0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kryetari i BDI-së takon ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoğlu

Më të lexuarat

“Davutoğlu theksoi se Ali Ahmeti është një nga faktorët kyç të stabilitetit të Maqedonisë dhe rajonit, duke marrë parasysh se shqiptarët jetojnë në gjashtë shtete në rajon dhe janë boshti kryesor i stabilitetit të Ballkanit”

SHKUP (AA) – Ish-kryeministri i Republikës së Turqisë dhe deputet aktual i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ahmet Davutoğlu, në kuadër të vizitës së tij në Maqedoni ka takuar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ku kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga zyra e shtypit e BDI-së bëjnë të ditur se fokusi i diskutimeve mes kreut të BDI-së dhe ish-kryeministrit turk ishte situata aktuale në Maqedoni.

“Davutoğlu theksoi se Ali Ahmeti është një nga faktorët kyç të stabilitetit të Maqedonisë dhe rajonit, duke marrë parasysh se shqiptarët jetojnë në gjashtë shtete në rajon dhe janë boshti kryesor i stabilitetit të Ballkanit”, thuhet në njoftimin nga BDI.

Siç thuhet në njoftim, kreu i BDI-së foli për angazhimit e subjektit të tij politik në drejtim të stabilitetit politik të vendit, marrëdhënieve të mira ndëretnike, fqinjësisë së mirë, integrimit në NATO dhe Bashkimit Evropian (BE).

Paraditen e sotme, Prof. Dr. Ahmet Davutoğlu mbajti ligjëratë në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) me temë “Ardhmëria e (ç)rregullimit kombëtar dhe global: Populizmi ekskluziv kundrejt qeverisjes globale gjithëpërfshirëse”. Brenda ligjëratës, ai iu referua temave aktuale në botë.

Në ligjëratë të pranishëm ishin ambasadorja turke në Maqedoni, Tülin Erkal Kara, rektori i IBU-t, İsmail Kocayusufoğlu, përfaqësues të institucioneve dhe shoqatave në vend, si dhe shumë studentë të universitetit IBU.

Pasdite, Davutoğlu do të pritet edhe nga kryeministri i vendit, Zoran Zaev, presidenti Gjorge Ivanov, si dhe nga ministri paresor i angazhuar për investime të huaja, Adnan Kahil.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit