5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kryepeshkopi i Jerusalemit urdhëron mbylljen e kishave: drejt Al-Aksa-së në solidaritet me muslimanët

Më të lexuarat

Kryepeshkopi i Patriarkanës Ortodokse greke në Jerusalem, Teodositi Atallah Hanna ka bërë thirrje që të mbyllen të gjitha kishat në shenjë solidarizimi me besimtarët muslimanë, pasi autoritetet izraelite intensifikuan masat kufizuese para xhamisë Al-Aksa, vend ky i shenjtë për të gjithë myulimanët në mbarë botën, kanë njoftuar aktivistët për të drejtat e njeriut.

Hanna u bëri thirrje pasuesve të kishës së tij që të shkojnë përpara xhamisë në shenjë solidarizimi me “vëllezërit e dhe motrat e tyre muslimanë”, njoftojnë aktivistët palestinezë për të drejtat e njeriut.

Izraeli, si pjesë të zbatimit të “masave të sigurisë” ka vendosur kamera “të mençura”, detektorë dhe skaner të sigurisë X-ray jashtë xhamisë.

Gjithashtu, të hënën ka ngritur barriera hekuri shtesë para portave të Al-Asbat të cilat çojnë për në xhami. Për këtë arsye, muslimanët me ditë të tëra po falen jashtë xhamisë Al-Aksa, ndërkohë që veprimet e Izraelit provokuan një përshkallëzim të dhunës dhe më shumë vrasje.

Veprime të tilla kanë ngjallur reagime të Ligës Arabe, e cila porositi Izraelin se është duke “luajtur me zjarrin”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit