Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në emrin e tij personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dërgoi urim deri te të gjithë qytetarët, pjesëtarë të besimit islam me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Muaji i shenjtë i Ramazanit, muaji në të cilin praktikohet agjërimi, lutja, ndarja e ushqimit dhe e fjalës së bukur, muaji në të cilin bashkohen familjet, fqinjët, miqtë, takohen dhe njoftohen të njohur dhe të panjohur, ndahen me to dëshira për shëndet të mirë, paqe dhe qetësi në mendje dhe shpirt, për fat dhe mirëqenie në shtëpi dhe për të gjithë njerëzit. Fryma e këtij muaji me gjithë solidaritetin e vet le të jetë mysafir i dashur në çdo shtëpi, le ti fisnikërojë zemrat me mendime të mira të respektit dhe dashurisë ndaj të afërmve dhe ndaj të gjithë njerëzve, të njohur dhe të panjohur. Për arsye se, nuk guxojmë të harrojmë se të gjithë jemi para së gjithash njerëz, kemi nevojë për njëri tjetrin, që me forca të përbashkëta të ndërtojmë shoqëri demokratike të lumtur, të avancuar dhe të suksesshme në të cilën secili do të ketë jetë dinjitoze, do të jetë pjesë e respektuar dhe e çmuar e mozaikut” qëndron në urimin [grguar nga Xhaferi.
Kryetari i Kuvendit Xhaferi, siç qëndron në kumtesë, ju uron të gjithëve shëndet të mirë, mirëqenie dhe paqe shpirtërore a për arsye se Ramazani është edhe muaji i sprovës fizike dhe mentale, le të jetë me lehtësi dhe me mirësi për të gjithë që do të agjërojnë ndërsa të gjithë të tjerët, të kenë mirëkuptim ndaj bashkëqytetarëve.