Komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Isak Ejupi, ka arritur t’i bindë banorët e fshatit Dumnicë e Poshtme që ta ndërpresin protestën që e kishin filluar të dielën në shenjë pakënaqësie me menaxhimin e deponisë që gjendet në fshatin e tyre. Ejupi u ka thënë banorëve që lirimi i rrugëve është objektiv i policisë, ndërsa u ka premtuar se do të angazhohet edhe personalisht për hallet e tyre./koha/kohaislame