3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Kryetari i Shtimes i shpenzoj 1.500 euro telefon, ndersa veturat “djegin” 10 mijë euro naftë në muaj!

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Shtimës, Naim Ismajli e ka shpenzuar paranë publike siç ka dashur vetë. Madje ai nuk ka kursyer fare kur ka qenë në pyetje luksi.
Sipas Levizjes Vetëvendojse dega në Shtime, kryetari Ismajli brenda një muaji ka shpenzuar 1500 euro telefon dhe mbi 10 mijë euro në naftë.

“..duke harruar zhvillimin ekonomik, dhe hapjen e vendeve të reja të punës, njeherit kryetari Ismajli radhitet nderë kryetaret me te pasur te komunave të Kosoves”, kanë thënë drejtues të Vetëvendosjës gjatë një proteste të mbajtur të hënën.

Ata po ashtu kanë thënë se shpenzimet vjetore të qeverisjes Ismajli kapin shifren 487 000 mijë eurove.  Sipas tyre këto para kanë shkuar për rrymë, ujë, mbeturina, telefona, derivate dhe mobilje.
“Kjo qeverisje është duke realizuar strategjin e interesit personal në vend të premtimeve që janë dhënë gjatë fushatës”, ka akuzuar VV’ja. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit