1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

KRYQËZATAT PAS TË GJITHAVE

Më të lexuarat

Jane Lampman

Kur kryetari Bush luftën e tij kundër terrorizmit e quajti “crusade” (fushatë kryqtare, kryqëzatë), së shpejti filluan reaksionet e rrepta në shtëpi dhe jashtë. Me rastin e Irakut kjo zgjidhje fjalësh e papërshtatshme ka mundur të përmbajë mjaft të vërtetë.

Deri sa agjensionet kristiane humanitare përgatiten të hyjnë në Irak, disa prej tyre kanë paralajmëruar qëllimin që ndihmën ta kombinojnë me evangjelizim. Ndër ta bëjnë pjesë grupet, liderët e të cilave kanë shfaqur pikëpamje mjaft negative kundrejt islamit. Ata gjithashtu janë miqë të kryetarit. Shtëpia e Bardhë ulë supet se si nuk mundet t’u komandojë grupeve private ç’të bëjnë, edhe pse ekspertët juridikë nuk pajtohen me këtë.

Mirëpo, për shumë muslimanë por edhe kristianë, prozelitizmi në këtë çast skajërisht të ndijshëm në vendin posa të çliruar, në kohën kur muslimanët përgjatë botës i verifikojnë motivet e vërteta amerikane, do të mund të nxiste vetëm mllef dhe ta rrënojë politikën amerikane në regjion dhe në vetë Irakun.

“Ardhja pas pushtimit ushtarak të një vendi arab dhe pas deklaratave haptazi armiqësore (të të ndershmit Franklin) të Grahamit dhe tjerëve, në mënyrën më të keqe do të jehojë për planet amerikane që të përjetohen si çlirimtar, thotë S. H. Nasri, profesor i studimeve islame në George Washington University.

Shqetësimi për shkak të këtyre planeve manifestohet në kundërshtimin në rritje të përpjekjeve prozelitiste përgjatë tërë botës. Edhe Islami edhe kristianizmi synojnë kah universalizmi dhe besimtarët kanë për obligim ta përhapin porosinë e tyre. Konvertitët për shembull paraqesin 30% të muslimanëve amerikanë. Brenda islamit, sektet sikur vehabizmi përforcojnë veprimin e vet duke sponzoruar imamët, shkollat dhe literaturën shkollore në shumë shtete. Kristianët evangjelistë në vitin 2000 kanë nisur aktivitetin global misionarist të orientuar drejt muslimanëve, hindusëve dhe budistëve në regjionet e shënuara, duke e inkuadruar Lindjen e mesme.

Deri sa të drejtat religjioze janë konstituar me Deklaratën universale mbi të drejtat njerëzore, çështja e prozelitizmit (aktiviteti në konvertimin e dikujt nga një fe në tjetrën) të dinjitetshëm apo të padinjitetshëm ende nuk është zgjidhur. As vendet islame as kristianët evangjelistë në tërësi nuk pranojnë dispozitat ndërkombëtare.

Iraku është veçanërisht i ndijshëm, sepse tek tash ka hequr diktaturën, kurse është nën okupim ushtarak. Ata që planifikojnë prozelitizëm janë të njohur në regjion: lideri më i hershëm Southern Baptist Convention (Konvencioni jugor baptistik) e quajti Muhammedin a.s. “pedofil të magjepsur”, kurse zotëri Graham, udhëheqës i Samaritan’s Purse islamin e ka përcaktuar si “religjion të keq”. Kjo vërejtje bëri jehonë nëpër botën muslimane me efekt të tillë sa që grupi i misionarëve baptistë i cili vepron në 10 vende me shumicë muslimane dërgoi letër në shtëpi duke ftuar në përmbajtje dhe duke folur se si komentet e tilla “rrisin animozitetin kundër kristianëve”, që ndikon në veprimin e tyre dhe në sigurinë personale.

Lidhjet e ngushta të Grahamit me administratën (e mbajti lutjen me rastin e inaugurimit të Bushit dhe u ftua të mbajë lutjen në të Premten e madhe (18.04.2003) në Pentagon) te muslimanët krijojnë përshtypje, si thonë disa, se përpjekjet evangjeliste janë pjesë e planeve amerikane të trajtësimit të shoqërisë irakiene sipas shabllonit perëndimor.



Historia mbahet mend gjatë kohë



Përpjekjet e tilla zgjojnë skena nga epoka e kolonializmit mbi misionarët të cilët duke ndjekur trupat britanike dhe franceze vijnë në Lindjen e mesme në shekullin 19 dhe 20. Kjo, shtojnë kritikët, i shkon për shtati direkt Osama Bin Ladenit, i cili ka paraparë luftë kryqtare.

Prozelitizmi agresiv ka krijuar tension ndërmjet dy të drejtave – të drejtave të lirisë fetare të prozelitizmit nga një anë dhe të drejtave në lirinë e ndërgjegjes që mbronë nga sulmet e të huajve nga ana tjetër, pohon John Witte, shef i programit të të drejtave dhe religjionit në Emory University Law School në Atlant. Ky tension është më i ashpërsuar kur ka të bëjë me territorin rishtazi të hapur dhe të lëndueshëm për shkak të opsesionit në të kaluarën. Me kolapsin e komunizmit, për shembull, grupet fetare perëndimore kanë nxituar në Rusi si të sigurojnë ndihmë dhe të konvertojnë, duke hasur në rezistencë nga liderët shpirtëror dhe politik vendorë.

Viteve të fundit, evangjelistët përpjekjet e tyre me prioritet i kanë drejtuar në pjesën e botës të quajtur “dritarja 10/40)” (Afrika veriore, Lindja e mesme dhe Azija ndërmjet shkallës 10 dhe 40 të gjerësisë veriore). Restrikcionet në lidhje me prozelitizmin ndryshojnë nga Pakistani, ku misionarëve u jepen viza, deri në Arabinë saudite, ku veprimtaria e tyre nuk është e lejuar, pohon J. Dudley Woofberry, profesor i islamit në Fuller Theological Seminary në Pasadenë, Kaliforni, i cili kaloi vite në Pakistan dhe Afganistan.

G. Woodberry ka shijuar dy përgjigje mjaft të ndryshme në regjion. “Kundërshtimi është rritur kur konflikti izraelito-palestinez nuk është zgjidhur dhe kur kanë filluar përgatitjet për luftë kundër Irakut”, thotë ai. “Por, ekziston pranim më i madh për evangjelien si rezultat i dëshpërimit të njerëzve për shkak të përpjekjeve të ndryshme të institucionalizimit të të drejtës islame.”

Kristianët janë të pranishëm në Lindjen e mesme qysh nga shekulli i parë, duke jetuar gjatë kohë harmonikisht me muslimanët. Disa pohojnë se problemet krijohen për shkak të tentimeve të dhunshme të kristianëve perëndimorë që pasurinë e tyre ta përdorin me synim të manipulimit.

“Ekzistojnë misionarët e sinqertë të cilët muslimanët i dojnë”, pohon dr. Nasri. “Ajo që i hidhëron është prozelitizmi amerikan i kombinuar me përparësitë botërore: varfanjakëve u jepen barëra për fëmijët dhe kafshët e tyre, e pastaj prej tyre pritet që të marrin pjesë në mesha.”

Ekzistojnë akuza edhe për mashtrim. Qershorin e kaluar, magazini Mother Jones solli detaje për aftësimin e misionarëve në një shkollë në Karolinën jugore e cila përgatit aktivistë për shkuarje në vendet në të cilat evangjelizimi është ilegal dhe i mëson si ta fitojnë besimin e popullit e pastaj t’i evangjelizojnë. Mësuesi, për shembull, rrëfen për fillimin e biznesit me mbulesat për shtretër që të punësohen e pastaj të prozelitohen muslimanët.

Megjithatë, agjensitë misionariste sigurojnë shkolla, spitale dhe ndihmë për fatkeqësi që përndryshe nuk kanë akces. Provokimi, thonë kritikët, fillon në etikën e prozelitizmit – në vendimin si dhe kur të fillohet.

Çfarë do të mund të ishin implikimet e evangjelizimit perëndimor në Irak? “Lufta për shpirtra” e Rusisë ofron disa orientime, pohon dr. Witte, i cili udhëhoqi studimin trevjeçar të konfliktit ndërmjet misionarëve vendorë dhe të huaj në disa zona botërore. “Iraku është edhe një episodë në problemin e përhershëm të grupeve religjioze perëndimore të cilat shohin fushë të re për tregun e ideve fetare, kurse grupet lokale nuk janë të gatshme t’i pranojnë”, shton ai.

.

Korruptimi shpirtëror



Në Rusi evangjelizimi ambicioz perëndimor 10 vjeçar ka sjellë shumë përmirësime në institucionet humanitare dhe në konvertim nga ateizmi, thotë ai. Mirëpo, futi po ashtu edhe “forma të korruptimit shpirtëror” dhe perceptimin e proveniencës perëndimore mbi religjionin si diç lehtë të ndryshueshme. Kjo është në kundërshtim me traditën ruse pravosllave dhe ruse muslimane, “ku dikush lindet dhe rritet në religjion të caktuar si pjesë e gjakut, tokës, popullit dhe përkatësisë”, thotë ai. Kjo nxiti indinjatë të thellë tek rusët, të cilët ndiejnë se Perëndimi, “duke fituar në luftën e ftoftë, tash është i angazhuar në një lloj grabitjeje fetare.”

“Pikëpamja e tillë dominon në Rusi, e sa mund të shoh edhe në Irak, nëse vjen deri te zhvillimi (i evangjelizimit)” thotë Witte. Rusia reagoi me legjislacion të ri, i cili ngushton shumë të drejta fetare në dobi të grupimeve nën kontrollin shtetëror.

Situata në Irak do të mund të ishte edhe më e ndërlikuar, sepse vendi është nën legjislacion ushtarak, kurse duhet të zgjidhen edhe dallimet e brendshme fetare dhe politike ndërmjet sunitëve dhe shiitëve. “Duhet t’u jepet kohë të zgjidhen pa praninë e grupimeve të shumta kristiane të cilat vetëm edhe më tepër do ta komplikonin konfliktin”, thotë ai. Ky është vendi i fundit ku do të duhej të mësynin kristianët.”

Edhe Woodberry është i kujdesshëm. “Ndonëse kristianët janë të thirrur të dëshmojnë edhe me fjalë edhe me vepër, tajmingu është shumë me rëndësi”, thotë ai. “Tash atje sundon mosbesim i madh ndaj amerikanëve dhe krtistianëve.” Çkado që të bëhet, shtonë ai, duhet të bëhet në bashkëpunim me kristianët irakien dhe organizatat arabe kristiane.

Disa thonë se Shtëpia e Bardhë thjeshtë është dashur të pamundësojë miqtë e kryetarit që tregojnë se si trupat amerikane në Irak janë për të hapur dyert e evangjelizimit. Witte pohon se për këtë ekziston baza ligjore: “Pikëpamja se grupet e tilla kanë të drejtë të pakontestueshme të marshojnë dhe të evangjelizojnë nuk është ligjërisht e qëndrueshme – në kontekst të ligjit mbi administrimin ushtarak janë të lejueshme restrikcione të rrepta.”

Duket se, ndërkaq, kjo do të arrihet me bindje. Gjatë kohës së luftës së parë të gjirit, Franklin Graham ka dërguar mijëra ekzemplarë të përkthimit arabisht të Dhjatës së Re të trupave amerikane në Arabinë saudite që t’ua shpërndajnë popullatës lokale. Ka qenë kjo kundravajtje e ligjeve saudite dhe e marrëveshjes ndërmjet dy qeverive se nuk do të ketë prozelitizëm. Kur gjenerali Norman Swarzkopf kërkoi nga kapiteni i tij që ta thërret Grahamin, dhe t’i ankohet, Grahami tha se ka urdhëresë nga vendi më i lartë. Më vonë, ndërkaq, ka deklaruar për New Day që, sikur kjo të ishte kërkuar nga ai, ai do të hiqte dorë.

Disa me të madhe janë të shqetësuar se administrata në fakt mund t’i përkrahë këto angazhime, duke i marrë parasysh bindjet e kryetarit dhe rëndësinë e kristianëve konservativ si faktor politik. Në fund, Bushi nisi nismën e vet vendore të bazuar në fe, edhe pse Kongresi ende nuk i ka miratuar zgjidhjet ligjore. Në ndërkohë, zëvendësi i mëhershëm i drejtorit të zyres së Shtëpisë së Bardhë për programet e bazuara në fe ka punë të re: ndërtimin e institucioneve joqeveritare në Irak.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit