-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

KS i OKB-së pritet të miratojë një rezolutë kundër ISIS

Më të lexuarat

Projektrezoluta e përgatitur nga Rusia iu është shpërndarë edhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit i OKB-së dhe pritet të parandalojë burimet që financojnë ISIS-in

Në rast të pranimit të projektrezolutës, ajo do të jetë ligjërisht e detyrueshme për të gjitha shtetet anëtare të OKB-së dhe bën thirrje për të gjitha vendet që të marrin masa për të parandaluar gjenerimin e të ardhurave nga veprime të caktuara të ISIS.

Në projektrezolutë parashikohet që të merren sanksione ndaj atyre që blejnë naftë apo objekte antike, ndaj atyre që ndërmjetësojnë ose ndihmojnë në këto veprime dhe për ata që paguajnë shpërblim për të shpëtuar pengjet që ndodhen në duart e ISIS.

Gjithashtu ky projekt ndalon edhe shitjen e mjeteve ndaj ISIS që ndihmojnë në prodhimin e naftës dhe përpunimin e saj. Komisioni kundër-terrorizmit i OKB-së, në raportin e tij të vitit të kaluar kishte theksuar se ISIS ka përfituar 35 milionë dollarë në vit nga shpërblimet për lirimin e pengjeve./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit