1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kthehet Kuçi në qeveri?

Më të lexuarat

Kishte dhënë dorëheqje nga dy poste, nga ai i zëvendëskryeministrit dhe nga posti i ministrit të Drejtësisë.
Por shumë shpejt ai mund të kthehet sërish në pozitat e mëparshme.
Burime të “Zërit” kanë thënë se Hajredin Kuçi mund të kthehet shumë shpejt në dy pozitat. Madje sipas këtij burimi, ky kthim i tij mund të ndodh qysh në fillim të kësaj jave.
Mirëpo, edhe vetë Kuçi nuk e ka mohuar mundësinë e rikthimit të shpejtë në Qeveri. Ai ka thënë se sot do ta bëjë publike hapin e ardhshëm të tij.
“Unë do të konsultohem me kryeministrin dhe PDK-në dhe do të vendos. Asnjë shqetësim tjetër ditën e dorëheqjes nuk e kam pasur përveç votimit të atyre neneve. Unë shpreh falënderimin tim për deputetët e pozitës dhe opozitës për votimin në Kuvend dhe mendoj se është një vendim i drejtë, sikurse që mendoj se mediat duhet të kryejnë punën me profesionalizëm” ka thënë Kuçi./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit