ANKARA (AA) – Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Ali Erbaş, me rastin e Natës së Madhe të Kadrit publikoi një mesazh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erbaş, në mesazhin e tij shprehu kënaqësinë në mbërritjen të edhe një Nate të Kadrit gjatë ditëve të fundit të muajit Ramazan, që është edhe periudha e mëshirës, bollëkut dhe pastrimit.
Ai tha se kjo natë është natë kur engjëjt e rrethojnë tokën, natë e paqes dhe mirëqenies e cila është më e vlefshme se një mijë muaj, kur ka filluar të zbritet Kur’an-i Kerimi.
“Për çdo besimtar leximi i Kur’anit në mënyrë më të bukur, kuptimi i tij në mënyrë më të drejtë, të jetojë më mirë dhe të promovojë parimet jetike të tij në mënyrë më të përshtatshme botës, është përgjegjësia dhe ideali më i madh”, është shprehur Erbaş në mesazhin e tij me rastin e Natës së Madhe të Kadrit.