3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Kryeministri turk i kërkon Greqisë të shmangë përshkallëzimin e tensioneve

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, i kërkoi Greqisë të shmangë përshkallëzimin e tensioneve, pas një incidenti tjetër në Egje, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ekipet tona të rojës bregdetare bënë atë që ishte e nevojshme dhe e hoqën flamurin”, tha kryeministri Yıldırım, pas raportimeve se të rinjtë grekë mbrëmë vonë u përpoqën të vendosnin një flamur në një ishull afër Didimit të Turqisë jugperëndimore.

Duke folur me gazetarët në Stamboll, Yıldırım tha se incidenti i djeshëm ishte i ngjashëm me ngjarjet në muajin shkurt në ishujt Kardak, ku një anije turke patrullimi u përplas në një anije patrullimi të Gardës Bregdetare greke në Egje.

Në janar, rojet bregdetare turke bllokuan ministrin e Mbrojtjes të Greqisë nga qasja në Kardak për të hedhur një kurorë atje.

Një mosmarrëveshje prej dekadash të gjata midis Turqisë dhe Greqisë mbi ishujt e pabanuar të Egjeut i sollën të dy vendet në prag të një konflikti të armatosur në vitin 1996.

– “Sistemi presidencial, stabilitet i vazhdueshëm”

Para fjalës së tij në takimin me gazetarët, kryeministri Yıldırım mori pjesë në një panel mbi sistemin presidencial, të cilin Turqia e miratoi një vit më parë pas një referendumi.

Më 16 prill të vitit 2017, Turqia mbajti një referendum që kërkoi nga votuesit të vendosin për një projektligj prej 18 nenesh për të kaluar nga një sistem parlamentar në një sistem presidencial.

Yıldırım tha se procesi për të ndryshuar sistemin ishte në vazhdim, duke e përshkruar sistemin si një “stabilitet të vazhdueshëm”. “Asambleja dhe sistemi i qeverisë presidenciale janë bërë dy struktura që kontrollojnë njëra-tjetrën”, tha Yıldırım, duke shtuar se të dy nuk u detyruan të kundërshtonin vendimet e njëri-tjetrit dhe shtoi se të dy do të zgjidhen në të njëjtat votime.

“Dhe, kjo sjell konsensus së bashku. Duhet të ketë një autoritet. Kjo nuk do të thotë një burrë. Do të thotë një autoritet, i cili zgjidhet nga kombi, duhet të jetë i vetmi që vendos në emër të kombit”, tha Yıldırım.

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale janë planifikuar të zhvillohen në nëntor të vitit 2019.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit