujë (lutet për të). Dobia e dijetarit për adhuruesit e Allahut është sikurse dobia e hënës mbi planetet tjera. Dijetarët janë trashëgimtarë të Pejgamberëve. Pejgamberët nuk kanë trashëguar dinarë e as dërhemë (pare dhe pasuri) mirëpo ata kanë trashëguar diturinë. Ai i cili e merr (këtë dituri) nuk ka dyshim se ka pasur një fat të madh.” Ebu Davudi, Tirmidhiu, shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen. Shih Sahih et-tergib uet-terhib 1/33

Kurse përzgjedhja e drejtimit varet nga vetë vullneti i personit se çka ka prirje dhe vullnet (për çështjet që janë të lejuara). Më shumë i shërben njeriu Islamit dhe muslimanëve nëse ai studion fenë islame, ku gjithmonë do të jetë në lidhje me fenë islame dhe gjithmonë do të jetë në shërbim të Islamit, mirëpo nuk duhet harruar se muslimanët kanë nevojë edhe për mjek të sinqertë dhe fetarë, duke mos i nënvlerësuar edhe fushat e tjera.

A do të thotë se fjalët tona për rëndësinë e diturisë islame nënvlerësojnë dituritë e tjera dhe duhet t’i lëmë anash dituritë e tjera? Natyrisht që jo, përkundrazi dituritë e tjera janë farz kifaje (obligim që nëse një grup njerëzish meren me atë çështje, bie obligimi i të tjerëve) për të cilat nëse populli musliman e lë anash, ka bërë mëkat.

Sa e sa kemi humbur duke mos pasur mjekë apo inxhinierë muslimanë të devotshëm dhe kanë ardhur jobesimtarët dhe armiqtë tanë në emër të mjekësisë, inxhinierisë, fizikës etj., dhe kështu kanë depërtuar në shtetet muslimane për të përhapur këtë dituri dhe me këtë dituri kanë përhapur edhe devijimet dhe amoralitetet e tyre.

Kërkuesi i diturisë duhet të mësojë prej diturisë islame atë që e ka obligim ta mësojë, pa të cilën nuk do të mund të arsyetohet para Allahut të Madhëruar me injorancë. Pasi ta mësojë këtë dituri të cilën e ka obligim, atëherë na obligohet neve të klasifikojmë degët e tjera shkencore ku duhet të kemi ekspertë, si në mjekësi, inxhinieri, ekonomi dhe degë të tjera.
Po ashtu, personat të cilët kanë marrë rrugën e kërkimit të diturive shkencore duhet gjithmonë të shtojnë diturinë e tyre ndaj dispozitave islame.
Eroll Nesimi
19.7.2009

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit