-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kthimi i stërnipërve shqiptarë nga Siria për në Europë

Më të lexuarat

A ju ka shkuar ndërmend se në mesin e refugjatëve sirianë ka edhe shqiptarë ?!

Prapa telave me gjemba nga ana greke e kufirit, qëndrojnë ulur dy të rinj biondë, të cilët kanë rrudha të ngjashme në fytyrë. Ata janë vëllezër. Njëri nga ta në dorë mban një kapelë të qëndisur me një trëdafil të kuq. Dhe cilët jeni ju, pyet gazetari i „Der Standard“ ata? „Ne jemi shqiptarë“, përgjigjet njeri. „A keni pasaportë shqiptare?“. „Po të kishim një pasaportë shqiptare, nuk do të qëndronim këtu prapa gjembave, por do të mund të vazhdonim përtej kufirit për në Shqipëri. Ne kemi vetëm një pasaportë siriane“, rrëfen njëri nga vëllezërit, transmeton Shtegu. „Fajin e ka stërgjyshi ynë i cili para njëqind viteve nga Shqipëria kishte migruar për në Siri, pasi kishte menduar se atje bëhej një jetë më e mirë. Por, tani ne nuk jemi më të sigurtë nëse ai ka pasur të drejtë“, vazhdon ai.
Rrudhat në fytyrat e tyre tashmë ishin shtuar edhe më shumë. Edhe refugjatë e tjerë sirianë buzëqeshnin. Qysh në shekullin XIX, shqiptarët kishin filluar migrimin jashtë vendit për të kërkuar punë. Para njëqind vitesh rreth 250.000 deri 300.000 nga ta kanë jetuar në Turqi. Disa nga ta kishin shkuar në Siri, prej të cilëve shumica ishin vendosur në kryeqytetin Damask. Tani, dy nga pasardhësit e tyre kishin ardhur në Gjevgjeli, në kufirin greko-maqedonas, duke pritur për një udhëtim të mëtutjeshëm, një kthim në Europë, shkruan artikullin gazetari i „Der Standard“, Adelheid Wölfl, duke përshkruar gjendjen aktuale në kufirin greko-maqedonas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit