0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kryeministri Thaçi viziton Japoninë

Më të lexuarat

Kryeministri Hashim Thaçi javën tjetër do të niset për vizitë zyrtare në Japoni. Kryeministri i Republikës së Kosovës është ftuar për një vizitë katërditore në Japoni nga homologu i tij, kryeministri japonez, Yoshihiko Noda.
Thaçi do të fillojë vizitën në Tokio më 6 qershor gjatë të cilës do të takojë krerët më të lartë të shtetit japonez dhe personalitete tjera.

Këtë e ka konfirmuar sot për mediat japoneze, Ministri i Jashtëm, Koichiro Gemba.

“Kjo është vizita e parë e një kryeministri të Kosovës në Japoni”, ka thënë Gemba, në një konferencë për shtyp, të mërkurën, raporton KosovaTimes.

“Kjo vizitë do të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, ka theksuar Shefi i diplomacisë japoneze.

Japonia është ndër shtetet që ka ndihmuar më së shumti Kosovën, sidomos në vitet e para të pasluftës.

Ky shtet e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 18 mars, 2008. Më vonë janë vendosur marrëdhëniet diplomatike dhe Kosova ka hapur ambasadën në Tokio.

Në Prishtinë është hapur Zyra Diplomatike japoneze dhe është vendosur Agjencia Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar (JICA). /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit