Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë, Abdulkarim Al Doghmi, me ftesë të kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli nis të dielën një vizitë zyrtare në Tiranë.
Axhenda e kryeparlamentarit jordanez fillon të hënën me takimin me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli (ora 11:00), me të cilën më pas do të ketë dhe një prononcim të përbashkët për mediat.
Vizita e tij do të vijojë me takimet me autoritetet më të larta të vendit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Panariti.kohaislame