-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

KS I OKB-SË DISKUTOJ PËR SITUATËN MES DY VENDEVE TË SUDANIT

Më të lexuarat

Këshilli i Sigurimit të OKB-së u njohu 48 orë kohë dy vendeve për të ndalur përleshjet dhe shkeljen reciproke të territoreve.

Tensionimi në rritje mes Sudanit dhe Sudanit Jugor gjendet në agjendën e Kombeve të Bashkuara.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së u njohu 48 orë kohë dy vendeve për të ndalur përleshjet dhe shkeljen reciproke të territoreve.

Në projektrezolutën e miratuar në Këshillin e Sigurimit parashikohet aplikimi i sanksioneve ndaj dy vendeve në qoftë se brenda afatit të dhënë nuk ndalet dhuna.

Prej dy vendeve kërkohet që brenda 15 ditëve të rifillojnë negociatat nën çatinë e Unionit Afrikan dhe që brenda 3 muajve të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre.

Pas miratimit të projektrezolutës me unanimitet të votave udhëheqja e Sudanit deklaroj se duan të vendosin paqe me Sudanin Jugor dhe se shpresojnë që pjesa jugore të përgjigjet pozitivisht vendimeve të Këshillit të Sigurimit.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së edhe më herët në mars dhe prill ishin mbledhur për të diskutuar situatën mes dy vendeve por nuk kishte marrë ndonjë vendim detyrues.

Ndarja e të ardhurave nga nafta mes Sudanit dhe Sudanit Jugor, gjendja e qytetarëve të dy vendeve të mbetur në dy anët e kufijve dhe vija kufitare e zonave të pasura me naftë janë disa nga temat mbi të cilat në njëfarë mënyre nuk mund të arrihet në marrëveshje.

Sudani akuzon udhëheqjen e Sudanit Jugor për mbështetjen e separatistëve në Darfur dhe në Kundufarin Jugor./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit