1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kthehet Togu i FSK-së nga trajnimi në Turqi

Më të lexuarat

Prishtinë, 26 prill – Nga Turqia sot u kthye Togu i FSK-së, ku nga 22mars deri më 26 prill mori pjesë në një trajnim në Brigadën e 28-të Korpusit të Tretë të Forcave të Armatosura të Ushtrisë së Turqisë dhe në Qendrën e Partneritetit për Paqe, në Ankara, për operacione mbështetëse të paqes.

Trajnimi i pjesëtarëve të FSK-së në Turqi u mundësua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë, në bazë të Marrëveshjes bilaterale për bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Turke, e cila po realizohet me sukses.

Në vizitë zyrtare në Ankara, nga 17-21 prill qëndroi edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, së bashku me komandantin e Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së, gjeneralbrigade Nazmi Brahimaj, ku u pritën nga personalitet më të larta ushtarake të Turqisë.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, me këtë rastfalënderoi Forcat e Armatosura të Turqisë, për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Forcës së Sigurisë së Kosovës, posaçërisht trajnimin e Togut të FSK-së, për operacione paqeruajtëse jashtë vendit, si dhe njëherit përcolli nga afër trajnimet finale të Togut të FSK-së.

Ky është trajnimi i parë për mbështetje të operacioneve paqësore në botë i një Togu të FSK-së.

Trajnimin e kanë përfunduar me sukses të gjithë pjesëtarët e FSK-së, të cilët janë shpërblyer me medalje dhe certifikata nga Akademia Ushtarake e Forcave të Armatosura të Turqisë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit