Kryengritësit sirianë kanë kapur një pjesë të bazës së ushtrisë në veri të vendit, në perëndim të qytetit të Aleppos, thonë aktivistët. Vëzhguesi Britanik për të Drejtat e Njeriut tha se kryengritësit hynë në bazën Sheikh Suleiman të dielën pasdite, pas disa javësh luftimeve.
Zhvillimet tregojnë se çlirimtarët janë duke forcuar kontrollin e tyre mbi zonat veriore afër kufirit turk. Muajin e kaluar, ata kapën edhe një bazë të madhe pranë Aleppos.
Video amatore lëshuar nga aktivistët treguan luftëtarët duke qëndruar në këmbë brenda bazës. Videoja tregon gjithashtu praninë e çlirimtarëve pranë tankeve dhe mjeteve tjera të rënda ushtarake.
Sulmet ajrore në Damask
Ndërkohë, ushtria siriane ka kryer një sulm ajror në periferi të kryeqytetit të Damaskut, pasi kryengritësit u ndeshën me ushtrinë.
Forca ajrore gjithashtu fluturuan mbi një zonë ku rebelët kanë ngritur bazat e tyre.
Ushtria ka bombarduar për disa ditë fortesat e kryengritësve në periferi nga toka dhe ajri, duke shkaktuar frikë për një sulm tokësor nga ushtria. Kjo është bërë në përpjekje për të krijuar një “kordon” të sigurt rreth kryeqytetit.
/mszh/A.Avdiu-Hoxha/kohaislame