ANKARA (AA) – Kryetari i Kuvendit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili qëndron për vizitë zyrtar në Turqi, është pritur në një takim nga homologu i tij turk, Ismail Kahraman, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i Parlamentit të Turqisë, duke folur në takim shprehu kënaqësi për të qenë pritës i kryeparlamentarit Xhaferi dhe delegacionit të tij shoqërues.
Ndërkaq, Xhaferi vizitën e tij në Turqi e vlerësoi si një konfirmim të marrëdhënieve të mira midis dy shteteve. Ai poashtu falenderoi Turqinë për mbështetjen e treguar në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, si dhe në çështjen e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian (BE).