4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kryespiuni Smakaj dyshohej për korrupsion

Më të lexuarat

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Bashkim Smakaj, dikur nuk i kishte punët mirë në institucionin në të cilin shërbente.

Ai ishte suspenduar nga detyra në kohën kur e drejtonte prokurimin në Shërbimin Policor të Kosovës.

Indeksonline ka mësuar se kryespiuni Smakaj, në kohen kur shërbente në SHPK ishte suspenduar me dyshimin për marrje ryshfeti, shkelje procedurash në udhëtim zyrtar jashtë vendi, shkelje procedurash në prokurim, lidhje e kontratës së dëmshme me kompaninë Uniform-Gorteks nga Sllovenia, për uniformat e Policisë së Kosovës.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se, Smakaj ishte suspenduar saktësisht me datën 23 gusht 2005 me dyshimin për korrupsion.

Sipas burimit, rastin e Bashkim Smakaj e kishte hetuar një Task Forcë ndërkombëtare kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsion. Pasi që kjo Task Forcë ka gjetur shkelje tek këto raste, ka ardhur edhe deri të suspendimi i Smakajt.

Indeksonline ka kërkuar përgjigje konkrete nga Policia e Kosovës, përkitazi me këtë rast, por të njëjtit nuk kanë preferuar të flasin asgjë për ish-kolegun e tyre.

Ndonëse e kanë për obligim të përgjigjen për çdo pjesëtarë dhe ish pjesëtarë të tyrin, kur është fjala për Smakajn, policia nuk kthen asnjë përgjigje të pyetjeve të dërguar nga Indeksonline.

“Lidhur me kërkesën tuaj ju informojmë se ne e kemi trajtuar si te tille, por pasi që personi që ju e keni cekur në kërkesën tuaj nuk është më pjesëtar i Policisë se Kosovës, ju mund t’i drejtoheni direkt personit në fjalë”, thuhet në arsyetimin e Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit