2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kthim në kohë: Si u këmbye Nju Jorku me një ishull erëzash

Më të lexuarat

Para 350 vjetëve, kolonia holandeze Amsterdami i Ri u detyrua të kapitullonte para presionit britanik. Ai që njihej si Nju Amsterdam, tashmë do të quhej Nju Jork. Këtu nis filli i ri i qytetit të Nju Jorkut, i njohur si qyteti që nuk fle kurrë.

Aso kohe, Peter Stuyvesant ishte guvernator i përgjithshëm i kolonisë së Amsterdamit të Ri, dhe kishte negociuar bashkë me avokatin e tij në njërën prej fregatave britanike të ankoruara aty ku sot ndodhet “Battery Park”. Në këtë marrëveshje ndodhi edhe zyrtarizimi i kapitullimit.

Katër fregata britanike kishin mbërritur në Nju Jork dhe kishin goditur nga gushti deri në shtator kështjellën holandeze, duke u bërë presion që Nju Jorkun t’ia dorëzonin kurorës britanike.

Kështjella nuk ishte e mbrojtur e as e pajisur siç duhet, kishte plot mangësi, e kështu që në fund u dorëzua. Nga Amsterdami i Ri, u formua tashmë Jorku i Ri apo Nju Jorku.

Zyrtarisht, holandezët nuk e njohën këtë vendim për një kohë të gjatë. Pati madje edhe një luftë tjetër, dhe vetëm me marrëveshjen për paqe të Bredas, në vitin 1667, u ra dakord që Nju Jorku t’i përkiste përfundimisht kurorës britanike. Por jo pa kompensim. U bënë këmbime që nga pikëpamja e sotme duken si shumë të çuditshme.

Para së gjithash, ishulli Run në Indonezinë e sotme, iu dha holandezëve. I vogël siç është, ai kishte një vlerë të stërmadhe. Ishulli i përket arkipelagut Banda, e kësisoj është pjesë e ishujve Maluk që gjendeshin shumë pranë Guinesë së Re. Ishujt ishin të vegjël, shpesh të kërcënuar edhe nga vullkanet, por në atë kohë vlerësoheshin si ishujt e erëzave, që u bënë simbol i një epoke të madhe e të re historike: atë të zbulimeve të mëdha.

Si e nisi Nju Jorku fillin e shoqërive aksionare

Jo pa arsye Manhatani cilësohet si kërthiza e ekonomisë botërore. Është atdheu i bursës më të famshme të letrave me vlerë në botë. Në të blihen, këmbehen e vlerësohen aksionet e çështjeve më të mëdha të ekonomisë botërore.

Por ku dhe kur lindën pra shoqëritë e para aksionare? Shoqëria e parë moderne aksionare në botë, e cila do të ishte e krahasueshme me ato të sotmet, ishte e ashtuquajtura Vereenigde Oostindische Compagnie, ose në shqip “Kompania e Indive të Bashkuara” që e themeluan holandezët qysh në vitin 1602. Mallin që ata vlerësonin në bursë e përbënin “thasët e piperit” të VOC, siç njihej në atë kohë shkurtimisht.

Ajo përfshinte tregtinë me erëza që vinin nga Molukët, por edhe tregtinë me arrat e muskatit të ishujve Run. Me këtë mbyllet edhe historia e këmbimit mes ishullit të vogël në Lindjen e Largët dhe të famshmit “Downtown Manhattan”, simbol i modernitetit e jetës së gjallë të kohëve që jetojmë.

Nëna e Revolucionit

Nju Jorku luajti një rol të rëndësishëm politik dhe strategjik gjatë Revolucionit Amerikan. Midis viteve 1892 dhe 1954, miliona emigrantë arritën në portin e Nju Jorkut dhe kaluan nëpër Ellis Island, rrugë kjo që u mundësoi atyre të bëhen qytetarë amerikane.

Është vlerësuar se deri në 40 % e amerikanëve mund të gjurmojnë të paktën një paraardhës në atë port të hyrjes. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit