2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kryq në muret e ambasadës maqedonase në Hungari, për të përzënë xhindet që kanë frikësuar ambasadorin!

Më të lexuarat

Ambasada maqedonase në Budapest, për të cilën Ministria e punëve të jashtme (MPJ) njoftoi se janë bë keqpërdorime gjatë blerjes, është shenjtëruar me priftërinj (popa) dhe dhe me kryq ortodoks rus të vendosur në mure, për të shërbyer edhe si mbrojtje nga xhindet.

Ambasada është blerë në vitin 2007, kurse është hapur solemnisht në vitin 2011 në prezencë të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Në solemnitetin e madh të organizuar me këtë rast ka pasur edhe priftërinj, të cilët gjatë shenjtërimit të ambasadës në muret kanë vizatuar kryq ortodoks rus, për të shërbyer si mbrojtje nga xhindet, shkruan sdk.mk.

Ambasadori i atëhershëm në Budapest Darko Angellov, rezidena e të cilit ka qenë në të objektin e njëjtë me ambasadën, në prill të vitit 2011 ka thënë se disa muaj nuk ka mundur të bëjë pikën e gjumit, për shkak se ka menduar që në ndërtesë ka xhinde, për shkak se vazhdimisht diçka ka kërcitur në nërtesë, kurse dritat vetë janë ndezur dhe janë fikur.

Mirëpo është konstatuar se në ndërtesë nuk ka pasur xhinde, por se rrjeti i rrymës ka qenë i vjetruar për shkak të instalimit të dobët dhe lagështisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit