Kryeministri Binali Yildirim publikoi një mesazh me rastin e përvjetorit të themelimit të Komandës së Forcave Tokësore të Turqisë.
Kryeministri, Binali Yildirim bëri të ditur se Forcat Tokësore të Turqisë kanë asgjësuar terrorin.
Kryeministri Yildirim publikoi një mesazh me rastin e përvjetorit të themelimit të Komandës së Forcave Tokësore të Turqisë.
Në mesazhin e tij Kryeministri Yildirim uroi nga zemra përvjetorin e Forcave Tokësore, të cilat prej themelimit në vitin 209 para erës sonë e deri më sot kanë akumuluar përvoja të pashembullta.
Këto forca, që janë njëra prej shtyllave kryesore të Forcave të Armatosura të Turqisë, me pjesëtarët e saj të guximshëm, të disiplinuar dhe të devotshëm dhe me aftësi të larta operacionale dhe strukturë bashkëkohore zënë vend në mesin e ushtrive të respektuara të botës.
Në mesazhin e tij shefi i qeverisë turke shkruan kështu: “Forcat tona Tokësore, të cilat luftojnë në të gjitha kushtet stinore dhe natyrore, pa dallim ditën apo natën, mbrojnë me sukses kufijtë tanë dhe asgjësojnë terrorin me operacionet e ndërmarra matanë kufirit. Ata me pjesëmarrje në aktivitete paqësore që ndërmerren në rajone të ndryshme të botës janë burim i krenarisë së popullit tonë. Me këtë rast unë shprehi dashurinë dhe mirënjohjen time të gjithë pjesëtarëve të Komandës së Forcave Tokësore, ndërsa kërkojë mëshirë nga Perëndia për dëshmorët e rënë në krye të detyrës”.