0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kryengritësit sirianë marrin kontrollin e aeroportit

Më të lexuarat

Rebelët sirianë thonë se kanë marrë kontrollin e një aeroporti në afërsi të kufirit me Irakun. Aeroporti i Hamdanit në provincën Deir el-Zor është përdorur nga forcat qeveritare për qëllime ushtarake.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se rebelët tashmë kontrollojnë pjesë të mëdha të kësaj zone.

Në të tjera zhvillime, Franca ka thënë se do të lejojë që koalicioni opozitar i Sirisë të emërojë ambasador në Paris.

Presidenti francez, Francois Hollande, ka bërë publik lajmin pas takimit me kreun e koalicionit të sapoformuar të opozitës siriane, Moaz al-Khatib.

Ky i fundit ka thënë se postin e ambasadorit do ta mbushë akademiku Monzir Makhous.

Franca është vendi i vetëm perëndimor që ka njohur Koalicionin Kombëtar të Sirisë si përfaqësues të vetëm të popullit sirian.

Po sot, forcat e qeverisë kanë liruar një kameraman turk, i cili është mbajtur peng qysh në muajin gusht.

Cuneyt Unal ishte zënë në qytetin e Alepos.

Aktivistët dhe vëzhguesit thonë se mbi 38,000 njerëz kanë humbur jetën në kryengritjen kundër presidentit sirian, Bashar al-Assad, e cila ka nisur në mars të vitit të kaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit