Kryetari i New York-ut, Bill de Blasio, shtroi iftar për 250 persona në rezidencën Gracie Mansion, të cilin e hapi bashkëshortja e kryetarit, Chirlane McCray, duke i përshëndetur mysafirët me “Selam Alejkum”.
Ajo më tutje tha se “kjo është shtëpia juaj e popullit”, duke theksuar se ky është iftari i katërt me radhë që po e organizojnë në shtëpinë e tyre.
“Ky organizim i iftarit ka për qëllim të përçoj një mesazh për botën”, tha McCray.
Edhe kryetari i metropolit amerikan, në fjalimin e tij iu drejtua mysafirëve me “Selam Alejkum”, duke thënë se ka pasur shumë persona që kanë shprehur dëshirë të jenë këtu të bashkëpunojnë me muslimanët, transmeton dunyabulteni.
Blasio, në fjalimin e tij ka cekuar se New York-u, është qyteti me më së shumti muslimanë në të gjithë SHBA-në. Ai tregoi se për të siguruar rendin dhe qetësinë e qytetarëve, janë të angazhuar rreth 900 policë muslimanë, gjë që e bën këtë vend edhe më të sigurt.
Në fund ai falënderoi sponsorin kryesor të iftarit, Ali Baba Terrace, që është një restaurant turk, e cila këtë iftar e sponsorizoi për hir të dëshmorëve të tentim puçit – i cili ndodhi me 15 korrik të vitit të kaluar.
Ish – kryetari i New York-ut, Michael Bloomberg, pati vendosur kamera vëzhguese ne xhami të New York-ut, por me ardhjen në krye Blasio i pati dhënë fund vëzhgimit të xhamive, madje kishte futur dy Bajramet, në listën e festave zyrtare të këtij shteti.