0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kryeparlamentari Xhaferi çmon miqësinë me Turqinë

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi priti të martën në një takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Maqedoni, Tülin Erkal Kara.

Duke uruar zgjedhjen për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ambasadorja Kara theksoi se në Republikën e Turqisë me syçelësi ndiqen zhvillimet në Maqedoni dhe tejkalimi i krizës politike, pa mos u përzier në punët e brendshme të vendit, thuhet në njoftimin e Kabinetit të kryetarit të Kuvendit.

Ambasadorja e Turqisë në Maqedoni Tülin Erkal Kara, u shpreh se si diplomate me përvojë shumëvjeçare ka qenë thellë e shqetësuar nga ndodhitë e datës 27 prill në Kuvend dhe shfaqi shpresën se me zgjedhjen e Qeverisë së re do të tejkalohet destabiliteti politik në vend.

Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, theksoi se çmon lartë miqësinë me Republikën e Turqisë, veçmas bashkëpunimin e frytshëm që ka realizuar me kolegët e tij turq si ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-shef i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Ai shfaqi shpresën se bashkëpunimi i frytshëm në nivelin parlamentar do të vazhdojë të thellohet, si mes kryetarëve të dy kuvendeve, ashtu edhe mes grupeve parlamentare për bashkëpunim dhe miqësi.

Lidhur me ngjarjet e 27 prillit, kryetari i Kuvendit Xhaferi tha se janë ndërmarrë masa parandaluese që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

Bashkëfolësit ranë dakord se marrëdhëniet e përgjithshme mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë karakterizohen me miqësi tradicionale, mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkëpunim aktiv dhe shprehën bindjen se trendi i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit